Fillimet e Tring startojnë që në vitin 2006 me themelimin e Albanian Satellite Communications, një kompani private me zyra qëndrore në Tiranë. ASC është ofruesi kryesor për Hi-Speed Internet, shërbimet e telefonisë dhe Dixhital TV, për klientët familjarë dhe biznese në Shqipëri. Por me rritjen e shërbimeve dhe klientëve, ASC u përqendrua në ofrimin e shërbimit të internetit dhe telefonisë duke shtyrë kështu në lindjen e dy kompanive simotra: Tring TV dhe Tring Communications.

Tring TV u themelua në vitin 2008, me pjesëmarrje 100% nga investitorë shqiptarë. Tring ju dhuron eksperiencën unike të shijimit të televizionit falë larmishmërisë së kanaleve për të gjithë familjen dhe produksioneve 100% shqiptare. Tring është pjesë e Grupit Concord Investments, një ndër më të mëdhenjtë në vend.

Në gusht 2014 Tring, një nga operatorët lider në Shqipëri sa i takon shërbimeve të teknologjisë së lartë ka realizuar bashkimin në një brand unik , të dy kompanive Tring TV dhe Tring Communications. Kjo do të thotë se shërbimet përkatëse janë bashkërenduar në një platformë dhe orientim të unifikuar.

Tashmë Tring ofron disa produkte njëkohësisht, me qëllim lehtësimin e jetës dhe argëtimin pa limit, falë shërbimeve të avancuara të platformës tokësore dhe satelitore, të televizionit të gjeneratës së ardhshme IPTV/OTT dhe shërbimeve të internetit me shpejtësi të lartë.

Ne sigurohemi që ju të qëndroni të frymëzuar, të informuar dhe në kontakt si kurrë më parë, me shërbimet tona të avancuara. Prej një kohë të gjatë, Tring ofron vazhdimisht produkte innovative dhe me një cilësi të lartë shërbimesh.

TRING TELEVIZION

Ka gjithmonë diçka për secilin prej klientëve tanë dhe këtë e pohojnë shikuesit e kanaleve Tring në të gjithë Botën, që tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre përfundimtare. Tring ofron deri në 90 kanale për ҫdo kategori: kinema, fëmijë, lifestyle, dokumentarë, sport & për të rritur, nëpërmjet sistemit satelitor, dixhital tokësor dhe kabllor.

TRIPLE PLAY

(Internet, Telefoni, Televizion) në një paketë të vetme. Shërbimet tona kanë përmirësuar mënyrën se si njerëzit shijojnë argëtimin. Me një sy në teknologjinë më të fundit dhe një grup të udhëhequr nga ekspertë, jemi të aftë të ofrojmë shërbime të cilësisë së lartë dhe të plotësojmë pritjet e klientëve tanë.

TRING TELEFONI

Është një mënyrë e besueshme për tu lidhur me familjen dhe miqtë tuaj. Ju mund të telefononi miqtë dhe të afërmit tuaj në Shqipëri dhe nëpër botë me tarifat më të lira në treg pa asnjë kosto ekstra.

TRING IPTV/OTT

Për herë të parë në Shqipëri me një dekoder mund të shohësh 140 kanale të paketës Tring + të gjitha kanalet kombëtare.

Teknologjia OTT nënkupton që televizori, kompjuteri, interneti dhe telefoni bashkohen për t’ju dhuruar shërbime pafund por mbi të gjitha më shumë kontroll dhe personalizim të televizorit tuaj. Revolucionarizo argëtimin tend dhe shijo kontentin në cilësi maksimale kudo dhe kurdo! Me TRING IPTV/OTT shih kontentin tënd të preferuar në cilësinë audiovizuale Hybrid, 4K, HDMI & DOLBY.

NJOFTIME PËR SHTYP

Klan HD nga data 1 shtator ekskluzivisht në Tring

    TRING, platforma më e madhe televizive në Shqipëri, njofton të gjithë abonentët se, duke filluar nga data 1 SHTATOR 2024, në të gjitha paketat e platformës, tokësore, satelitore dhe OTT, janë listuar të gjitha kanalet nën logon “KLAN”. Një tjetër surprizë e rëndësishme kjo...
Lexo më shumë

TRING, kampion i pamposhtur i Ligës Amatore të Volejbollit

TRING gdhendi emrin, si fituesi i kampionatit të tretë të Ligës Amatore në Volejboll. Rrugëtimi i gjatë prej plot 21 ndeshjesh pa humbje u finalizua të enjten me trofeun e radhës, pas atij të Kupës së Ligës në fund të vitit të kaluar. Finalja mjaft emocionuese dhe e luftuar, që zgjati gati 2 orë në...
Lexo më shumë

Tring njofton se ka nisur procesi i dixhitalizimit në Fier, Lushnje dhe Mallakastër

Vazhdon procesi i dixhitalizimit në të gjithë vendin. Pas qyteve si Durrës, Korçë, Pogradec, Bilisht, Elbasan, Berat dhe Krujë, Tring njofton se ka nisur procesi i dixhitalizimit në Fier, Lushnje dhe Mallakastër! Nxitoni të përfitoni nga oferta: Aparat tokësor nga 6,900 lekë në 3,390 lekë Dhuratë...
Lexo më shumë

Eventin më të bukur futbollistik në mbarë botën do të vazhdoni ta ndiqni vetëm në Tring!

Në Shqipëri, që prej vitit 2015, Uefa Champions League lidhej menjëherë me emrin e platformës Tring. Për tre sezone, shikuesit kanë ndjekur në katër kanalet e dedikuar sportit, duelet emocionuese të skuadrës së tyre të zemrës. Me një transmetim maratonë, duke nisur që nga ora 20:00 me Studio Uefa,...
Lexo më shumë

KONTAKTE SHTYPI:
+355 44 800 402
marketing@tring.tv

MË SHUMË RRETH NESH

DATAT KRYESORE

    • Shkurt, 2018
      Tring nënshkruan marrëveshjen «Për përdorimin e sigurtë dhe të përgjegjshëm të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike në Shqipëri».Tring rrit kapacitetin e internetit deri në 50 Mbps.
    • Gusht, 2018
      Tring merr të drejtat ekskluvize të UEFA Champions League për sezonin 2018-2021.
    • Dhjetor, 2017
      Tring shpallet kompania e vitit nga Dhoma e TregtisëTring sponsorizon këndin e lojrave pranë Stadiumit “Selman Stërmasi”
    • Tetor, 2016
      Tring vlerësohet me çmimin SuperBrand Albania
    • Janar, 2015
      Duke filluar nga Janari 2015, My Tring IPTV, produkti më inovativ në tregun shqiptar, televizioni i së ardhmes, mund të shihet jo vetëm në Shqipëri por edhe në mbarë botën.
    • Gusht, 2015
      Në gusht të vitit 2015 Tring bleu të drejtat ekskluzive për eventin më të madh futbollistik, UEFA Champions League, për sezonet 2015-2018
    • Prill, 2014
      Në prill 2014 Tring hodhi në treg produktin më inovativ, My Tring IPTV, në Rrjetin Albtelecom.
    • Qershor, 2014
      Në 2014 Tring përmirësoi formatin e transmetimit të përmbajtjes së saj nga MPEG 2 deri në MPEG 4 në platformën satelitore, duke i ofruar klientëve të saj cilësi maksimale zëri & figure dhe më shumë kanale.
  1. Tring përmirësoi formatin e transmetimit të përmbajtjes së tij nga MPEG 2 në MPEG 4, në platformën Tokësore.

  2. Në gusht 2012 Tring lanҫon në treg revisten Living, kanalin e parë lifestyle ne Shiqpëri me të njëjtin emër dhe ëebsite-in dedikuar të jeturit mirë.

  3. Në 2011 përmbajtja e Tring transmetohet për herë të pare në Maqedoni në rrjetin televiziv të T-Home, pjesë e Deutsche Telekom.

  4. Në vitin 2010 Tring përfundon marrëveshjen për transmetimin e përmbajtjes televizive Tring përmes rrjetit të PTK-së Kosovës.

    Në vitin 2010 përmbajtja e Tring transmetohet për herë të parë në rrjetin televiziv kabllor “Blizoo”, pjesë e Austria Telekom.

  5. Në vitin 2009 Tring përfundon marrëveshjen për transmetimin e përmbajtjes televizive Tring përmes rrjetit televiziv kabllor “Kujtesa”, në territorin e Kosovës.

  6. Më 16 shtator 2008, lindi kompania Tring TV e cila ofron një infrastrukture solide të prodhimtarisë audiovizive, transmetimeve dhe akuizicioneve.

  7. U themeluan kompania Albanian Satellite Communications e cila ishte ofruesi kryesor i shërbimit 3 play.

MISIONI YNE

Misioni ynë është të lidhim njerëzit me botën, kudo që ata jetojnë dhe punojnë. Ne jemi duke krijuar zgjidhje të reja për klientët familjarë dhe biznese për t’i ndihmuar në mënyrën e komunikimit dhe argëtimin pa limit.

VLERAT TONA

    1. Jemi inovativ
        • Mendojmë përtej kufijve, përqafojmë ndryshimet dhe mënyrat e reja të të menduarit
        • Marrim përsipër të rrezikojmë në mënyrë inteligjente
        • Ndjekim atë që nuk është bërë më parë
    1. Veprojmë me integritet dhe besim
        • Bashkëpunojmë për të arritur më të mirën
        • Respektojmë vendimet dhe njëkohësisht angazhimet
        • Ruajmë informacionin konfidencial në lidhje me konsumatorin dhe kompaninë
    1. Ndërtimi i një marrëdhënie të fortë dhe afatgjatë me klientët
        • Kuptojmë se çfarë dëshirojnë klientët tanë
        • Sigurohemi që ne jemi të vlefshëm për klientët tanë ashtu siç janë ata për ne
        • Zgjidhim problemet dhe i bëjmë gjërat më të lehta

       

BRANDI

Brandi Tring është një konfigurim i thjeshtë dhe simbolik që përbëhet nga dy rrathë që bashkohen në formë elipsi. Shenjat e tjera dalluese, flluska dhe shiriti përfaqësojnë epokën dixhitale, flluska si simbol i komunikimit dhe shiriti që përsëritet simbol i projeksionit në ekran. Rrethi krijon perspektivën duke reflektuar vizionin e kompanisë të orientuar drejt të ardhmes.

Ngjyra lejla përcjell ekstravagancë, risi dhe freski.

tring.al
tring.al2

MY TRING IPTV

Fibra optike

është një teknologji e re, e cila shërben për dërgimin e të dhënave me anë të dritës në një distancë të madhe. Për shkak të humbjeve të vogla në linjë dhe sepse transmetimi i të dhënave bëhet nga impulse e dritës, fibra është një nga teknologjitë më efikase. Fibra optike ka një bandwith të gjërë, nuk ka interferencë në linjë, pra është imune ndaj valëve elektromagnetike, si dhe e lehtë në instalim për shkak të përmasave të vogla.

HFC

Hybrid Fiber Caoxial) është rrjeti i teknologjisë së telekomunikacionit në të cilën fibra optike dhe kabulli kaoksial përdoren në pjesë të ndryshme të një rrjeti për të transportuar përmbajtjen (video, zë dhe të dhëna). Një përparësi e HFC është se disa nga karakteristikat e fibrës optike (Bandwidth i lartë dhe mungesa e interferencave) përfitohen nga përdoruesi pa pasur nevojë të zëvendësojë kabullin kaoksial tashmë të instaluar.

Hosting

është një shërbim që lejon organizatat dhe individët të ruajnë materiale si: video, foto, apo tekst në serverat tanë. Mjafton që ju të zgjidhni shërbimin e hostimit të faqes apo të e-maileve tek Tring dhe ju hostojmë adresat tuaja të e-mailit, i mbrojmë ato nga spamet dhe viruset, etj.

VSAT

(Very Small Aperture Terminal) është një sistem komunikimi satelitor që shërben njëkohësisht për përdoruesit familjarë dhe bizneset. Teknologjia VSAT ofron shpejtësi të lartë, të komunikimit broadband satelitor të internetit ose rrjetit privat të komunikimit. VSAT është ideale për përdorime të tilla si: transferime file-sh të mëdha, video transmetime, dhe lidhjes në distancë në internet.

Wireless

është një term i përdorur për të përshkruar telekomunikacionin në të cilin valët elektromagnetike transmetojnë informacionin në një distancë, pa ndihmën e telave, kabllove ose formave të tjera të përçuesve elektrik. Distanca e transmetimit mund të jetë nga disa metra në disa mijëra kilometra.

TV

Kompania Tring i është përshtatur zhvillimeve të vrullshme të rajonit dhe më gjerë duke investuar në teknologjinë më të fundit HD. Tashmë, Tring ka kaluar të dyja platformat e saj në formatin MPEG-4. Kjo nënkupton më shumë kanale dhe më shumë cilësi transmetimi.

Tring ofron platformën më të mirë Tokësore dhe Satelitore të përbërë nga:

Pajisje të teknologjisë së fundit me:
Enkoderat HD MPEG-4
Multiplexer cilësorë për marrjen e sinjalit Live
Transmetimet satelitore (DTH) në Eutelsat W2B 16 gradë lindje që mbulojnë pothuajse të gjithë Evropën dhe Lindjen e Mesme.
Cilësi transmetimi nëpërmjet satelitit të Eutelsat i miratuar dhe me një teleportë të licencuar.
Një qendër transmetimi, si dhe një kontroll satelitor monitorues i pajisur mirë, që janë në funksion të plotë 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës.
Një grup i gjerë sistemesh marrëse satelitore për marrjen e sinjalit nga satelitët e përhapur me një shtrirje nga Oqeani Atlantik në atë Indian.

Paketa Tring i ofrohet abonentëve të saj nëpërmjet dekoderave Full HD të gjeneratës së dytë HD tokësor dhe HD satelitor të përshtatshëm për pairing:

Dekoderi Tokësor HD

STB i ri me marrës Tokësor pranon formatin e transmetimit HD, gjithashtu edhe atë SD (standart definition) ndryshe nga ata ekzistues që ishin vetëm SD. Kjo bën të mundur që kanalet e prodhuar/transmetuar në formatin HD të kenë mundësi të shihen nga abonentët Tring.
Avantazh tjetër në këtë STB është se me anë të një USB të jashtme apo një Hard-disku të jashtëm mund të regjistrohen programet, filmat, emisionet, të cilat në pamundësi për t’i parë në oraret që transmetohen, mund t’i shikoni në kohën e përshtatshme për ju.
Dekoderi është i pajisur me dalje dixhitale për videon (HDMI) por edhe për audion, e cila mund të lidhet me një “Home Cinema” me anë të fibrës
optike ose kabullit Coaxial.
Dekoderi i ri Tokësor HD është i hapur për të gjitha kartat conax dhe sinjalet dixhitale free tokësore.

Dekoderi i SATELITOR HD

Dekoderi i ri Satelitor pranon formatin e transmetimit HD por edhe SD (Standart Definition) ndryshe nga ata ekzistues që ishin vetëm SD. Ky është një avantazh që të jep mundësinë për të ardhmen që kanalet e prodhuar/transmetuar në formatin HD të kenë mundësi të shihen nga abonentët Tring.
E re tjetër në këtë STB është se me anë të një USB të jashtme apo një hard-disku të jashtëm mund të regjistrohen programe, filma, apo çfarëdo pjesë e programeve të transmetuara. Kjo të jep mundësinë që në pamundësi për të parë një event të pëlqyer ta regjistrosh atë dhe të shikohet në kohën e përshtatshme.
Dekoderi është i pajisur me dalje dixhitale për videon (HDMI) por edhe për audion e cila mund të lidhet më vete në një “Home Cinema” me anë të fibrës optike ose kabllit coaxial.
Dekoderi i ri Satelitor HD është i hapur për të gjitha kartat conax dhe sinjalet dixhitale free tokësore.
Dekoderat Tring, ndër funksionet e tjera, ofrojnë një menu shumëgjuhëshe, me teletekst dhe titra DVB, guidë për instalim të thjeshtë, opsion bllokimi nga të rriturit, Guidë Elektronike e Programit (EPG) dhe azhornim automatik të softuerit.

My Tring IPTV

Dekoderi i My Tring IPTV është një pajisje HD, e cila ka një dizajn novator që i dhuron përdoruesit një përvojë të këndshme.
Nëpërmjet përdorimit të një USB-je të thjeshtë ose një karte SD, ju mund të përfitoni shërbime shtesë si regjistrimi i programeve të ndryshme apo ndalimi i programit dhe ndjekja e tij në një moment të dytë.
Dekoderi i My Tring IPTV mundëson transmetimin e videove nga interneti me teknologjinë HTTP LiveStreaming (HLS).

PËRGJEGJËSIA SOCIALE

Tring adopton tre fëmijë me sindromën Down

Tashmë në familjen e madhe Tring bëjnë pjesë edhe tre femijë me sindromën Down. Tring ka adoptuar terapi për tre fëmijë me sindromën Down pranë Down Syndrome Albania. Kush dëshiron të bëhet pjesë mjafton të dhurojë për tre muaj shumën simbolike prej 21 euro/muaj. Në total, 63 euro. Aktualisht, 23...
… Lexo më shumë

Tring ndërmerr nismën mjedisore “Go Green”

Ndër projektet e para që Tring ka mbështetur në kuadër të përgjegjësisë sociale është projekti “Go Green”. Ne kemi zgjedhur Green Recycling si bashkëpunëtorin e tonë për të mbrojtur ambientin në të cilin jetojmë. Ky project është një nismë mjedisore, e ndërmarrë nga kompania Tring në vitin...
… Lexo më shumë

Nis ndërtimi i parkut pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e këndit të 14 të lojërave në Njësinë 5, investim i cili mundësohet nga kompania “Tring” dhe përfshin module të ndryshme lojërash, ndriçim e gjelbërim të zonës. Ky shesh do të shërbejë jo vetëm për argëtimin e fëmijëve, por edhe si një hapësirë çlodhëse...
… Lexo më shumë

Tring financon ndërtimin e një këndi lojrash përballë stadiumit “Selman Stërmasi”

Tring i ka bërë një surprizë Tiranës mëngjesin e sotëm. Fëmijët në rrugën “Sulejman Delvina” në njësinë numër 5, në kryeqytet u zgjuan me një dhuratë. Është ky shesh i ri rekreativ dhe kënd lojrash, përballë stadiumit “Selman Stërmasi” që do ti gëzojë ata çdo ditë. Lojrat e...
… Lexo më shumë

Shkolla “Androkli Kostallari” gëzon internet të mundësuar nga Tring

Tashmë, shkolla “Androkli Kostallari” gëzon internet të mundësuar nga kompania Tring! Ishte kenaqësi për ne të kontribuonim në rrugën e dijes së nxënësve të kësaj shkolle! Për një vit rresht, mësimi në këtë shkollë do të përmirësohet nga shërbimi i ofruar nga Tring. Nxënësit do të...
… Lexo më shumë

Tring kontribuon në programin social “Tungjatjeta… Jetë”

Tring ka ndihmuar në programin social të World Vision, “Tungjatjeta… Jetë!”, për integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Është bërë e mundur shpërndarja në rrjetin e dyqaneve të kutive  për mbledhjen e fondeve në ndihmë të fëmijëve. Të gjithë klientët të cilët vijnë në dyqane do të...
… Lexo më shumë

Mbro botën tënde virtuale; Tring sjell shërbimin më të ri të internetit

Kompania Tring zgjeron gamën e saj me një shërbim të ri për të gjithë përdoruesit e internetit dhe iu vjen në ndihmë lidhur me sigurinë në internet. Siguria në internet, qoftë kjo siguri nga viruset dhe malware apo mbrojtje nga përmbajtjet e papërshtatshme, nuk ka qenë asnjëhere më prioritare sesa...
… Lexo më shumë

KARRIERA NË TRING

Dëshironi të kontribuoni në suksesin e Tring?
A jeni i motivuar për sfida të mëdha, i dedikuar dhe ambicioz për të pasuar një karrierë?
Ne ju sigurojmë se Tring është vendi i duhur ku ju mund të realizoni objektivat tuaja.
Ne i vlerësojmë punonjësit tanë dhe i stimulojmë vazhdimisht ata që duan të ecin përpara, që kërkojnë inovacionin dhe që nuk ndalen së kërkuari.
Ne besojmë se vetëm kështu mund të arrijmë objektivat gjithmonë e më ambicioze dhe të garantojmë cilësinë maksimale për abonentët tanë.