FILMA

9

KANALE EKSKLUZIVE TRING

50

FILMA TË RINJ/NË MUAJ

600

FILMA TË RINJ/VIT

+1

FILM PREMIERË ÇDO MBRËMJE

Katalogu më i pasur i filmave drejtpërdrejt nga sallat e kinemasë, blockbusters, produksionet më të suksesshme botërore, filmat e vlerësuar me
çmime, klasikët e pakohë, për një eksperiencë kinematografike unike. Drama, komedi, familje, biografi të shumëpërfolura, aksion-adrenalinë,
fantazi, fantashkencë apo superheronj, të gjitha në një maratonë premierash në çdo zhanër, për çdo shikues, individ apo familje.

Tring Super HD

është kinemaja në rehatinë e shtëpisë suaj. Premierat e fundit botërore, produksionet më të kushtueshme të Hollivudit, fituesit e mëdhenj të çmimeve Oscar, protagonistët e ekranit të madh, gjithçka që ofron.kinemaja botërore e 2 viteve të fundit

Tring Action

vendtakimi i përditshëm për adhuruesit e filmave të këtij zhanri, premierat e vitit, aktorët që kanë bërë epokë, personazhet emblematikë dhe adrenalinë, shumë adrenalinë. Por jo vetëm, edhe thriller, horror dhe western.

Tring Comedy

dedilkuar të gjithë atyre që kërkojnë të qeshurat dhe argëtimin. Komeditë më të suksesshme, shpesh të kombinuara me romancën e aventurën, me aktorët më në zë që e përfaqësojnë zhanrin, gjatë gjithë ditës.

Tring Life

një kanal filmash që ka në qendër jetën në të gjitha dimensionet e veta, drama të thella shpirtërore e psikologjike, romanca emocionuese, histori të vërteta, biografi, luftë, përjetime personale, copëza jete të mbledhura brenda një katalogu mbresëlënës dhe të larmishëm.

Tring Fantasy

aty imagjinata bëhet realitet, filmat më të suksesshëm fantazi dhe fantashkencë, superheronjtë më të famshëm në botë, të gjitha ata, Avengers, Transformers, X-Man, Iron-Man, Captain America, të gjithë, çdo betejë, çdo përballje. Por edhe fenomene paranormale misterioze që ngjallin kureshtje e dëshirë për t’i parë.

Tring Classic

një kanal për të apasionuarit e kinemasë klasike, të pavdekshme. Filmat që kanë bërë epokë dhe kanë shkruar historinë, duke u shndërruar në ikonat e kinematografisë botërore. Regjisorët dhe aktorët më të vlerësuar ndër vite, me personazhe që kanë shoqëruar breza dhe që na risjellin “kohët e arta”.

Tring Family

një kanal për të gjithë familjen, me filma të zhanreve të ndryshëm, por me një emërues të përbashkët, audiencën së cilës i drejtohen. Aventura, komedi, fantazi, animacion, por edhe drama familjare, prodhime të viteve të fundit, apo filmat e paharrueshëm që bëjnë bashkë familjen, sepse aty të gjithë kanë hapësirën e tyre.

Tring Collection

nga çmimet Oskar, tek superheronjtë e pathyeshëm, nga më të mirët e filmave të animuar, te klasikët e përjetshëm, nga historikët më të famshëm, tek kolonat e shkrimtarëve më të njohur botëror, sagat më të bukura të kinemasë të gjitha në një kanal të vetëm.

Tring Shqip

një kanal për nostalgjikët e pakohë të kinematografisë shqiptare, filmat me të cilët janë rritur breza të tërë, jehona e të cilëve i ka rezistuar kohës, prodhimet e librarisë së madhe të ish “Kinostudio Shqipëria e Re”, aktorët legjendarë shqiptarë, skena që kanë mbetur në kujtesën e shumëkujt, histori e skenarë të paharrueshëm.