FËMIJË

4

KANALE EKSKLUZIVE TRING

10

EPISODE TË REJA/DITË

5

TITUJ TË RINJ SERIALESH TË ANIMUAR/MUAJ

+50

FILMA TË ANIMUAR/VIT

Gjithmonë të vëmendshëm ndaj universit të fëmijëve, me një katalog që pasurohet dita-ditës, Tring është platforma që ofron përmbajtjen më
të larmishme ekskluzive për shikuesit më të dashuri në botë. Superheronj e princesha, klasikët e animacionit, premierat e fundit për fëmijë,
episode të dedikuara, personazhe mitikë që tashmë janë bërë shokët e tyre të ngushtë, prodhime origjinale argëtuese dhe edukative,
vogëlushët gjejnë në kanalet kushtuar atyre çelësin për në multiversin magjik plot aventura e histori të reja çdo ditë.

Tring-Tring

Kanali u dedikohet të gjithë fëmijëve që i përkasin target grupit parashkollor (2-6 vjeç) dhe sjell për ta programe argëtuese dhe edukative, që mund ta shndërrojnë në një hapësirë mjaft të dobishme kohën e tyre të lirë, duke i frymëzuar ata, duke u mësuar gjëra të reja dhe duke i argëtuar, të gjitha përmes personazheve të tyre të dashur.

Kids

Kanali është konceptuar për fëmijët e moshave 6-10 vjeç, me kontent të përqendruar kryesisht te serialet dhe filmat e animuar, fenomenet botërore për fëmijë të të gjitha zhanreve, aventurë, komedi, fantazi, nga zanat magjike te superheronjtë e shpejtë, gjithçka për të kaluar bukur kohën e tyre të lirë pas shkollës.

Bubble

Një kanal kushtuar shikuesve më të vegjël në botë, enkas për bebet nga mosha 6 muajsh deri në 2 vjeç, me programe të përzgjedhura enkas për të stimuluar kureshtjen, por gjithmonë në ekuilibër me përqendrimin dhe perceptimet e tyre të para. Programe argëtuese, përrallëza, këngë, që ata rriten të lumtur dhe prindërit e tyre të ndihen të sigurt.

Tip Tv

Një kanal që i kushtohet një target grupi shikuesish të cilët kanë hedhur hapat e para drejt adoleshencës. Filma dhe seriale, titujt më të suksesshëm, emocionet e ndjesitë e para, përjetimet e tyre teksa shohin drejt një bote të re, mes ndryshimesh fizike dhe emocionale. Por edhe fjala e fundit e animacionit botëror, me super premierat dedikuar kësaj kategorie.