DOKUMENTARË

3

KANALE EKSKLUZIVE TRING

6

CIKLE PREMIERË DOKUMENTARË/MUAJ

25

DOKUMENTARË PREMIERË/MUAJ

+500

ORË KONTENT PREMIERË I DUBLUAR NË SHQIP

Më afër me planetin, historinë dhe teknologjinë! Me 3 kanale të dedikuara tematike kushtuar dokumentarëve dhe me një katalog që pasurohet
kohë pas kohe, Tring sjell një itinerar të jashtëzakonshëm të gjithin për t’u eksploruar. Gjithçka për gjithkënd, e gjithë audienca e kësaj gjinie do
të gjejë diçka për të parë në kontentin e larmishëm dhe shumëdimensional të përzgjedhur.

History

Për të kuptuar të sotmen dhe për të parashikuar të ardhmen, duhet të njihet në fillim e kaluara. Një kanal i dedikuar fakteve historike, historive të vërteta të individëve, grupeve sociale, kombeve, apo edhe me gjerë, historive globale, të trajtuara në mënyrë analitike, të imtësishme. Fuqia e imazheve, e gjuhës dhe e temave, shoqëruar me intervista të studiuesve më në zë të fushave përkatëse që kanë qenë dëshmitarë ose protagonistë të periudhës përkatëse.

Planet

Të gjitha mrekullitë e natyrës në një kanal të vetëm. Dokumentarë të jashtëzakonshëm, ku njeriu, natyra dhe bota e kafshëve janë protagonistët kryesorë. Përmbajtja e tyre përmblidhet në 3 tematika të mëdha: kafshët, natyra, udhëtime.

World

Një kanal që u kushtohet atyre që adhurojnë shkencën dhe risitë teknologjike. Një optikë e veçantë e ndikimit që ka shkenca në jetën tonë të përditshme. Kanali ndahet në 3 tematika interesante: hapësirë, inxhinieri, teknologji.