LIFESTYLE

4

KANALE EKSKLUZIVE TRING

+15

PROGRAME ME SERI/MUAJ

+10

DOKUMENTARË/KONCERTE TË RINJ/MUAJ

+2000

ORË KONTENT PREMIERË/VIT

E vetmja platformë në Shqipëri që sjell kanale ekskluzive kushtuar stilit të jetesës dhe artit, kanale të cilat janë shndërruar në emblema dhe pika
referimi për të gjithë atë pjesë të audiencës që i ndjek me aq pasion, pasi këto kanale kaq unike dhe origjinale, pasionin e tyre për të jetuarin me
shije dhe të bukurën, e kanë në fokusin e të gjithë përmbajtjes të përzgjedhur dhe programuar me shumë kujdes e përkushtim.

Muse

Kanali i vetëm i prodhuar në Shqipëri që i kushtohet tërësisht artit. Ekrani pushtohet nga shfaqjet në skenë, opera, baleti dhe programet që flasin për jetën dhe veprat e artistëve. Në këtë botë të magjishme zënë vend të veçantë: piktura, skulptura, letërsia, fotografia, festivalet, muzika, filmat e shkurtër, artet digjitale, grafika, por rëndësi të madhe i jepet edhe dizajnit dhe artit bashkëkohor.

Living

I pari dhe i vetmi kanal në Shqipëri dedikuar tërësisht stilit të jetesës, mirëqenies dhe së bukurës, me një katalog mbresëlënës që daton prej më shumë se 15 vjetësh dhe që çdo ditë bëhet edhe më i larmishëm. Një hapësirë e dedikuar për të gjithë ndjekësit e modës, dizajnit, kulinarisë, udhëtimeve, arkitekturës, njohjes së kulturave të reja, përmes prodhimeve origjinale unike, por edhe cikleve më në zë ndërkombëtare.

Click

Kanali “all-music” i platformës Tring. Klipet e fundit muzikore dhe hitet ndër vite 24/7. Klipe muzikore nga të gjitha zhanret, renditjet botërore, kryesuesit e tyre, por edhe muzikë për të gjitha preferencat e publikut, nga hitet e fundit ndërkombëtare tek ato nostalgji apo “gold”, të ndara në fasha të ndryshme programore, për të kënaqur preferencat e të gjithëve.

Original

Një kanal ekskluziv që sjell përzgjedhjen e prodhimeve më të mira origjinale të TRING dhe Vizion +. Argëtim me spektaklet madhështore, sezonet dhe formatet e njohura televizive ndër vite, të konceptuara enkas për kanalet tematike të platformës, drejtuar një audience të gjerë dhe gjithëpërfshirëse.