SHËRBIMI TRING SAT
MUNDËSITË E KLIENTIT ME TRING SAT
Tring është kompania e parë në Shqipëri e cila ofron shërbime satelitore dhe internet me shpejtësi të lartë duke instaluar Qendrën e vetme operacionale të shërbimeve satelitore, në Qendrën e re të të Dhënave në Tiranë. Qendra Operacionale e shërbimeve satelitore bën të mundur ndërlidhjen e shumë zonave të largëta, nëpërmjet satelitit, me zyrat qendrore të shumë kompanive, në mënyrë efikase, të garantuar dhe me kosto të pranueshme.
SHËRBIMET E OFRUARA NGA TRINGSAT
Telefonata pa limit me të gjithë dhe me çmimet më konkurruese në treg. Tring ofron shërbimin e telefonisë VOIP me kualitet maksimal. Shërbimi i telefonisë, një zgjedhje për biznesin tuaj i cili është i besueshëm, fleksibël, dhe tarifa të lira.
PERFORMANCË E LARTË BROADBAND IP VSAT
Performancë e lartë broadband IP VSAT
Përshpejtimi VPN i përfshirë;
Suport QoS për të gjithë trafikun
Përballon një gamë të gjerë aplikimesh IP si për shembull: Internet/Intranet, shkëmbimin e trafikut, VoIP, IP multicast, video-konferencat etj.
SHËRBIMI SATELITOR KASAT
KaSat – Tooway është një satelit dydrejtimësh i cili mundëson transmetimin e sinjalit broadband me një kapacitet të lartë duke ofruar aksesim broadband tek të gjithë klientët pa marrë parasysh vendndodhjen e tyre. Me lançimin e suksesshëm të KaSat-it krahasuar me të gjithë satelitët më të fuqishëm në orbitë, Tooway është sateliti më i avancuar në teknologjinë e transmetimit duke lejuar transmetim deri në kapacitetin 40 Mbps gjë që për operatorët e tjerë satelitor nuk mund të realizohet dot.
PIKAT KRYESORE TË SHËRBIMIT TOOWAY JANË:
Çmimi, kosto e konkurueshme dhe e përballueshme, arsyeja kryesore është kosto shumë e ulët e terminaleve dhe kosto e ulët mujore e shërbimit krahasuar me teknologjitë e tjera.
Instalim i shpejtë dhe aktivizimi në çdo vend
AVANTAZHET KRYESORE TË SHËRBIMIT KASAT TOOWAY JANË:
Kapacitet i lartë shkarkimi (download 8-15 Mbps) dhe ngarkime të dokumentave deri në 4-5 Mbps upload. Sot asnjë nga satelitët e tjerë nuk mundësojnë shërbim në këtë kualitet dhe kapacitet
Kjo teknologji nuk kërkon rrjete shtese siç mund të jenë linjat standarte të telefonit
Kualitet shumë i lartë i produkteve dhe shërbimit të ofruar
Shërbimi ofrohet në çdo vend ku klienti ndodhet
Satelitet KaSat në total transmetojnë një kapacitet 70 Gbps, krahasuar me satelitët e tjerë të cilët nuk mund të mundësojnë dot kaq shumë kapacitet
PËRSE SHËRBIMET KASAT TOOWAY?
KaSat – Tooway me kapacitet të lartë transmetimi është në gjendje të realizojë lidhjen e më shumë se 1.5 milion përdoruesve në vitet e fundit në Europë. Avantazhet kryesore mbi të gjitha pa marrë parasysh zgjidhjet e ofruara janë:
Mundësia e ofrimit të shërbimit në zonën e Europës dhe Mesdheut
Kosto mujore shumë e ulët për përdoruesit për shkak të kapacitetit që sateliti KaSat arrin të transmetojë, i cili është i vlefshëm me kapacitetin e 35-40 satelitëve në total
Kapacitet të lartë shkarkimi (download 8-15 Mbps) dhe ngarkime të dokumentave deri në (upload 4-5 Mbps)
PAKETAT TRING SAT
- Per paketat 25/6 mbps do te perdoret terminali satelitor SB2, ndersa per paketat 50/10 mbps do te perdoret modeli me i avancuar SB2+
- Paketat e mesiperme jane me IP statike
- Paketat jane pa limit, por shpejtesite jane te garantuara per nivelet e percaktuara te kapacitetit prioritar. Pas perfundimit te ketij kapaciteti, klienti do te vazhdoje te marri sherbim, por shpejtesia mund te mos jete e njejte
- Kosto e instalimit eshte 150 euro
- Kosto e aktivizimit te sherbimit eshte 25 euro
- Garancia e pajisjeve eshte e kthyeshme ne perfundim te kontrates, pas dorezimit te pajisjeve