Vizion Plus ka filluar transmetimet e para në vitin 1999, fillimisht me një transmetim në nivel lokal, për të kaluar më pas me një shtrirje në mbi 90 % të territorit të Shqipërisë. Në vitin 2008, Vizion Plus merr licencën për Televizion Satelitor Kombëtar, me vendim të KKRT-së.
Vizion Plus, prodhon disa prej telekomedive më të njohura në treg, ka prodhuar disa spektakle si: “Krasta Show & Ethet”, “Dancing with the Stars”, “Nga e Para” etj. Vizion Plus ka transmetuar kompeticionin e rëndësishëm Europian, UEFA Champions League, si dhe 2 ekskluzivitete të tjera të rëndësishme botërore UEFA Europa League dhe Formula 1.
Web: www.vizionplus.al
Adresa: Media Vizion sh.a., Rr. Don Bosco, Nr.5 Tirana – Albania
Tel: +355 4 2 404 268
Fax: +355 4 2 404 240
E-mail: info@vizionplus.tv
Facebook:www.facebook.com/vizionplustvpage
Instagram: www.instagram.com/vizionplustv/