Tring ka blerë ekskluzivisht të drejtat televizive për realizimin e formatit hit, daily makeover “Shopping Queens” nga kompania Global Agency, format ky i shitur në 13 vende të botës. Tring TV ka prodhuar versionin shqiptar të formatit, ku pesë femra me karaktere, moshë dhe profesione të ndryshme do të konkurojnë njëra-tjetrën në zgjedhjen e një outfit-i, për një kohë dhe buxhet të caktuar.