Serie A

Kampionati më i dashur i shqiptarëve, ‘Serie A’ është pjesë e eventeve sportive të ‘Tring’ që nga viti 2021. Të gjitha ndeshjet, javë pas jave, do t’ju shoqërojnë në një udhëtim të paparashikueshëm drejt ‘Scudetto’-s aq shumë të dëshiruar. Bashkë më ndeshjet, do t’ju shoqërojë edhe emisioni i dedikuar këtij kompeticioni, ‘Serie A Show’, në një transmetim maratonë ku analistët dhe ekspertët tanë do të zbërthejnë me detaje momentet më të bukura të sezonit në futbollin italian.

My Living

Programi “My Living“ është një emision me një kohëzgjatje prej 60 minutash. Në program shfaqet gjithçka që ka të bëjë me stilin dhe mënyrën e jetesës. Personazhe, miq të rinj dhe të vjetër, në një rrëfim para shikuesve, mbi pasionet, stilin, dëshirat dhe aktivitetet që ata kryejnë. Prezantuesit,  Brunilda Lahe dhe Arjon Muça, me elegancë dhe shije të hollë, kryejnë një udhëtim imagjinar, gjatë një ditë, duke takuar dhe zbuluar, zonja dhe zotërinj të apasionuar mbas traditës, artit, kulturës, sportit, veshjes, ushqimit, të resë dhe të vjetrës.

Ana dhe Ariu

Ana me shokun e saj arushin dhe me ndihmën e teta Edit do t’ju tregojnë se si të përgatisni recetat e Mashës. Përgatisni enët e kuzhinës, përbërësit e freskët dhe t’i futemi punës. Emmm sa më shijuan sepse mësova dhe shumë vlera për çdo ushqim që hamë ne fëmijët.

Tring Tring

Apartamenti 2XL

Apartamenti 2XL – një format origjinal, një komedi e bazuar në situata të improvizuara, e para në historinë e televizioneve shqiptarë. Çdo episod ka një kohëzgjatje rreth 90 minuta. Mënyra e veçantë e funksionimit të këtij spektakli si dhe talentit të padiskutuar të aktorëve bëri që ky spektakël të pëlqehej dhe të kishte një audience të padiskutueshme që në fillimet e tij. Spektakli i humorit zhvillohet në një sallë teatri të përshtatur dhe arreduar si një ambient shtëpie. Gjithçka ndodh në shtëpinë ku do bashkëjetojnë aktorët. Një format televiziv ku aktorët nuk kanë skripte apo një skenar të parashkruar, e vetmja gjë që ata njohin mirë është pikënisja e historisë dhe gjithçka vjen më pas është improvizim nga ana e tyre.

Art & Fun

Emisioni Art & Fun i ndihmon fëmijët të zbulojnë aftësitë krijuese. Ne jetojmë në botën e teknologjisë, ku shumë fëmijë qëndrojnë me orë të tëra para kompjuterit, televizorit, apo video-lojërave. Ky emision ka si qëllim që, gjatë kohës së shpenzuar duke parë televizor, fëmijët të mësojnë sa më shumë përmes lojërave zbavitëse dhe mjaft interesante që ndikojnë në zhvillimin e tyre.

Artist Tak Fak

Në emisionin “Artist Tak Fak”, fëmijët së bashku me xhaxhi piktorin mësojnë jo vetëm të pikturojnë, por edhe të bëjnë art me objektet më të thjeshta të jetës së përditshme. Qëllimi i këtij emisioni është formimi artistik dhe edukativ. Është një emision ku fëmijët kalojnë kohën në mënyrë cilësore. Eksplorojnë krijimtarinë dhe talentin e tyre duke krijuar vepra artistike.