Një botë me përralla

Një botë me përralla është një emision i cili u dedikohet fëmijëve. Përrallat më të dashura për ta do t’u mësojnë se si të zhvillojnë imagjinatën, do t’u japin shpresë, plotësojnë ëndrra, mësojnë virtyte dhe krijojnë kujtime të paharrueshme. Të gjitha këto pasqyrohen në këtë program, të ilustruara nga vetë kukullat dhe dialogët dinamikë.

Na ishte njëherë

“Na ishte njëherë…” është një emision i konceptuar enkas për t’u uruar “gjumë të ëmbël” vogëlushëve që ndjekin Tring Tring. Personazhe të dashur të ekranit, emra të njohur të fushave të ndryshme, u tregojnë vogëlushëve përrallat e zgjedhura nga fëmijëria e tyre. Përrallat klasike, ato më të bukurat e folklorit shqiptar e të huaj, vijnë në ekran si një oaz çlodhjeje për të më të vegjlit.

Mirëmëngjes!

“Mirëmëngjes” është një emision që u dedikohet fëmijëve. Çdo mëngjes në Tring Tring, bashkë me Enxhin, Blunë dhe nusepashkën personazhet më të dashura për fëmijët, dita nis me lojëra dhe këngë shumë të bukura.

Erdhën shkronjat

Emisioni “Erdhën shkronjat” është një emision didaktik, edukues dhe zbavitës. Qëllimi kryesor i emisionit është të shërbejë si një abetare virtuale. Grupmosha të cilës i drejtohet është ajo nga 3-7 vjeç, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë, për fëmijët që duan të mësojnë gjuhën shqipe. Ky emision, synon të jetë tejet zbavitës dhe jo thjesht didaktik, gjë që arrihet përmes personazheve të larmishme, situatave të krijuara dhe krijimeve origjinale, si këngë e vjersha që shoqërojnë çdo episod të tij.

Krijo dhe Ndrysho me Olgën

Krijo me Olgën është një emision dedikuar artit të krijimit. Bashkë me Olgën mësojmë t’iu japim vlerë sendeve që mendojmë se janë të panevojshme, të krijojmë dhurata të ndryshme, të realizojmë paketime dhuratash, të dekorojmë shtëpinë me gjëra të thjeshta dhe të vogla.

Fest me Olgën

Tring sjell në shtëpitë tuaja atmosferën e mrekullueshmë të festave. Një emision që i dedikohet dekorimit me materiale të riciklueshme, të krijimit nga natyra dhe frymëzimit nga magjia e fundvitit. Ide për paketimin e dhuratave, dekorimin e bredhit të Krishtlindjes, shtrimin e tavolinës për natën e Vitit të ri, etj…

Hojzat

Linda Fishta dhe Edi Gogu, dy mikeshat e dashura të Living, vijnë së bashku për të sjellë një emision, recetat e të cilit kanë në bazë mjaltin. Në çdo puntatë, ka receta të reja, me shije dhe të shëndetshme nga dy bletët punëtore!

10 Për Garderobën Tuaj

“10 must për garderobën tuaj” është një program që u drejtohet të gjitha vajzave dhe zonjave që duan të jenë me stil dhe në modë, pavarësisht se nuk kanë mundësi të rinovojnë garderobën çdo sezon. Përmes ekspertëve, personazheve të njohur, këshillave dhe informacioneve, ky emision bën që garderoba të mos dalë kurrë nga moda, mjaftojnë 10 elementët e domosdoshëm brenda saj.

Play

Play është një emision i cili përfshin grupmoshat nga 6-8 vjeç dhe ka si qëllim argëtimin por edhe edukimin nëpërmjet lojërave. Lojërat zhvillohen mes dy grupeve me nga 5 konkurrentë. Secila skuadër ka mundësi të shpalosë aftësitë fizike dhe inteligjente. Lojërat janë organizuar në mënyrë të tillë që të testohen aftësitë fizike dhe njohuritë e përgjithshme të fëmijëve, të shoqëruara nga interpretime në këngë dhe kërcim.

3-shat

Bora Zemani, Romeo dhe Donald Veshaj sjellin temat e përditshme, gjithmonë nëpërmjet humorit. Rubrika të ndryshme dhe një i ftuar special, i cili rrëfen gjithçka për jetën e tij personale dhe profesionale.