Do You Have an Idea?

Tring ka blerë ekskluzivisht të drejtat televizive për realizimin e formatit hit, “Do You Have an Idea?” nga kompania Global Agency, format ky me një shikueshmëri rekord. Tring ka prodhuar versionin shqiptar të formatit, duke e shndërruar në një spektakël të madh televiziv, jo vetëm si një format që bashkon biznesin me ëndrrën, pasionin për të ndërtuar diçka tënden, diҫka që kthehet në një investim të suksesshëm, por gjithashtu është një platformë shumë e mirë për të gjithë ata të cilët kanë dëshirë apo ëndërr të ndërtojnë një biznes që i shërben komunitetit. “Do You Have an Idea?” kjo formulë e suksesshme u jep mundësi të gjithë atyre që kanë qëllim për t’i shërbyer njerëzve në nevojë apo t’ua lehtësojnë jetën, që të vijnë në program, ta paraqesin idenë përballë një jurie prestigjioze të përbërë nga biznesmenët më të fuqishëm në vend dhe të marrin fondin e nevojshëm për të bërë realitet planin e tyre të biznesit.

Blind Taste

Blind Taste është një program për të gjithë ata të cilët besojnë që janë kuzhinierë të zotët dhe që kanë aftësinë të kuptojnë një recetë dhe ta realizojnë atë. Në konkurs është një shef kuzhine i përhershëm dhe katër konkurrentë të cilët ndryshojnë çdo javë. Gjatë javës shefi u jep një recetë të ndryshme për çdo ditë konkurrentëve, tregon përbërësit dhe konkurrentët mundohen ta gatuajnë atë brenda një harku kohor të përcaktuar. Pas përfundimit të afatit të përcaktuar për gatim konkurrentët kalojnë tek dhoma e provës dhe provojnë pjatën e gjithsecilit me sy mbyllur duke dhënë një vlerësim deri në pesë pikë. Në fund të ditës, shefi gjithashtu provon pjatat e gjithsecilit duke dhënë një vlerësim deri në pesë. Në fund të javës bëhet mbledhja e të gjithë pikëve të grumbulluara gjatë ditëve dhe konkurrenti që ka grumbulluar më shumë pikë shpallet edhe fituesi i javës.

The MAMs

The MAMs (Maratona e Muzikaleve Shqiptare), është një emision që i dedikohet muzikës. Çdo seri për 15 minuta, bëhet maratona e këngëve muzikale nga të rinjtë. Produksioni i platformës Tring, ku këngët janë krijime të reja, janë të bazuara në fabul dhe performancë. The MAMs, është një festë gjigante, e cila ka edhe fitues. Një hapësirë e munguar në ekranin shqiptar që mirëpret qindra fëmijë apo të rinj. E veçanta e këtij projekti është se këngëtarët e maratonës, falë talentit të tyre në këngë, mund të kenë shansin t’i bashkohen grupit të Sketch Comedy duke performuar si aktorë në mes tyre.

Sketch Show

Sketch Show është një shfaqje komedi e Avalon Productions, e cila ka provuar suksesin në Britani, SHBA, Gjermani, Francë, etj. Një version shqiptar u lançua nga ekipi i banorëve më të famshëm të Apartamentit 2XL. Sketch Show është një shfaqje 90-110 minuta, me disa forma të komedisë. Shfaqja zhvillohet në një skenë të madhe ku skeçe pikante merren me çështje të aktualitetit. Aktorët: Ermal Mamaqi, Julian Deda, Gentian Zenelaj, Lisa Kujofska, Alban Bogdo, Erblin Bajko. Një tjetër element i rëndësishëm janë të ftuarit special të cilët shfaqin aftësitë e tyre në aktrim duke bashkëvepruar së bashku me aktorët në skenë.

Grand Hotel 2XL

Me pjesëmarrjen e aktorëve Julian Deda, Albano Bogdo, Visjan Ukcenaj, Eglein Laknori, Erblin Bajko, Esmeralda Metka, Ina Gjonçaj si edhe prurjeve të reja të talentuara që i japin më shumë ritëm e ngjyra humori këtij formati, “Grand Hotel 2xl” është një vendtakim i karaktereve, personazheve, historive dhe ngjarjeve. Në këtë hotel me një staf të “ҫmendur” do ndodhë gjithҫka falë situatave komike që vijnë natyrshëm kur në hotel punojnë “profesionistë” si aktorët tanë‎. Grand Hotel 2xl vjen si një përzierje e komedisë së situatës dhe sketcheve të xhiruara. Në këtë show televiziv ka elemente që sjellin gjithë spektrin e gjerë të personazheve që gjejmë në përditshmërinë tonë sepse në hotelin tonë vijnë shqiptarë nga të gjitha trojet!

Fresk Fare

“Fresk Fare” është një produksion i platformës Tring, që i ofrohet ekranit si Musical & Comedy me 12 seri. Protagonistët janë 8 adoleshentë me shumë talente, të njohur deri më sot si “Kripëmjaltëzat”, së bashku me rreth 40 bashkëmoshatarë. Ata janë të këndshëm, të bukur, tekanjozë, të lezetshëm, improvizues, dhe të paparashikueshëm.

Familja Kuqezi

“Familja Kuqezi” është serial komedia më e veçantë e zhanrit ‘Situation comedy’, prodhuar dhe realizuar nga Tring, në bashkëpunim me profesionistët më të mirë të fushës së artit të komedisë në vend. Ky sitcom përshkruan realitetin social, familjar dhe kulturor shqiptar dhe kryesisht është një serial që synon, përveç argëtimit, hulumtimin dhe trajtimin e problemeve që kalon familja shqiptare.

Aventurat e Jul Dedës

Një mundësi për t’u arratisur nga qyteti në zbulim të emocioneve të reja. Mundësitë janë të shumta dhe në çdo episod Juli ndërmerr misione “të guximshme”. Dhe për t’i përmbushur i duhet ndihma e banorëve të zonës. Shumë aktivitet, plot njohje me njerëz të rinj dhe shumë humor në disa aventura vere si ato të librave. Aventurat e komedianit Julian Deda shkojnë në ambiente natyrore dhe shoqërore nga më të ndryshmet dhe më paradoksalet.

The Truth Detector

“The Truth Detector” është një format televiziv me protagonistë të gjithë fëmijët dhe familjet shqiptare. Nën moderimin e Donald Veshaj, 8 miq të vegjël dhurojnë më tepër nga çiltërsia dhe pafajësia e tyre. Përpara ekranit të Tring, të gjithë do argëtohemi me të pathënat, situatat qesharake apo shpesh edhe me rrëfimet e gënjeshtrat e tyre të bardha. Ky emision na kthen pas në kohë në një periudhë të paqtë që të mbush vetëm me emocione të bukura!

Plastelina magjike

Plastelina magjike është një emision që u dedikohet fëmijëve. Gjatë këtij emisioni edukativ dhe argëtues, fëmijët mësojnë bazat e teknikës, duke krijuar me plastelinë kafshë, objekte e gjithçka tjetër.