Stili im

“Stili Im” një emision që i dedikohet dizajnit funksional dhe estetik të shtëpive. Arkitektë, dizenjatorë të brendshëm, skenografë, piktorë, piktore, të apasionuar pas dekorimit të shtëpive, prezantojnë projektet dhe eksperiencën e tyre në këtë fushë. Këshilla dhe sugjerime mbi komfortin e një banese të ilustruar brenda ambienteve reale.

Si të mos shëndoshemi gjatë festave

Në periudhën e festave, shtëpitë tona janë të mbushura më shumë se kurdoherë me ushqime të shijshme të cilat nuk mund t’i rezistojmë dot. Në këtë emision ju sjellim disa truke, sugjerime, ushtrime sportive për të mos rënë në tundim dhe për të ruajtur linjat.

Shqipëria ime

Një cikël dokumentarësh turistikë për qytetet e Shqipërisë. Shqipëria e parë si kurrë më parë vjen ekskluzivisht në Tring duke sjellë mrekullitë e natyrës sonë, zakonet, historinë dhe, mbi të gjitha, bukuritë e pafundme të qyteteve shqiptare. Ky është një cikël që ka për qëllim promovimin e vlerave të kombit tonë brenda dhe jashtë atdheut.

Sfida imobiliare

“Sfida imobilare” është një emision dedikuar të gjithë atyre që kërkojnë të blejnë një pronë të re. Zhaklina dhe Luani në çdo puntatë i prezantojnë një blerësi alternativën e tyre. Ata kanë të gjithë informacionin e ofertave më të mira të tregut në të gjithë Shqipërinë dhe dinë se si mund të bëjnë një aset imobiliar sa më të shfrytëzueshëm. Rivaliteti i tyre e bën blerësin të kuptojë se cila është prona e duhur për të.

Sara’s makeup

Sara është një “beauty bloger” që sjell trendet më të fundit të makeup -it. Së bashku me personazhe të tjerë, ajo përcjell këshillat praktike dhe sugjerimet ideale për një makeup perfekt.

Qeni im

Një emision me mikun më të mirë të njeriut. Këshilla, sugjerime, dhe takime me miq të Living që kujdesen me përkushtim për miqtë e tyre katërputroshë, qenushët.

Për gjah me Vasjanin

Aktori Vasjan Lami me aventurat e tij në Living, kësaj radhe jo më në gjurmët e peshkut, por në kërkim të gjahut në tokë. Në katër anët e vendit, Vasjani dhe grupe të ndryshme gjuetarësh, kërkojnë pa reshtur gjahun.

Living Christmas

“Dhjetor i ëmbël në shtëpinë Living”. Një emision, i cili përcjellë atmosferën e festave të fundvitit. Në çdo takim, shtëpia do të ketë miq, të cilët sjellin sugjerime për t’i jetuar më bukur ditët e fundvitit. Dekor, arredim, modë, artcraft, shoqëruar me recetat më të mira festive, të cilat përgatiten nga shefat e Shtëpisë Living.

Jetë e re

“Jetë e Re” është një format televiziv i konceptuar dhe realizuar në formën e një reality show në qendër të së cilit është bukuria dhe estetika. Falë përkujdesjes së një stafi mjekësor të specializuar, personazhi i përzgjedhur i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zonat ku është e nevojshme dhe më pas publiku ndjek hap pas hapi të gjithë procesin e rikuperimit. Realizimi i një ëndrre, përmbushja e një dëshire, përmirësimi i një imazhi, suporti i duhur për një jetë cilësore, janë gjithçka që zbulon ky  reality show.

10 vjet më i ri në 10 ditë

“10 vjet më i ri” është një emision dedikuar bukurisë dhe rinisë. Kush nuk do të donte të dukej më i ri? Të gjithë do të donim, por akoma më i mrekullueshëm do të ishte fakti që do të dukeshim 10 vjet më të rinj dhe kjo në vetëm 10 ditë. I moderuar nga Orinda Huta, ky emision është si një jehonë për ta dashur veten edhe më shumë.