Blind Taste

Blind Taste është një program për të gjithë ata të cilët besojnë që janë kuzhinierë të zotët dhe që kanë aftësinë të kuptojnë një recetë dhe ta realizojnë atë. Në konkurs është një shef kuzhine i përhershëm dhe katër konkurrentë të cilët ndryshojnë çdo javë. Gjatë javës shefi u jep një recetë të ndryshme për çdo ditë konkurrentëve, tregon përbërësit dhe konkurrentët mundohen ta gatuajnë atë brenda një harku kohor të përcaktuar. Pas përfundimit të afatit të përcaktuar për gatim konkurrentët kalojnë tek dhoma e provës dhe provojnë pjatën e gjithsecilit me sy mbyllur duke dhënë një vlerësim deri në pesë pikë. Në fund të ditës, shefi gjithashtu provon pjatat e gjithsecilit duke dhënë një vlerësim deri në pesë. Në fund të javës bëhet mbledhja e të gjithë pikëve të grumbulluara gjatë ditëve dhe konkurrenti që ka grumbulluar më shumë pikë shpallet edhe fituesi i javës.