Vlerësime për Tring: Jolly HD zgjidhet kanali më i mirë ndërsa «Studio UEFA» programi më i mirë i dedikuar sportit

MEDIA ALBANIA ka organizuar për të herë të katërt çmimet “Magjia e medias”. Gjatë këtij edicioni prej datës 28 Nëntor – 30 Dhjetor për 31 kategoritë janë numëruar mbi 300 mijë vota dhe mbrëmjen e 31 Dhjetorit janë shpallur fituesit. Vizion Plus dhe Tring janë shpallur fitues të çmimit “MAGJIA E SPORTIT” me eventin më të bukur sportiv UEFA CHAMPIONS LEAGUE të transmetuar gjatë këtij sezoni në ekranet tona. Studio Uefa është zgjedhur si programi më i mirë dedikuar sportit në vend, por nuk është ky çmimi i vetëm që publiku ka zgjedhur për Tring pasi kanali “JOLLY HD” është vlerësuar si “MAGJIA E KANALIT” duke u cilësuar si kanali më i mirë me pagesë (PAYTV) në Shqipëri për programacionin e tij të pasur me filma, seriale, programe për çdo moshë.

Në çmimin MAGJIA E SPORTIT Tring është shpallur fitues me 45% të votave, ndërsa në çmimin MAGJIA E KANALIT me 31% të votave.

12 MUAJ TRING OTT APP
Banner Image
12,900 L /
12 muaj
Buy Now