TRING solidarizohet me të gjithë të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit!

Data 26 nëntor shënoi një ngjarje të dhimbshme për vendin tonë! Tërmeti 6.4 ballë që tronditi Shqipërinë, la pasoja të mëdha në ndërtesa e akoma më shumë në njerëz.

Janë pikërisht fatkeqësi të tilla natyrore, që bashkojnë njerëzit për idealin e vetëm,“TË JETUARIN”!

 

Të ndihmosh për aq sa ke mundësi, është gjëja më njerëzore që mund të bësh në të tilla situata dhe për fat shqiptarëve nuk u mungon zemërgjerësia! Ndihmat kanë qenë të mëdha jo vetëm nga shqiptarët, por nga plot shtete të tjerë të cilët meritojnë respektin dhe mirënjohjen tonë maksimale.

 

Kompania Tring vendosi të solidarizohet me këtë ngjarje duke dhuruar e ndihmuar personalisht familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Këto ndihma ishin në ushqime e veshmbathje, ku vetë stafi ynë u angazhua t’ja dorëzonte personave të prekur nga kjo ngjarje.

 

Gjithashtu gjatë këtyre ditëve, Tring vendosi të hapë shërbimin e Televizionit dhe Internetit për të gjithë. Në bashkëpunim me Telekom, kompania jonë instaloi shërbimin e WIFI falas për të gjithë ata që ndodheshin në ambientet e stadiumit të Durrësit. Kjo gjë lehtësoi padyshim komunikimin midis të prekurve dhe familjarëve të tyre.

 

Fëmijët janë gjithmonë në vëmendjen e kompanisë sonë. Dhuruam plot 140 libra për të argëtuar të vegjëlit me historitë e Mashës dhe Ariut apo Derrkuces Pepa.

Urojmë që fatkeqësi si kjo të mos përsëriten më asnjëherë dhe premtojmë se do jemi pranë jush gjithmonë për t’ju bërë të buzëqeshni!

12 MUAJ TRING OTT APP
Banner Image
12,900 L /
12 muaj
Buy Now