Tring shpallet kompania e vitit

Platforma dixhitale Tring vlerësohet maksimalisht nga Dhoma e Tregtisë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore.

Është vlerësuar si e para kompani që ka sjellë shërbimin IPTV në familjet shqiptare. E këtë çmim ia dedikon të gjithë abonentëve që besojnë dhe zgjedhin Tring.

Këtë inovacion kompania Tring e ofron për shqiptarët që nga Marsi i vitit 2014 e falë kësaj teknologjie të gjithë atyre që kanë zgjedhur shërbimin IPTV, u mundësohet akses në televizion nëpërmjet internetit dhe një sërë shërbimesh të reja.

IPTV është një platformë interaktive, e cila plotëson çdo dëshirë tuajën. Ju mund të ndaloni filmin dhe ta shihni më vonë, apo mund të zgjidhni kategorinë e preferuar, për të përmbushur kërkesat dhe dëshirat e familjarëve.

Eventi që bën bashkë sipërmarrësit më të mirë shqiptarë, u vlerësua edhe nga zëvendëskryeministrja Senida Mesi.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Ministrat e Ekonomisë së Shqipërisë, Kosovë e Maqedonisë.

12 MUAJ TRING OTT APP
Banner Image
12,900 L /
12 muaj
Buy Now