Tring nënshkruan marrëveshjen «Për përdorimin e sigurtë dhe të përgjegjshëm të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike në Shqipëri»

Tring është një nga gjashtë kompanitë në vend që premton internet të sigurt për përdoruesit e tij. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt, me datë 6 shkurt 2018, Tring nënshkroi marrëveshjen “Për përdorimin e sigurtë dhe të përgjegjshëm të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike në Shqipëri”. Ky aktivitet u mbajt pranë Hotel Tirana International, organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe CRCA Shqipëri.

Dita ndërkombëtare për internetin e sigurt gjatë vitit 2018 zhvillohet nën moton “Krijo, lidhu dhe ndaj me respekt: Interneti i sigurt fillon nga ty” dhe ajo është një thirrje për veprim për qeverinë, shoqërinë civile, industrinë e internetit, prindërit mësuesit e etj, për të mbrojtur dhe ndërgjegjësuar fëmijët dhe adoleshentët nga rreziqet e lundrimit në internet.

sssave
Me këtë qëllim, për të zbatuar Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Për sigurinë online të fëmijëve në Shqipëri” të nënshkruar në Shkurt të 2016, midis: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Brendshme, është hartuar edhe një plan veprimi me detyrat përkatëse për secilën prej tyre, duke perfshirë edhe AKCESK, si autoriteti rregullator i fushës së sigurisë kibernetike.
Gjithashtu, gjatë aktivitetit, Ofruesit e shërbimit të Internetit (ISP) me potenciale ne treg (tre kompanitë mobile dhe tre ISP kabllore) do të nënshkruajnë aneksin amendues të Kodit të Sjelljes “Për përdorimin e sigurtë dhe të përgjegjshëm të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike në Shqipëri”, i nënshkruar që prej 2013 prej tyre. Ndryshimet në këtë kod sjellin angazhime të reja për ISP, të cilat do të konsistojnë në hartimin e politikave dhe aplikimin e tyre në mbrojtjen e fëmijëve në internet. Detyra të tjera janë: përfshirja e tyre në fushata ndërgjegjësuese mbarë kombëtare; shpërndarja e informacionit nëpërmjet pikave të tyre të shitjes (fletë palosje; aplikacione; informim verbal të prindërve mbi masat e aplikueshme; etj.)

Mesazhi i kësaj konference nga të gjithë aktorët e përfshirë është i qartë:
Gjithsecili nga ne ka aftësinë për të bërë një ndryshim pozitiv në internet dhe për t’a përdorur atë për qëllime pozitive dhe benefitet që ofron. Prindërit dhe mësuesit, janë përgjegjës për edukimin e fëmijëve, për të përçuar tek ata dijen, nxitur selektivitetin, për të bërë zgjedhjen pozitive në internet.
Industria mund të ndihmojë për të krijuar një internet më të mirë, duke krijuar dhe promovuar përmbajtje pozitive dhe shërbime të sigurta në internet.
Kujdesi në zgjedhjet që bëni, duke lundruar në internet, ndikon në formimin e njeriut që do të bëhesh nesër.
Përdorni internet të sigurt, për të rritur fëmijë me mendje të shëndoshë!

12 MUAJ TRING OTT APP
Banner Image
12,900 L /
12 muaj
Buy Now