Forumi i 7-të Shqiptar i Telekomunikacionit InfoCom këtë vit u mbajt për 2 ditë, me datë 24 – 25 Maj 2016 pranë Hotel Tirana International. Ky forum kishte në fokus këtë vit dixhitalizimin, si e ardhmja e fushës së komunikimeve elektronike. Ekspertë nga fusha e Telekomunikacionit dhe Teknologjisë, autoritete akademike dhe qeveritare, ndanë eksperiencat e tyre lidhur me implementimin e projekteve të veçanta, si dhe vizionin e tyre drejt “Transformimit Digjital” të biznesit dhe shoqërisë shqiptare.
Dita e parë e forumit i ishte dedikuar teknologjisë së rrjetit të internetit fiks dhe ëireless të cilat ndihmojnë në komunikimin dhe shpërndarjen e informacionit.
Dita e dytë e forumit u fokusua në temën e mundësive në Epokën Digjitale. Është koha që Shqipëria të bëhet pjesë e “Axhendës Dixhitale 2020” dhe “Tregut të Bashkuar Dixhital”, të cilët janë në zhvillim. Por të gjitha shërbimet dhe politikat ICT bazohen në infrastrukturën e rrjetit e cila është shtylla kurrizore e ICT dhe rritja e shtrirja e saj ndikojnë direkt në rritjen efiçiente në ekonomi, pasi përshpejton adoptimin e teknologjive të reja në biznese dhe shtëpi. Gjithashtu sjell mundësi të reja për vende pune në sektorё dhe fusha të cilat në të shkuarën nuk kanë qenë të aksesueshme.
Në seancën e fundit, por më progresive, pjesëmarrësit vunë theksin në temën Revolucioni i Internet of Things. Çdo gjë tregon se është kapërcyer faza fillestare, në të cilën përdoruesit ndërveprojnë me pajisjet, dhe po drejtohemi me shpejtësi në ndërveprimin mes pajisjeve, duke krijuar Internet of Things.
Në panairin e inovacionit, Tring solli për publikun risitë ne fushën e teknologjisë me prezantimin e platformës më të fundit, “My Tring IPTV”, e cila plotëson çdo kërkese dhe dëshire për të parë TV edhe nga një smartphone ose tablet. Tring tashme ka pozicionuar veten në treg si kompania e vetme, që ofron të gjithë shërbimet nën një brand, Televizion, Internet, Telefoni dhe “My Tring IPTV”.