Tring Communications sjell ne Shqiperi Triple Play

Para një viti Tring Communications filloi udhëtimin e saj me vizionin për të ofruar shërbime të reja, ekonomike dhe të një cilësie shumë të lartë telekomunikacioni dhe argëtimi. Duke mbajtur premtimin tonë, në vitin 2008 ne ishim të parët që ofruam internet me kapacitet të larte me një shpejtësi deri në 3 Mbits për cdo familje në Tiranë. Sot, pothuajse 4000 familje përdorin Tring në shtëpite e tyre për lidhje të shpejtë internet dhe shijojnë benefitet për t’u lidhur me anë të internetit me familjet dhe të dashurit e tyre nëpër botë.
Në kete Shtator, ne hodhëm në treg ofertën double play, dhe te gjitha keto ne nje pakete pa rritur cmimin. Keshtu që, sot të gjithë klientët tanë lidhen me internetin për të komunikuar me botën me cmime ekonomike duke përdorur infrastrukturën më të avancuar ne telekomunikacion.
Dhe pikërisht sot, jam i gezuar te prezantoj për herë të parë në Shqipëri, të gjithëve juve, hedhjen në treg të paketës TriplePlay, internet, telefoni dhe televizion Digital, te gjitha në Një, me një faturë mujore të ulët dhe e garantuar me të njëjtën cilësi për të cilën Tring Communications është dalluar gjithmonë.
Në të ardhmen ne do të vazhdojmë të sjellim gjithmonë risi me të njëjtin pasion në mënyrë për të vazhduar të jemi kompania e zgjedhur për komunikim, informacion dhe argëtim.
George Koulogiannis CEO

Mbi zhvillimin e Seminarit Trajnues

Tring Communications, duke synuar gjithmonë kenaqësine e klientëve dhe duke u përkushtuar për të ofruar shërbimin më të mirë të Internetit, Telefonisë në vend, është duke punuar në mënyrë të vazhdueshme në përmirësimin e infrastrukturës.
Vetëm në vitin 2009 kemi rritur 3 herë kapacitetin e shpejtësisë , duke arritur shpejtësi totale ne 450Mbits.
Z. Ergis Milo, Shef I Departamentit të Rrjetit, thekson: “Ne jemi duke monitoruar në mënyrë konstante konsumimin e internetit dhe cilësinë e lidhjeve ndërkombetare, nëpërmjet sistemeve tona monitoruse duke i paraprire shtimit të kapacitetit të tyre sapo te arrijmë 80% të perdorimit. Linjat tona ndërkombëtare, të pavarura nga njëra-tjetra, mundësojnë ofrimin e vazhdueshëm dhe pa ndërprerje të shërbimit. Ne jemi në gjendje për të ofruar shërbim të cilesisë së lartë, duke mos patur pengesë kapacitetet e lidhjeve ndërkombëtare.
Kjo është arsyeja që Tring Communications është ofruesi më i mirë i shërbimit të Internetit të shpejtë në vend.”

12 MUAJ TRING OTT APP
Banner Image
12,900 L /
12 muaj
Buy Now