Fondacioni Vodafone Albania, me kontributin e pjesëmarrjen e bizneseve, sjell një iniciative unike bamirësie në ndihmë të personave të verbërTë lexosh një mesazh në telefon apo në kompjuter në gjuhën shqipe për një të verbër do të jetë e pamundur edhe për pak kohë. Por ky program audio, i cili është i aplikueshëm në internet në 80 gjuhë të ndryshme të botës, duke u ardhur në ndihmë atyre që nuk shikojnë, shumë shpejt do të mundësohet edhe në shqip. Kështu Emiljanos dhe 11 mijë të verbërve në Shqipëri do t’u realizohet një ëndërr e munguar.
Kjo risi teknologjike do të realizohet përmes një nisme të veçantë të organizuar nga Fondacioni “Vodafone Albania”, me kontribut të platforma Tring, Vizion PLus dhe EdilAL, etj në bashkëpunim me komunitetin e personave me probleme në shikim.“Të njohësh botën përmes zërit” ka bashkuar për herë të parë përfaqësues të biznesit shqiptar, artistë të famshëm shqiptar të mbledhur nga destinacione të afërta e të largëta, por dhe në shoqërinë e diplomatëve, ministrave e miqve për të bërë të mundur për herë të parë realizimin e një ëndrre krijimin e një programi në audio në gjuhën shqipe që lejon leximin e kompjuterit e telefonit për komunitetin e personave me probleme në shikim.Me qëllimin për të kuptuar sfidën e këtij komuniteti, mbrëmja e bamirësisë është konceptuar si një rrugëtim në errësirë. Në kushte të rrepta sigurie dhe në shoqërinë e interpretimit të programit special artistik, më shumë se 200 pjesëmarrësit në këtë mbrëmje, përfaqësues të 33 bizneseve të përgjegjshëm do të jenë zëri për të çuar në sukses këtë nismë. Personat e verbër, të përllogaritur rreth 11 mijë vetëm në Shqipëri, përtej vështirësisë për të parë e njohur format e ngjyrat, kanë një zemër të madhe dhe një mënyrë tepër të veçantë për të perceptuar të përditshmen me anë të emocioneve dhe ndjenjave. Por realizimi i kësaj arritje do u shërbejë shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, e kudo ata ndodhen.
Fondi minimal i nevojshëm për realizimin e qëllimit është 50,000 Euro, e pritet të mblidhet gjatë kësaj mbrëmje. Ky fond do të përdoret për blerjen e software dhe pajisjeve të mundshme, realizimin e regjistrimit të tingujve dhe fjalëve në shqip për këtë aplikim, si dhe sesionet e trajnimit dhe përgatitjen e udhëzuesve të nevojshëm për përdoruesit e këtij programi që u jep më shumë akses në informacion, edukim, njohje, mundësi për shërbime dhe punësim.
Frymëzuar nga ajo çka kjo nismë synon, është shtuar edhe një kontribut i paçmueshëm i artistëve që falin dashuri e përkujdesje për këtë komunitet, por që japin dhe një shembull të jashtëzakonshëm përgjegjshmërie dhe humanizmi. E famshmja soprano Inva Mula, që është njëherazi edhe Kryetare e Bordit Drejtues të Fondacionit Vodafone Albania, pritet të dhurojë emocione të pashlyeshme përmes pjesëve të përzgjedhura të repertorit të saj. E kësaj do ti shtohen interpretimet e baritonit të mirënjohur Gëzim Myshketa e mezzosopranos Vikena Kamenica, shoqëruar në piano nga mjeshtrat Merita Rexha e Robert Radoja. Por shumë të veçantë priten të jenë dhe interpretimet e artistëve e talenteve që kanë probleme në shikim, përfshirë Blerina dhe Ada Shalari (piano), Denisa Onjea, Franc Korini (kitarë) nga Shqipëria si dhe Unik Ukshini e Leotrimi të ardhur enkas nga Kosova, me moderator të mirënjohurin Virgjil Kule dhe Emiliano Lule.
“Nuk mund të ketë ndjesi më te bukur sesa te jesh i pari për ti dhuruar dikujt atë për të cilën ka shumë nevojë. Por aq më shumë kur në këtë nismë je bashkë me shumë mbështetës të tjerë që kanë besuar tek kjo sfidë, që ështe thjesht një pergjigje ndaj një nevoje të madhe për personat e verbër, realizuar falë përdorimit të teknologjisë, nismë e realizuar me shumë pasion e dashuri” – tha z. Albi Greva, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Vodafone Albania gjate konferences per shtyp, mbajtur ditën e sotme në Rogner
Lista e Kompanive që kontribuan
Vodafone Albania, Edilal/Tring/Vizion Plus , Le Spot Group, Alpha Bank, Kalo Associates, Agikons/Kodra e Diellit 2, Marketing Distribution, Hellas Service, R&T, Megatek, Boga associates, Hygeia, Egnatia, Intracom, Ericson, Albanian America Development Fund, ICTS, Abcom, Haxhia & Hajdari Legal Office, Universiteti Europian i Tiranës, Wifi Albania, Rapsodi, Banka Credit Agricole, DDB, Intesa San Paolo Bank, Intersig, Consort, Hotel Diplomat, Rapsodi, Shoqëria AlbaKontroll.
Kodi i etikes per Internet te sigurte
Tring Communications, nenshkruan marreveshjen per internet me te sigurte per femijet tane. Me iniciative te Ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, u zhvillua me dt. 7 shkurt 2012, takimi: “Te gjithe se bashku per nje internet me te sigurt”. Ne kete takim ne vecanti u vu theksi tek rendesia e kodeve te etikes per te bashkepunuar per mbrojtjen e femijeve nga permbajtjet e demshme ne Internet. Duke mbeshtetur rendesine e ketij procesi, perfaqesuesit e kompanive pjesemarrese ne takim, perfshire Tring Communications, u angazhuan te punonin per pershtatjen e kodeve te etikes. Me shkresen nr. 1018 dt. 5.4.2012, Ministri duke falenderuar kompanite per mbeshtetjen e kesaj nisme, inkurajoi vijimin e procesit per hartimin e kodeve te etikes per nje internet me te sigurt. Puna per hartimin e nje drafti per Internet me te sigurt ka filluar ne Prill 2012, me nisme te Vodafone Albania. Drafti eshte percjelle nga AKSHI dhe AKEP, ne disa nga ISP-te kryesore. Me ane te disa takimeve te organizuara nga AKSHI, kompanite celulare dhe ISP-te e ftuara ne procesin e diskutimit te draftit, diskutuan ne nivel teknik mbi draftin e kodit te sjelljes si dhe hapat e nevojshem per te arritur ne firmosjen e tij.
Tring merr çmimin e ekselencës
Kompania Tring Communications është vlerësuar kështu me çmimin e ekselencës ne dhënien e tre shërbimeve ne një linje te vetme. Ky çmim prestigjioz i është akorduar Tring Communications ne forumin e 4 te telekominkacionit shqiptar, qe u përqendrua ne krijimin e infrastrukturës drejt revolucionit dixhital. Nje nga arsyet pse Tring Communications ka marre kete cmim eshte per ofrimin e tre sherbimeve ne nje linje ne te gjithe rrjetin e tij por dhe per arsye se ne jemi prodhues kontenti. Organizatoret e eventit kane theksuar se konferenca do ti japë një hov para zhvillimit te teknologjisë edhe ne pritje te kalimit te transmetimeve nga analoge ne dixhitale. Partneret ndërkombëtare prestigjioze te Tring Communications kane theksuar se hyrja ne treg e kësaj kompanie ishte një hap përpara ne tregun shqiptar. I ndare ne disa sesione forumi i katërt i Infocom Albania shërbeu edhe për shkëmbimin e eksperiencave mes kompanive me ne zë ne fushën e telekomunikacionit e per ti dhëne një shtyse zhvillimit teknologjik ne Shqipëri, për te cilin vetëm BE ka akorduar një fond prej 5 milionë euro.
Tring rrit kapacitetet per internetin
Ne kuader te Projektit “Interneti Satelitor per komunat dhe bashkite e vendit”, kompania jone organizoi me date 20 Tetor 2009, ne ambjentet e Hotel Mondial ne Tirane, Seminarin Trajnues me perfaqesuesit e komunave dhe bashkive, perfitues te ketij projekti.
Pjesmarres ne seminar ishin kryetare komunash dhe bashkish, si dhe punonjes te tyre, te ngarkuar me zbatimin e projektit.
Qellimi i organizimit te seminarit trajnues ishte njohja dhe aftesimi i tyre me sherbimin e internetit satelitor.
Nisur nga fakti qe, shume prej tyre, ne rrjedhoje te sherbimit te ofruar, ishin perdorues fillestare te internetit, perfituan nje shkalle modeste aftesimi. Struktura e seminarit trajnues ishte e nderuar ne dy pjese.
Ne pjesen e pare, nepermjet slaiteve te pergatitur nga specialistet tane, u demonstrua menyra e funksionimit te ketij sherbimi. Pjesmarresit ne seminar mesuan çfare eshte interneti satelitor, menyren e funksionimit te tij, realizimi i transmetimit te informacionit dhe si arrijme ne te realizojme vjeljen e produktit te ofruar. Ne pjesen e dyte, pjesemarresit morren pergjigje per te gjitha pyetjet e tyre rreth problematikes se ndeshur ne perdorimin e sherbimit te internetit satelitor, si dhe u instruktuan praktikisht per menyren e te punuarit ne internet.
Ne perfundim, pjesemarresit vleresuan realizimin e Seminarit Trajnues si nje prcedent pozitiv, pasi organizimi i tij sherbeu ne aftesimin dhe rritjen e njohurive te tyre per njohjen dhe vjeljen e sherbimit te Internetit Satelitor.
“Novelas” – Pasione që zgjojnë ëndrra!
Këtë sezon të ri, platforma televizive Tring ka qenë sërish në lartësinë e kërkesës së abonentëve të saj, duke plotësuar kërkesat e shikuesve, e duke sjellë gjithnjë e më shumë kanale tematike në platformë. E tillë është edhe prurja më e re në programacion, “Tring Novelas”, për herë të parë në Shqipëri, një kanal dedikuar adhuruesve të romancave latine.
Me 6 histori të ndryshme çdo ditë, “Tring Novelas” do të sjellë në shtëpitë tuaja, pasionet latino-amerikane, ngjarje të mbushura me intriga dhe pabesi, por të udhëhequra nga histori dashurie të pavdekshme, që do t’i bëjnë pasditet tuaja thjesht të paharrueshme.
Me një sukses të padiskutueshëm në vendet e origjinës dhe jo vetëm, këto histori njerëzore do t’ju mbërthejnë para ekranit, në pritje të serisë së radhës.
“Tring Novelas” do të mund ta ndiqni nga sot, 1 Shtator, ora 16:00 të renditur në numrin 113 në platformat tokësore, satelitore, Iptv dhe kabllore në Tring.
Serie A i bashkohet shtëpisë së kampionëve
Tring sjell surprizën e rradhës. Më shumë kanale, programe të larmishme dhe, kohët e fundit, lajme që kanë befasuar botën e medias dhe biznesit: platforma më e madhe në Shqipëri tashmë ka të drejtat ekskluzive për të transmetuar kampionatin e Serie A.
Në bashkëpunim me Oversport, Tring do të transmetojë të gjitha përballjet e turneut sportiv italian më të lakuar. Tring do të mbulojë këtë event me një studio të re të dedikuar dhe shumë surpriza që do të zbulohen së shpejti …
Serie A është divizioni më i lartë profesional i kampionatit italian të futbollit për meshkuj, i menaxhuar nga Lega Nazionale Professionisti Serie A.
Skuadrat më të dashura për shqiptarët tashmë i bashkon 1 ekran i vetëm, 1 platformë novatore që sjell risi për secilin pjesëtar të familjes.
Pra është zyrtare, emocionet e futbollit të vërtetë italian, mund t’i ndjekim vetëm në Tring.
Edhe një herë më shumë, kjo kompani vërteton se është në lartësinë e kërkesave të audiencës!
Për informacione të mëtejshme, vizitoni adresën online www.tring.al
Tring Comedy kthehet në Tring Summertime!
Tring Comedy, një kanal dedikuar familjes i cili ju shoqëron çdo ditë të vitit me humor, batuta dhe të qeshura nga filmat më të fundit, vazhdon misionin e tij duke u shndërruar në Tring Summertime për sjellë tek ju programacionin më të freskët.
Bashkë me këtë kanal do të lindin historitë më të bukura të dashurisë dhe aventurat më agëtuese verore.
Mos humbisni super premierat çdo ditë në shoqërinë e aktorëve më të mirë si Penelope Cruz, Scarlet Johansson, Paul Rudd, Jennifer Aniston, Anne Hathaway, Jim Sturgess etj…
Argëtimi përpara ekranit është i sigurt këtë verë sepse Tring nuk shkon me pushime!
Tring Collection – Shtëpia e sagave të mëdha
Tring gjithmonë e më shumë po sjell risi dhe po përmbush kërkesat e çdo shikuesi shqiptar!
Tashmë, Tring Collection, një kanal i ri i dedikuar sagave, vjen ekskluzivisht në këtë platformë.
Collection nga vetë emri nënkupton transmetimin maratonë të sagave më të mira që kanë thyer rekorde shikueshmërie në të gjithë botën. Ky kanal do të përmbushë kërkesat e të gjithëve sepse në të do të gjeni komedi, dramë, aksion, romancë, histori e shumë të tjera.
Të gjitha këto në platformën tokësore dhe atë satelitore në kanalin numër 137!
Sa bukur të ulesh përpara ekranit të TV dhe të mos duash asnjëherë të largohesh prej aty, efekt që e krijon vetëm 1 platformë, TRING!
Tring Classic – Kanali që risjell kohët e arta në ekran!
Platforma Tring vjen gjithmonë e më shumë risi për sa i përket prodhimeve dhe programacionit. Një ekran që të shëtit në të gjitha dimensionet e kinematografisë, sportit, komedisë, prodhimeve origjinale e shumë argëtimeve të tjera që janë gjithmonë prezente në çdo familje!
Kanali më i ri që Tring sjell është Tring Classic, një kanal i cili na kthen pas në kohën kur ikonat e kinematografisë ishin Marilyn Monroe, Sophia Loren, Alain Delon, Brigitte Bardot e shumë të tjerë. Jemi të sigurt që kur lexuat këto emra me vete menduat: “Eh, kohë të arta ato…”
Ju mund ti ripërjetoni ato emocione dhe ti ndiqni të gjitha në një kanal të vetëm duke filluar nga SOT me super premierat e Tring Classic.
Tring, Gjithmonë me ty!
CLICK – 24/7 me muzikën më të mirë në Tring!
Nëse jemi të lumtur, të mërzitur, të dashuruar apo çdo ndjesi tjetër, muzika është shoqëruesi ynë më i mirë! Click është kanali i platformës Tring i cili ofron një larmishmëri rrymash duke plotësuar shijet e gjithësecilit.
Ku ka më bukur se të nisësh ditën me Click Italian, këngët më të mira italiane duke filluar nga ato më të vjetrat e deri tek këngët më të dëgjuara të viteve të fundit.
Click in the morning është një tjetër “destinacion” për të kaluar një paradite frymëzuese, të qetë, plot motivim dhe energji pozitive!
Ikonat e muzikës shqiptare dhe asaj të huaj, disco ball, electro feel, loverdose, hip hop e shumë të tjera do të jenë shoqëruesi juaj më i mirë në çdo ditë të javës dhe çdo orë të ditës!