Starton në Tring programi Përgjigju, Gatuaj, Fito!

Fillon sot në ekranin e Tring në Living HD emisioni më i ri “Përgjgju, Gatuaj, Fito”. Nën drejtimin e Brunilda Lahe, ky do të jetë quiz-show i vetëm mbi gatimim, që do t’ju argëtojë pa masë.

Në këtë konkurs gatimi, tre pjesëmarrësit e fillojnë garën me të njëjtën paketë përbërësish.
Secili prej tyre ka 3 artikuj bazë, të tilla si: mollë, miell, mish ose mish viçi i grirë, asparagus, vezë etj. Garuesit duhet të përgatisin një pjatë duke përdorur përbërësit që kanë në dispozicion , por në të njëjtën kohë ata duhet t’i përgjigjen një quiz-i lidhur me ushqimet. Sa herë që ata e dinë përgjigjen e duhur, duhet t’i bien ziles në mënyrë që të fitojnë një përbërës të ri. Në fund, një juri e përbërë nga 3 persona do të shijoje të tre pjatat dhe do të shpall fituesin e javës.

Ky program mundësohet nga Delimano, Neptun, Hako dhe Beko.

Mos harroni të na ndiqni çdo të martë në orën 20:30 në Living HD dhe çdo të mërkurë në orën 21:00 në Vizion Plus!

Tring sponsorizon parkun e ri të lojrave

Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e këndit të 14 të lojërave në Njësinë 5, investim i cili mundësohet nga kompania “Tring” dhe përfshin module të ndryshme lojërash, ndriçim e gjelbërim të zonës. Ky shesh do të shërbejë jo vetëm për argëtimin e fëmijëve, por edhe si një hapësirë çlodhëse për të gjitha grupmoshat.Në fokus të Tring vazhdon të mbetet përgjegjësia sociale. Parku që pritet të ndërtohet do të jetë një ambient i përshtatshëm si për fëmijët, ashtu edhe për të moshuarit. Ai pritet të përfundojë përpara fillimit të sezonit veror të këtij viti.

“Edhe në një ditë si kjo e sotmja, kur patëm bllokim rrugësh, njerëzit duhet të kuptojnë se një orë e bllokuar në Tiranë, janë disa milionë euro shpenzime të qytetit, në shërbime të munguara në transport, në punë të pambaruara. Uroj që ata që e kishin në dorë për ta bërë Tiranën me të gjithë këto investime për 4 vjet, të kuptojnë se duke e bllokuar, thjesht u kujtojnë njerëzve se si e bllokuan 4 vjet me gjumin në Bashki, ndërkohë që shumë prej këtyre punëve mund të ishin bërë përpara 4 viteve”. – është shprehur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

2

Ndërtimi i këtij parku është një nga investimet e radhës së Tring. Ky projekt i madh pritet të sjellë përmirësim të jetës së qytetarëve dhe kryesisht fëmijëve.

parku4

parlu6

parlu6

parlu6

parlu6

Përveçse është një hapësirë mjaft e bukur për të gjithë banorët në zonën përreth, por edhe për të gjithë Tiranën, qëllimi i këtij investimi përputhet mjaft mirë edhe më sloganin e Tring: buzëqesh!

3

Tring, brandi i regjistruar i Albanian Satellite Communications shpk, kompania me standarte të çertifikuara

Pas një vlerësimi serioz dhe profesional të të gjitha kategorive të cilësisë, Tring, brandi i regjistruar i Albanian Satellite Communications shpk, merr çertifikatën për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë për Kompaninë. Kjo çertifikatë e vlefshme në fushën telekomunikacion, shërbime zanore, transmetim të dhënash dhe video është konform me standartin: UNE-EN ISO 9001:2008.

Gjithashtu Tring merr çertifikatën për Sistemin e Menaxhimit të Mjedisit, sigurisë në punë, manaxhimit dhe sigurisë së informacionit në fushat ë mëposhtme të aktivitetit: shërbime në transmetimin e të dhënave në fushën e telekomunikacionit me fibra të zeza të dedikuara, akses në rrjetin e internetit dhe të telefonisë, sisteme me programe kompjuterike, siguri transmetimi dhe ruajtje informacioni, shërbime LAN/WAN, shërbime satelitore, shërbime video, modem ëireless me të dhëna dhe fibra optike. Këto çertifikata i janë dhënë kompanisë pasi ka përmbushur të gjitha kriteret dhe standartet e cilësisë dhe sigurisë të përcaktuara.

Starton transmetimin në Living HD spektakli i modës

Platforma Tring tashmë sjell në Shqipëri formatin e njohur ndërkombëtar Shopping Night pas suksesit në vende si Anglia, Spanja dhe Italia. Ky reality mode starton në datën 22 qershor në Kanalin Living HD në orën 17.30.

Shopping Night është një lojë e vërtetë, e bazuar në stil e spektakël. Në çdo episod, tre konkurrentë do të gëzojnë qasje ekskluzive në një Qendër Tregtare, e hapur e tëra vetëm për ta. Qendra tregtare për sezonin e parë është ETC. Sfiduesit do të kenë pak minuta në dispozicion për të gjetur veshjen e duhur për një rast të veçantë. Sfida do të jetë e hapur për çdo grupmoshë e gjini. Kush prej tyre do të dëshmojë shije, stil dhe sensin e modës, do të shpallet ylli i Shopping Night.

Moderatori i My Living, Xhani Shqerra, do të jetë mikpritësi i konkurrentëve për t’i udhëzuar drejt zgjedhjes së duhur, ndërsa fituesi do të shpallet së bashku me dy personazhe Vip, të njohur për stilin e tyre apo angazhimin profesional në botën e modës.

Një format i cili rreket të edukojë shijet e të japë disa leksione bon toni për sa i përket kodit të veshjes.

Tring merr pjesë në forumin shqiptar të Telekomunikacionit

Forumi i 7-të Shqiptar i Telekomunikacionit InfoCom këtë vit u mbajt për 2 ditë, me datë 24 – 25 Maj 2016 pranë Hotel Tirana International. Ky forum kishte në fokus këtë vit dixhitalizimin, si e ardhmja e fushës së komunikimeve elektronike. Ekspertë nga fusha e Telekomunikacionit dhe Teknologjisë, autoritete akademike dhe qeveritare, ndanë eksperiencat e tyre lidhur me implementimin e projekteve të veçanta, si dhe vizionin e tyre drejt “Transformimit Digjital” të biznesit dhe shoqërisë shqiptare.
Dita e parë e forumit i ishte dedikuar teknologjisë së rrjetit të internetit fiks dhe ëireless  të cilat ndihmojnë në komunikimin dhe shpërndarjen e informacionit.

Dita e dytë e forumit u fokusua në temën e mundësive në Epokën Digjitale. Është koha që Shqipëria të bëhet pjesë e “Axhendës Dixhitale 2020” dhe “Tregut të Bashkuar Dixhital”, të cilët janë në zhvillim. Por të gjitha shërbimet dhe politikat ICT bazohen në infrastrukturën e rrjetit e cila është shtylla kurrizore e ICT dhe rritja e shtrirja e saj ndikojnë direkt në rritjen efiçiente në ekonomi, pasi përshpejton adoptimin e teknologjive të reja në biznese dhe shtëpi. Gjithashtu sjell mundësi të reja për vende pune në sektorё dhe fusha të cilat në të shkuarën nuk kanë qenë të aksesueshme.

Në seancën e fundit, por më progresive, pjesëmarrësit vunë theksin në temën Revolucioni i Internet of Things. Çdo gjë tregon se është kapërcyer faza fillestare, në të cilën përdoruesit ndërveprojnë me pajisjet, dhe po drejtohemi me shpejtësi në ndërveprimin mes pajisjeve, duke krijuar Internet of Things.
Në panairin e inovacionit, Tring solli për publikun risitë ne fushën e teknologjisë me prezantimin e platformës më të fundit, “My Tring IPTV”, e cila plotëson çdo kërkese dhe dëshire për të parë TV edhe nga një smartphone ose tablet. Tring tashme ka pozicionuar veten në treg si kompania e vetme, që ofron të gjithë shërbimet nën një brand, Televizion, Internet, Telefoni dhe “My Tring IPTV”.

Partneriteti sjell shërbimin e ri Mobile TV

16 Tetor 2015 – Finalizohet partneriteti ndërmjet kompanisë televiziv Tring  dhe operatorit të telefonisë mobile Telekom Albania

Marrëveshja e partneritetit midis dy kompanive sjell për herë të parë në Shqipëri shërbimin Mobile TV me një paketë abonimi të veçantë.

Me shërbimin Mobile TV nga Telekom dhe Tring abonentët do të kenë mundësi të ndjekin filmat, emisionet dhe ndeshjet e preferuara nga një Smartphone, Android dhe iOS kudo ku ndodhen nëpërmjet rrjetit 4G ose lidhjes WiFi.

Abonimi në paketën e shërbimit Mobile TV përfshin 40 kanale televizive nga Tring (5 kanale sportive Sport HD dhe 3 kanale High Definition)  si edhe Video On Demand me mijëra filma, seriale televizive, dokumentare, programe për fëmijë, sport pa pagesë shtesë. Të gjitha këto për vetëm 700 lekë/muaj! Për të përdorur shërbimin abonentët duhet të shkarkojnë në pajisjen e tyre aplikacionin Mobile TV nga Telekom Albania.

Partneriteti Tring – Telekom sjell shërbimin e ri Mobile TV

Marrëveshja e partneritetit midis operatorit televiziv Tring  dhe operatorit të telefonisë mobile Telekom Albania sjell për herë të parë në Shqipëri shërbimin Mobile TV me një paketë abonimi të veçantë.

Me shërbimin Mobile TV nga Telekom dhe Tring abonentët do të kenë mundësi të ndjekin filmat, emisionet dhe ndeshjet e preferuara nga një Smartphone, Android dhe iOS kudo ku ndodhen nëpërmjet rrjetit 4G ose lidhjes WiFi.

Abonimi në paketën e shërbimit Mobile TV përfshin 40 kanale televizive nga Tring (5 kanale sportive Sport HD dhe 3 kanale High Definition) si edhe Video On Demand me mijëra filma, seriale televizive, dokumentare, programe për fëmijë, sport pa pagesë shtesë. Të gjitha këto për vetëm 700 lekë/muaj! Për të përdorur shërbimin abonentët duhet të shkarkojnë në pajisjen e tyre aplikacionin Mobile TV nga Telekom Albania.

Se shpejti ne Tring Shopping Queens

Tring Digital ka blerë ekskluzivisht të drejtat televizive për realizimin e formatit hit, daily makeover “Shopping Monsters” nga kompania Global Agency format ky i shitur në 13 vende të botës.

Tring TV, do të prodhojë versionin shqiptar të formatit, ku pesë femra me karaktere, moshë dhe profesione të ndryshme do të konkurrojnë njëra-tjetrën në zgjedhjen e një veshje, për një kohë dhe buxhet të caktuar.

Shqipëria së bashku me Kroacinë i janë bashkuar 11 shteteve të tjera që transmetojnë sukseshëm prej disa sezonesh këtë format.

Formati i realizuar në Turqi nga Kanal D numëron 700 episode. Krahas Bullgarisë, Rumanisë, Polonisë, Hungarisë, Ukrainës, Rusisë dhe Letonisë, është duke u prodhuar sezoni i tretë në Kanalin francez M6, sezoni i pestë në Kanalin gjerman VOX, sezoni i dytë, në RTL Hollandë.

Greqia, Kanadaja dhe Australia janë shtetet që kane kërkuar rishtas të blejnë të drejtat e këtij formati.

Varianti shqiptar i titulluar “Shopping Queens” do të prodhohet nga Tring dhe do të transmetohet në kanalet Living HD dhe Vizion +.

Tring Communications lanҫon produktin IPTV

Mars 2014- Kompania Tring Communications lanҫon në treg produktin IPTV, një produkt i teknologjisë më të fundit, një risi e hedhur për herë të parë në tregun shqipëtar.

Me rastin e lanҫimit të shërbimit IPTV, Drejtori i Përgjithshëm i Tring Communications u shpreh: “Jemi të lumtur t’u ofrojmë qytetarëve eksperiencën e teknologjisë IPTV, që do t’u mundësojë atyre akses në television nëpërmjet internetit dhe një sërë shërbimesh të reja si VOD, DVR, WIDGET etj. Tring Communications, kompania inovatore në fushën e telekomunikacionit në vend shpreh besimin se IPTV do të revolucionalizojë mënyren sesi familjet shqiptare do të përdornin televizorin.’’ IPTV do tu mundësojë klientëve një grup shërbimesh multimediale të tilla si televizion, video, audio, në mënyrë që të plotësojë kërkesat më të larta në aspektin e shërbimeve interaktive, sigurisë dhe besueshmërisë.

IPTV është një platformë interaktive e cila plotëson ҫdo dëshirë tuajën. Ju mund të ndaloni filmin dhe ta shihni më vonë, mund të zgjidhni kategorinë e preferuar, është një televizion që plotëson ҫdo kërkesë dhe dëshirë.

Tring IPTV është shumë më tepër se një televizion tradicional dhe ky shërbim do ta rendisë kompaninë tonë si një kompani inovative.

Platforma Satelitore Tring kalon në formatin MPEG-4

10 Prill 2014-Platforma dixhitale Tring me datë 10 Prill ka bere kalimin e suksesshëm të Platformës Satelitore në formatin MPEG-4.
Tring është praktikisht e vetmja platformë televizive dixhitale shqiptare që mundëson kalimin 100 % te transmetimit satelitor në format HD MPEG-4.
Ky format nënkupton cilësi më të lartë transmetimi dhe më shumë kanale, duke e ҫuar numrin e tyre në 50.
Formati HD-MPEG-4 kërkon që të gjithë klientët të pajisen me dekoder Hd/S2p apo HD/3D për të parë kanalet e reja në Tring.
Kalimi në MPEG-4 mundëson për të gjithë klientët cilësinë HD të kanaleve dhe shtimin e tyre.

Tring TV hedh në treg produktin më të ri, IPTV

Mars 2014- Tring Tv sjell ekskluzivisht për tregun shqiptar shërbimin më të ri që ofrohet në tregun e telekomunikacionit, IPTV. Në bashkëpunim edhe me Albtelecom, Tring Dixhital mundëson aksesin në IPTV, shërbim televizioni nëpërmjet internetit.
Administratorja e Përgjithshme Tring TV shprehet:’’Në vendin tonë sapo ka nisur një epokë e rë në teknologjinë televizive. Jemi jashtëzakonisht të lumtur që tashmë mundemi të sjellim në tregun shqiptar shërbimin IPTV, i cili do të ngrejë në një nivel tjetër shërbimin e televizionit.’’
Teknologjia IPTV konsiderohet si shërbimi i dekadës dhe nënkupton që televizori, kompjuteri, interneti dhe telefoni bashkohen së bashku duke ju dhuruar shërbime pafund por mbi të gjitha më shumë kontroll dhe personalizim të televizorit tuaj.
Tring TV planifikon të investojë fuqishëm në mënyrë që shërbimi të ofrohet në ҫdo cep të Shqipërisë.
Shërbimi parashikon ndjekjen e programeve online në çdo kohë pavarësisht orarit të transmetimit, si dhe përzgjedhjen e tyre sipas dëshirës. Kjo do të thotë që televizori të përdoret njësoj si kompjuteri.
Tring TV është e para kompani në ofrimin e shërbimit IPTV, duke sjellë risitë e fundit teknologjike, një fakt që e ka pozicionuar Tring TV si komapaninë më novatore në tregun e telekomunikacionit në vend.

12 MUAJ TRING OTT APP
Banner Image
12,900 L /
12 muaj
Buy Now