Tring nënshkruan marrëveshjen «Për përdorimin e sigurtë dhe të përgjegjshëm të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike në Shqipëri»

Tring është një nga gjashtë kompanitë në vend që premton internet të sigurt për përdoruesit e tij. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt, me datë 6 shkurt 2018, Tring nënshkroi marrëveshjen “Për përdorimin e sigurtë dhe të përgjegjshëm të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike në Shqipëri”. Ky aktivitet u mbajt pranë Hotel Tirana International, organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe CRCA Shqipëri.

Dita ndërkombëtare për internetin e sigurt gjatë vitit 2018 zhvillohet nën moton “Krijo, lidhu dhe ndaj me respekt: Interneti i sigurt fillon nga ty” dhe ajo është një thirrje për veprim për qeverinë, shoqërinë civile, industrinë e internetit, prindërit mësuesit e etj, për të mbrojtur dhe ndërgjegjësuar fëmijët dhe adoleshentët nga rreziqet e lundrimit në internet.

sssave
Me këtë qëllim, për të zbatuar Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Për sigurinë online të fëmijëve në Shqipëri” të nënshkruar në Shkurt të 2016, midis: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Brendshme, është hartuar edhe një plan veprimi me detyrat përkatëse për secilën prej tyre, duke perfshirë edhe AKCESK, si autoriteti rregullator i fushës së sigurisë kibernetike.
Gjithashtu, gjatë aktivitetit, Ofruesit e shërbimit të Internetit (ISP) me potenciale ne treg (tre kompanitë mobile dhe tre ISP kabllore) do të nënshkruajnë aneksin amendues të Kodit të Sjelljes “Për përdorimin e sigurtë dhe të përgjegjshëm të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike në Shqipëri”, i nënshkruar që prej 2013 prej tyre. Ndryshimet në këtë kod sjellin angazhime të reja për ISP, të cilat do të konsistojnë në hartimin e politikave dhe aplikimin e tyre në mbrojtjen e fëmijëve në internet. Detyra të tjera janë: përfshirja e tyre në fushata ndërgjegjësuese mbarë kombëtare; shpërndarja e informacionit nëpërmjet pikave të tyre të shitjes (fletë palosje; aplikacione; informim verbal të prindërve mbi masat e aplikueshme; etj.)

Mesazhi i kësaj konference nga të gjithë aktorët e përfshirë është i qartë:
Gjithsecili nga ne ka aftësinë për të bërë një ndryshim pozitiv në internet dhe për t’a përdorur atë për qëllime pozitive dhe benefitet që ofron. Prindërit dhe mësuesit, janë përgjegjës për edukimin e fëmijëve, për të përçuar tek ata dijen, nxitur selektivitetin, për të bërë zgjedhjen pozitive në internet.
Industria mund të ndihmojë për të krijuar një internet më të mirë, duke krijuar dhe promovuar përmbajtje pozitive dhe shërbime të sigurta në internet.
Kujdesi në zgjedhjet që bëni, duke lundruar në internet, ndikon në formimin e njeriut që do të bëhesh nesër.
Përdorni internet të sigurt, për të rritur fëmijë me mendje të shëndoshë!

Vlerësime për Tring: Jolly HD zgjidhet kanali më i mirë ndërsa «Studio UEFA» programi më i mirë i dedikuar sportit

MEDIA ALBANIA ka organizuar për të herë të katërt çmimet “Magjia e medias”. Gjatë këtij edicioni prej datës 28 Nëntor – 30 Dhjetor për 31 kategoritë janë numëruar mbi 300 mijë vota dhe mbrëmjen e 31 Dhjetorit janë shpallur fituesit. Vizion Plus dhe Tring janë shpallur fitues të çmimit “MAGJIA E SPORTIT” me eventin më të bukur sportiv UEFA CHAMPIONS LEAGUE të transmetuar gjatë këtij sezoni në ekranet tona. Studio Uefa është zgjedhur si programi më i mirë dedikuar sportit në vend, por nuk është ky çmimi i vetëm që publiku ka zgjedhur për Tring pasi kanali “JOLLY HD” është vlerësuar si “MAGJIA E KANALIT” duke u cilësuar si kanali më i mirë me pagesë (PAYTV) në Shqipëri për programacionin e tij të pasur me filma, seriale, programe për çdo moshë.

Në çmimin MAGJIA E SPORTIT Tring është shpallur fitues me 45% të votave, ndërsa në çmimin MAGJIA E KANALIT me 31% të votave.

Tring shpallet kompania e vitit

Platforma dixhitale Tring vlerësohet maksimalisht nga Dhoma e Tregtisë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore.

Është vlerësuar si e para kompani që ka sjellë shërbimin IPTV në familjet shqiptare. E këtë çmim ia dedikon të gjithë abonentëve që besojnë dhe zgjedhin Tring.

Këtë inovacion kompania Tring e ofron për shqiptarët që nga Marsi i vitit 2014 e falë kësaj teknologjie të gjithë atyre që kanë zgjedhur shërbimin IPTV, u mundësohet akses në televizion nëpërmjet internetit dhe një sërë shërbimesh të reja.

IPTV është një platformë interaktive, e cila plotëson çdo dëshirë tuajën. Ju mund të ndaloni filmin dhe ta shihni më vonë, apo mund të zgjidhni kategorinë e preferuar, për të përmbushur kërkesat dhe dëshirat e familjarëve.

Eventi që bën bashkë sipërmarrësit më të mirë shqiptarë, u vlerësua edhe nga zëvendëskryeministrja Senida Mesi.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Ministrat e Ekonomisë së Shqipërisë, Kosovë e Maqedonisë.

Mbyllet sinjali analog në Korçë, Pogradec dhe Bilisht; TV do të shihni vetëm në këtë mënyrë!

Tring njofton se procesi i digjitalizimit përfundon nesër në qytetet Korçë, Pogradec dhe Bilisht. Kjo do të thotë se mbyllet sinjali analog dhe bashkë me të, të gjitha kanalet e transmetuara në këtë sinjal. Sinjali digjital do të mundësojë cilësi më të lartë të transmetimit si në audio, ashtu edhe në figurë.

Nuk ka më kanale! Çfarë duhet bërë për të parë TV?

Së pari, duhet të pajiseni me dekoderin Tring nepërmjet të cilit do të shihni jo vetëm kanalet e Tring, por edhe kanalet kombëtare falas. Aparati Tokësor kushton vetëm 3,500 lekë nga 6,900 lekë. Ndërkohë, ju do të merrni kartën smart dhe një muaj abonim dhuratë nga Tring.
Së dyti, të gjithë shikuesit duhet të drejtojnë antenat në drejtimet: Korçë dhe rrethina – Mali Moravë (Çardhakë) & Pogradec dhe rrethina -Tushemisht (Kodra sipër Tushemishtit). Në të dy këto qytete do të transmetohet në kanalin 21 me frekuence 474 MHz.
Duke nisur nga data 01 dhjetor, do të shijoni më shumë kënaqësinë që ju jep ekrani i televizorit. Do të mund të zgjidhni midis një shumëllojshmërie kanalesh për të gjitha shijet dhe moshat.

Ku duhet të drejtohem për të përfituar nga oferta?

– Nëse banori në Korçë, drejtohuni në distributorin Tring në adresën Sheshi i Teatrit, pranë BKT-së.
– Nëse banoni në Bilisht, jeni të lutur të vizitoni distributorin Tring në Bulevardin kryesor, pranë fondit Besa.
– Nëse banoni në Pogradec, mund të drejtoheni në distributorin Tring pranë Tregu Fshatar.

Cilat kanale do të mund të shoh në sinjalin digjital?

Të gjithë klientët në platformën Tokësore Tring do të ndjekin kanalet si mëposhtë:
– Vizion Plus HD
– Ora News HD
– Channel One
– Kanali 7
– Living HD
– Jolly HD
– 3 Plus
– Tring Shqip
– Tring Action
– Tring Super
– Tring Tring
– Tip Tv
– Tring World
– Tring Sport News HD
– Tring Sport 1 HD
– Tring Sport 2 HD
– Folk +
– Desire

Së bashku me kanalet Tring ju mund të shihni falas kanalet Free si mëposhtë:

– RTSH 1 HD
– RTSH 2 HD
– RTSH 3 HD
– RTSH FILM
– RTSH SHQIP
– RTSH MUZIKE
– RTSH SPORT
– RTSH KUVEND
– RTSH 24
– RTK 1
– KLAN HD
– KLAN PLUS
– KLAN KOSOVA
– ABC NEWS
– TOP CHANNEL

Tring njofton se ka nisur procesi i digjitalizimit në Korçë, Pogradec, Bilisht!

Për të parë kanalet e platformës Tring dhe kanalet kombëtare free përfitoni nga oferta: Aparat tokësor DVB- T2 nga 6,900 lekë në 3,500 lekë. Dhuratë 1 muaj abonim në Platformën Tokësore.

Luten të gjithë shikuesit në Korçë dhe rrethinat e saj që të drejtojnë antenat në drejtim të Malit Moravë (Çardhakë), kurse shikuesit në Pogradec dhe rrethinat e tij të drejtojnë antenat në drejtim të Tushemishtit (Kodrës sipër Tushemishtit). Në të dy këto qytete do të transmetohet në kanalin 21 me frekuence 474 MHz

Tring përfundon proçesin e dixhitalizimit në Berat

Platforma dixhitale Tring tani mbulon me sinjal HD qytetin e Beratit, Kuçovës, Urën Vajgurore, Poliçanin dhe fshatrat përreth tyre. Luten të gjithë teleshikuesit të drejtojne antenat e tyre ne drejtim të malit të Goricës. Tring transmeton programet e saj në kanalin 24 UHF, me frekuencë 498 MHZ.

Të gjithë klientët në platformën Tokësore Tring do të ndjekin kanalet si mëposhtë:

 

Vizion Plus HD
Ora News HD
Channel One
Kanali 7
Living HD
Jolly HD
3 Plus
Tring Shqip
Tring Action
Tring Super
Tring Tring
Tip Tv
Tring World
Tring Sport News HD
Tring Sport 1 HD
Tring Sport 2 HD
Desire

 

Së bashku me kanalet Tring ju mund të shihni falas kanalet Free si mëposhtë:

RTSH 1 HD
RTSH 2 HD
RTSH 3 HD
RTSH FILM
RTSH SHQIP
RTSH MUZIKE
RTSH SPORT
RTSH KUVEND
RTSH 24
RTK 1
KLAN HD
KLAN PLUS
KLAN KOSOVA
ABC NEWS
TOP CHANNEL

Tring njofton se po mbyllet Procesi i Dixhitalizimit të Transmetimeve Televizive – Përfitoni nga ofertat!

Tradicionalisht, shërbimet televizive në tokësor janë marrë nga Televizorë duke përdorur teknologjinë analoge. Megjithatë, televizioni dixhital tokësor (DTT) duke përdorur standardin DVB-T/T2 bën të mundur të ofroj të njëjtat shërbime TV dhe radio por në cilësi dixhitale.
Çfarë është televizioni Dixhital tokësor (DTT)?
DTT është një mënyrë transmetimi në formë dixhitale e cila ofron mundësinë për të marrë programe me antenë normale tokësore, e cila aktualisht përdoret për të marrë kanalet Analoge. Marrja e kanaleve dixhitale të lira dhe ato me pagesë merren nga Dekoderi DVB-T/T2 i cili lidhet me antenën si edhe me kabllo SCART ose HDMI për të dërguar sinjalet figurë dhe zë në televizor. Nëse nuk dispononi një dekoder DVB-T/T2 ju nuk mund të shikoni kanalet të cilat më parë transmetonin në sinjalin analog dhe në vijim do të jenë në sinjalin dixhital.
Çfare duhet të bëni përpara fikjes së transmetimeve Analoge?
Në diferencë nga sinjali analog ai dixhital ka tolerancë më të vogël përkunderjt fuqisë së sinjalit, dhe si e tillë masat që duhen marrë për të janë:
• Drejtimi i antenës drejt Stacionit të transmetimit
• Vendosja e antenës me pamje të qartë dhe pa pengesa drejt Stacionit të transmetimit.
• Pajisuni me një marrës dixhital tokësor ose ndryshe i quajtur Dekoder DVB-T/T2
Cila është lista e kanaleve në paketën Tring Familjare në Tokësor?
Në momentin e dixhitalizimit të gjithë klientët në platformënTokësore do të mund ndjekin bashke me kanalet TRING ne tokesor dhe të gjitha kanalet FREE që gjenden në listën si meposhtë:
• Top channel
• Top news
• TV Klan
• TV Klan Kosova
• Klan PLUS
• ABC news
• Vizion PLUS
• News 24
• A1 report
• Report tv
• In TV
• RTSH- HD
• RTSH2- HD
• RTSH3- HD
• RTSH- Sport
• RTSH- Film
• RTSH- Muzikë
• RTSH- Shqip
• RTK (Radio televizioni Publik i Kosovës)
• RTSH- Lajme
• RTSH- Reportazhe
• Channel One
• Ora news
• TV5
• ScanTV
• Tema TV
Falë abonimit në TRING tashmë ju do të përfitoni:
• Më shumë kanaleTelevizive
• Cilësi më të lartë transmetimi
Çfarë ofron Tring për ju?
Në kuadër të procesit të dixhitalizimit,Tring mendon për ju ndaj vjen me një super ofertë:
• Aparat tokësor DVBT- 2 nga 6900 lekë për 3500 lekë.
• Abonim 3 mujor tokësor nga 4100 lekë për 2100 lekë.
Së bashku me kanalet Tring ju mund të shihni falas të gjitha kanalet kombëtare. Nxitoni të përfitoni nga oferta. Për më shumë kliko www.tring.al ose vizito dyqanet Tring.

Tring inaguron këndin e lojrave pranë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Tring i ka bërë një surprizë Tiranës mëngjesin e sotëm. Fëmijët në rrugën “Sulejman Delvina” në njësinë numër 5, në kryeqytet u zgjuan me një dhuratë. Është ky shesh i ri rekreativ dhe kënd lojrash, përballë stadiumit “Selman Stërmasi” që do ti gëzojë ata çdo ditë. Lojrat e shumëllojshme do të jenë aty përgjithmonë për vogëlushët. Jetëzimi i sheshit u mundësua nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me kompaninë ”TRING” dhe përfshin module të ndryshme lojërash, ndriçim dhe gjelbërim të zonës.

19732130 10156371101679832 8432841610457664756 n

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përuroi këndin e 18-të lojërave në kryeqytet, ku theksoi se bashkia është e fokusuar te punët konkrete për të transformuar kryeqytetin. Ai kërkoi prej të gjithë qytetarëve që të kujdesen për veprat publike të cilat janë në të mirë të komunitetit gjithashtu garantoi se Bashkia e Tiranës do të vijojë këtë vit me ndërtimin e 11 këndeve të reja në zona të ndryshme të kryeqytetit, duke krijuar më shumë hapësira për të vegjlit.

19642516 10156371101689832 3724872950786343259 n

Në sheshin rekreativ dhe këndin e lojërave të ndërtuar në zonën e njohur si stadiumi “Selman Stërmasi”, të gjitha materialet e përdorura janë të certifikuara sipas standardeve të BE-së duke rritur në këtë mënyrë sigurinë e fëmijëve që luajnë.

19732242 10156371101649832 1371739242372686423 n

Drejtoresha e marketingut e kompanisë Tring, Elisa Mulgeci në këtë përurim, na tregon se përse vendosën të bashkëpunojnë me bashkinë e Tiranës në këtë projekt që vë në qendër fëmijët:

Zgjodhëm të bashkëpunojmë me Bashkinë e Tiranës dhe të targetojmë pikërisht fëmijët në mënyrë që të investojmë në edukimin sa më të mirë të tyre. Ky është një park rreth 600 m2 dhe ka 7 module lojrash për të gjitha kategoritë e fëmijëve. Ky është një ndër projektet që ”TRING”ndërmerr dhe investon në shërbim të komunitetit.

Por ky nuk do të jetë projekti i vetëm me profil social që kompania Tring do të mbështesë. Vazhdimisht gjatë sezonit të verës animatorë me personazhet më të dashur të kanalit Tring- Tring do të vizitojnë këtë kënd lojërash e do të argëtojnë vogëlushët.

19665509 10156369788674832 1203776911889531582 n

19601061 10156369788324832 1782716886551666021 n

Nga 31 Maj vjen në Tring “10 vjet më i ri në 10 ditë”

Kush nuk do të donte të dukej më i ri? Të gjithë do të donim por akoma më i mrekullueshëm do të ishte fakti që do të dukeshim 10 vjet më të rinj dhe kjo në vetëm 10 ditë. Nga data 31 Maj vjen në Tring programi i vetëm ku pjesëmarrësit ndryshojnë totalisht.

Nën drejtimin e Orinda Hutës, çdo javë do të njihemi me personazhe të ndryshëm të cilët duan të ndryshojnë diçka në pamjen e tyre. Ata do të transformohen dhe në fund do të ndihen më mirë me veten e tyre.

“10 vjet më i ri në 10 ditë” vjen çdo të mërkurë ora 21:00 në Living HD. Mos e humbisni!

Rikthehet Sfida imobiliare në ekranin e Tring dhe Vizion Plus

Rikthehet në ekranin e Tring dhe Vizion Plus, sezoni i dytë i “Sfida imobiliare”. Pas suksesit në sezonin e parë, Zhaku dhe Luani do t’i vijnë përsëri në ndihmë të gjithë atyre që janë në kërkim të një shtëpie.

Misioni i tyre në çdo puntatë është t’i prezantojnë një blerësi alternativen e tyre. Ata kanë të gjithë informacionin e ofertave më të mira të tregut në të gjithë Shqipërinë, ata dinë se si mund të bëjnë një aset imobiliar sa më të shfrytëzueshëm. Rivaliteti i tyre do ta bëjë blerësin të kuptojë se cila është prona e duhur për të.

Ky sezon i ri vjen në bashkëpunim me Century 21, agjensia më e madhe në rang botëror.

Mos humbisni “Sfida imobiliare” çdo të martë në orën 20:00 në Living HD dhe çdo të diel në orën 19:30 në Vizion Plus.

12 MUAJ TRING OTT APP
Banner Image
12,900 L /
12 muaj
Buy Now