Çfarë do të ndodhë në Tring më 1 Qershor?

Fëmijë dhe të rritur po presin me padurim festën e 1 Qershorit. Ata do të jenë të gjithë të pranishëm në zyrat e Tring, të cilat do të shndërrohen në parkun më të madh festiv. Shumëllojshmëria e aktiviteteve si Go Kart, Kinema, Facepainting, Bouncing game etj do ta bëjnë akoma më të veçantë këtë ditë. Do të bëni xhiro me makina, do të argëtoheni me miqtë tuaj në tullumbacin gjigand, si dhe do të takoheni me personazhet e dashur si Masha, Ariu dhe Peppa Pig.

3 kënde Tring do t’i dedikohen të vegjëlve tuaj. Ju pëlqen të pikturoni, dhe të krijoni me materiale të ndryshme? Xhaxhi Kosta ju pret në këndin Artist “Tak Fak”. Për ju që ju pëlqen të gatuani, por… edhe të hani, ju presim së bashku me teta Mirelën në këndin e gatimit. Do të gatuajmë së bashku ëmbëlsirat tuaja të preferuara.

Po përrallat a ju pëlqejnë? Për këtë ka menduar teta Edi, e cila do të lexojë për ju përrallat më të bukura që keni dëgjuar ndonjëherë.

 

Ndaj nuk ju mbetet gjë tjetër, veçse më 1 Qershor të mbërrini që në orën 10:00 në Rrugën e Qelqit në Kombinat, aty ku ndodhen zyrat e Tring. Bëhuni gati për një festë të paharrueshme!

Vazhdon Tring Tour, mirëpresim klasën e tretë të shkollës “Kosova”

Çamarrokë, të zgjuar e shumë të shkathët kështu do të quanim të gjithë nxënësit e klasës së tretë të shkollës “Kosova” të cilët na vizituan sot në ambientet e Tring. Ata mësuan më shumë mbi punën që zhvillohet brenda platformës Tring, si dhe u njohën me ata që fshihen pas 3 kanaleve të tyre të preferuara: Tring Tring, Kids dhe TIP TV. Nuk mund të mungonin as pyetjet mbi sportit, komentin e ndeshjeve të futbollit dhe lidhjet direkte. Gjithashtu, ata vizituan studion e një prej programeve më të dashura për fëmijë Artist “Tak Fak”. Një ditë e këndshme për tu mbajtur mend gjatë!

   

 

Të gjithë shkollat të cilat duan të vizitojnë shkollat e Tring janë të lutur të na kontaktojnë në 044800008 ose në info@tring.tv

Qeveria e nxënësve e shkollës “Betim Muço” viziton zyrat e Tring

Ditën e sotme, Tring mirëpriti disa vizitorë të veçantë. Qeveria e nxënësve të shkollës “Betim Muço” në Kombinat ishte e pranishme në zyrat tona për tu njohur më shumë mbi punën brenda një televizioni.

Si xhirohet një program, si montohet ai dhe si bëhet e mundur të transmetohet në shtëpitë e çdo shqiptari – ishin vetëm disa nga pyetjet e panumërta të tyre.

Kuriozë, të etur për dije dhe të gatshëm për të mësuar, ata zbukuruan zyrat tona, si dhe na bënë të shpjegonim me fjalë sa më të thjeshta punën e përditshme.

Të gjithë shkollat të cilat duan të vizitojnë shkollat e Tring janë të lutur të na kontaktojnë në 044800008 ose në info@tring.tv

Tring, golden partner i eventit më frymëzues të vitit «Rruga drejt suksesit»

Plot 2000 të rinj, shqiptar e të huaj, u mblodhën së bashku më 2-3 Nëntor, në Expo City në një trajnim maratonë drejtuar nga Vasil Naçi në një event unik për tu frymëzuar, mësuar, për tu mbushur me ide dhe energji, si dhe për tu argëtuar. Trajnimi dy ditor, më i madhi i mbajtur ndonjëherë në kryeqytet, ishte më shumë se sa një leksion për jetën.

45206672_10157928649819832_20985704129495040_n.jpg

Për shumë pjesëmarres, ai u cilësua si eventi që të ndryshon jetën, të bësh ta shohësh realitetin drejt e sy, pa u trembur, gati për ta sfiduar.

45308928_10157928649939832_7207023227984412672_n.jpg

Tring ishte pjesë e këtij eventi si golden partner. E vetmja kompani mediatike mbështetëse e eventit, ishte gati jo vetëm për t’i thënë po një eventi të tillë, por gjithashtu për të trajnuar një pjesë të stafit, i cili përballet çdo ditë me sfida të reja.

tringstaff

Për ne, ishte kënaqësi të ishim krah Agna Group, dhe një sërë kompanish të tjera në një mision ku të gjithë të ardhurat nga eventi shkojnë për bamirësi.

45478398_562190047536310_7786798973485842432_n.jpg

Si një kompani e sigurt drejt rrugës tonë të suksesit, ne e duam energjinë e mirë dhe punojmë fort që çdo ditë të jemi të frymëzuar për të plotësuar shijet dhe kërkesat e të gjithë abonentëve tanë.

vasilty.jpg

Fiket sinjali analog, ja çfarë duhet të bëni për të ndjekur TV si më parë!

Është fikur sot më 10 shtator sinjali analog në Tiranë dhe Durrës. Kjo do të thotë se për të parë TV, ju duhet të keni një aparat marrës dixhital. Nëse nuk dispononi një dekoder të tillë, ju nuk mund të shikoni kanalet të cilat më parë transmetonin në sinjalin analog.

Me dekoderin e ri, ju do të përfitoni:
• Më shumë kanale televizive
• Cilësi më të lartë transmetimi

Çfarë duhet të bëni për të pasur një dekoder dixhital?
Tring vjen me një super ofertë për Tiranën dhe Durrësin. Nxitoni të përfitoni nga oferta:
Aparat tokësor HD DVB-T2 + kartë smart + 1 muaj abonim në platformën tokësore 2,900 lekë.
UEFA Champions League e përfshirë.
Të gjithë klientët përveç kanaleve Tring me aparatin HD DVB -T2 mund të shohin të gjithë kanalet kombëtare falas.

Për më shumë informacion, vizitoni pikën më të afërt Tring, telefononi në 044 800 008 ose vizitoni www.tring.al

Ktheni pajisjet e vjetra dhe përfitoni dhuratë dekoderin e ri tokësor DVB-T2

Tring njofton të gjithë abonentët e platformës tokësore, të cilët kanë pajisje të gjeneratës së vjetër DVBT & Module, duhet të pajisen sa më parë me dekoderin e ri DVB-T2 HD.

Nxitoni të përfitoni nga oferta: blini abonimin 3 mujor në platformën Tokësore dhe përfitoni dekoderin DVB-T2 HD Falas + UEFA Champions League e përfshirë.

Të gjithë klientët përveç kanaleve Tring me aparatin HD DVB-T2 mund të shohin të gjithë kanalet kombëtare Falas.

Ofertë e vlefshme deri në 31 korrik. Vizitoni dyqanet Tring ose klikoni në www.tring.al

Surpriza e Tring në këtë botëror: Ndiqni falas Tring Sport 1 HD dhe Extra Time World Cup

Ethet e Botërorit na kanë përfshirë të gjithëve ndaj ju lëmë takim përpara ekranit të Tring Sport 1 HD për të shijuar së bashku emocionet e Rusi 2018. Tring do t’ju përcjellë të rejat më të fundit nga ky kampionat në Extra Time World Cup nën moderimin e Eva Muratit. I gjithë kompeticioni sportiv do të pasqyrohet nëpërmjet 10 emisioneve gjithsej. Me një panel të përbërë nga 4 të ftuar: specialistë futbolli dhe gjykimi si dhe të ftuar nga bota e spektaklit, humorit, televizionit, apo edhe politikës. Programi do të realizohet në formë spektakli, ku do të pasqyrohen golat e ndeshjeve të luajtura dhe do të përgatiten materiale të ndryshme si kuriozitete, momente të diskutueshme etj.

Megjithatë, surprizat nuk mbarojnë me kaq. Magjinë e kampionatit botëror do të mund ta përjetojnë të gjithë sepse çdo të mërkurë dhe të diel Tring Sport 1 HD do të qëndrojë i hapur. Në orën 22:00, gjatë këtyre ditëve, ju presim në Extra Time World Cup.

Extra Time5

TRING, kampion i pamposhtur i Ligës Amatore të Volejbollit

TRING gdhendi emrin, si fituesi i kampionatit të tretë të Ligës Amatore në Volejboll. Rrugëtimi i gjatë prej plot 21 ndeshjesh pa humbje u finalizua të enjten me trofeun e radhës, pas atij të Kupës së Ligës në fund të vitit të kaluar. Finalja mjaft emocionuese dhe e luftuar, që zgjati gati 2 orë në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet, solli fitoren 3-1 për ekipin e Tring. Edhe pse përballë kishte një kundërshtari të fortë, SMARTCOM që po ashtu e mbylli në krye grupin e vet.  Pavarësisht se humbën setin e parë 23-25, djemtë dhe vajzat e skuadrës së platformës televizive, gjetën forca për të reaguar e për të realizuar një përmbysje të jashtëzakonshme. Si rezultat arritën të fitojnë setet e tjera me shifrat 25-16, 25-19 dhe 27-25. Kështu u kurorëzua më së miri marshimi, në një kampionat ku TRING ishte e vetmja që nuk u thye nga asnjë kundërshtar. Madje, duke humbur vetëm 4 sete. Gjithçka erdhi si meritë e drejtimit nga ana e trajnerit Grios Pirra.

32222382 10157410949179832 2406476553975234560 n

E mbi të gjitha ishte shpërblim i mundit të lojtarëve, duke filluar nga kapitenia Esmeralda Çavo, për të vijuar me pasuesin Izmir Shkupi dhe dy shuterët kryesorë Altin Bërdufi e Eugen Ajdini. Pa harruar as kontributin e ardhur nga pjesa tjetër e skuadrës së përbërë nga Serenela Bello, Nilsi Gjino, Sokol Andoni, Kristi Çavo, Adiona Dushi, Elda Danga, Belfat Reçi, Ened Kalenja dhe Andrea Kushi. Ky kampionati amator i volejbollit, i nisur që në tetor të vitit të kaluar erdhi si një organizim i FSHV. Ndryshe nga edicioni i mëparshëm, ai pati më shumë konkurrencë, përderisa merrnin pjesë 20 skuadra, që u ndanë në dy grupe. Pati edhe një fazë me eleminim direkt, ku u kualifikuan 4 ekipet e renditura në krye të secilit grup. Sfidat çerekfinale dhe gjysmëfinale regjistruan duele spektakolare, me TRING që eleminoi edhe kampionët në fuqi të FAMA. Ndërsa akti përfundimtar i 10 majit shpalli kampionen e merituar.

32187232 10157410949609832 3865190414273216512 n

Tring njofton se ka nisur procesi i dixhitalizimit në Fier, Lushnje dhe Mallakastër

Vazhdon procesi i dixhitalizimit në të gjithë vendin. Pas qyteve si Durrës, Korçë, Pogradec, Bilisht, Elbasan, Berat dhe Krujë, Tring njofton se ka nisur procesi i dixhitalizimit në Fier, Lushnje dhe Mallakastër!

Nxitoni të përfitoni nga oferta:
Aparat tokësor nga 6,900 lekë në 3,390 lekë

Dhuratë Karta Smart + 3 muaj abonim në platformën tokësore

Uefa Champions League e përfshirë!

Të gjithë klientët përveç kanaleve Tring me aparatin HD DVBT-2 mund të shohin të gjithë kanalet kombëtare falas. Luten të gjithë shikuesit që të drejtojnë antenat në drejtimet: Ardenicë, Likovun, dhe Ballsh. Tring transmeton programet e saj në kanalin 29 UHF, me frekuencë 538 MHZ

Eventin më të bukur futbollistik në mbarë botën do të vazhdoni ta ndiqni vetëm në Tring!

Në Shqipëri, që prej vitit 2015, Uefa Champions League lidhej menjëherë me emrin e platformës Tring. Për tre sezone, shikuesit kanë ndjekur në katër kanalet e dedikuar sportit, duelet emocionuese të skuadrës së tyre të zemrës. Me një transmetim maratonë, duke nisur që nga ora 20:00 me Studio Uefa, mbrëmja e çdo shqiptari të martave dhe të mërkurave ka qenë e rezervuar vetëm për ekranin e Tring. Pavarësisht, moshës, gjinisë apo tifozerisë, Tring ka bashkuar të gjithë familjen për të përjetuar magjinë e futbollit.

Megjithatë, nuk mbetet me kaq! Përjetime të tilla përgatituni të ju shoqërojnë deri në 2021. Edhe për plot 3 sezone të tjera, Tring ka fituar të drejtën ekskluzive të transmetimit të Uefa Champions League në Shqipëri.

Për herë të parë, sezonet 2018 – 2021, do të transmetohen vetëm në PayTV ndaj të gjithë ata që duan të mos humbasin asgjë nga eventi futbollistik më emocionues në botë duhet të përfitojnë nga ofertat për tu pajisur me dekoderin Tring.

Magjia e futbollit do t’ju shoqërojë gjatë në Tring. Ekskluzivisht për të gjithë ju, vijnë kampionët e vërtetë të futbollit në ekranin tuaj të preferuar. Buzëqeshni me Tring!

12 MUAJ TRING OTT APP
Banner Image
12,900 L /
12 muaj
Buy Now