Te nderuar klientë,
Tring Communications dëshiron t’ju njoftojë se bazuar në shkresën Nr. 3392, datë 23.11.2010 të dërguar nga AKEP dhe në zbatim të ligjit 9918, “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë” obligohet të ndëmarrë disa masa teknike për të operuar konform ligjit për të drejtat e autorit, për pronësinë intelektuale, të drejtat ekskluzive të transmetimit, si dhe konkurrencën e lirë dhe të ndershme.
Kjo shkresë përbën një detyrim ligjor për të gjitha kompanitë ofruese të shërbimit të internetit që operojnë në Shqipëri për të kontrolluar aktivitetin e tyre dhe për të vepruar konform ligjit. Kompania jonë ndjek ligjin dhe përcaktimet e tij, duke mbrojtur të drejtat e autorit dhe ato të pronësisë dhe duke mos lejuar zhvillimin e një aktiviteti i cili bie në kundërshtim me këto ligje.
Në zbatim të njoftimit “Për filtrimin e trafikut të internetit për ndalimin e fenomenit Marrës satelitor, tokësor apo dixhital kabllor të bazuar në shërbimin TV”, Tring Communications ka marrë masa teknike dhe administrative në lidhje me këtë cështje. Kështu duke filluar nga data 1 Janar 2011, ne do të aplikojmë filtrimin e shërbimit të internetit në ato porta të cilat bien ndesh me ligjin për mbrojtjen e të drejtave të autorit.
Ju lutem kini në konsideratë që ky filtrim, do të aplikohet në atë trafik i cili nuk pengon apo ndikon në cilësinë e lartë të shërbimit të ofruar.
Për më shumë informacion lidhur me kërkesën e adresuar nga AKEP ju mund te gjeni duke klikuar ne këtë dokument: AKEP-NJOFTIM Marrës satelitor, tokësor apo dixhital kabllor të bazuar në S.O.Linux.PDF, po ashtu mund të na kontaktoni në:
T: +355 44 800 000
E: info@tring.al
Ju faleminderit për mirëkuptimin!