Fëmijë dhe të rritur po presin me padurim festën e 1 Qershorit. Ata do të jenë të gjithë të pranishëm në zyrat e Tring, të cilat do të shndërrohen në parkun më të madh festiv. Shumëllojshmëria e aktiviteteve si Go Kart, Kinema, Facepainting, Bouncing game etj do ta bëjnë akoma më të veçantë këtë ditë. Do të bëni xhiro me makina, do të argëtoheni me miqtë tuaj në tullumbacin gjigand, si dhe do të takoheni me personazhet e dashur si Masha, Ariu dhe Peppa Pig.
3 kënde Tring do t’i dedikohen të vegjëlve tuaj. Ju pëlqen të pikturoni, dhe të krijoni me materiale të ndryshme? Xhaxhi Kosta ju pret në këndin Artist “Tak Fak”. Për ju që ju pëlqen të gatuani, por… edhe të hani, ju presim së bashku me teta Mirelën në këndin e gatimit. Do të gatuajmë së bashku ëmbëlsirat tuaja të preferuara.
Po përrallat a ju pëlqejnë? Për këtë ka menduar teta Edi, e cila do të lexojë për ju përrallat më të bukura që keni dëgjuar ndonjëherë.
Ndaj nuk ju mbetet gjë tjetër, veçse më 1 Qershor të mbërrini që në orën 10:00 në Rrugën e Qelqit në Kombinat, aty ku ndodhen zyrat e Tring. Bëhuni gati për një festë të paharrueshme!