Klan HD nga data 1 shtator ekskluzivisht në Tring

 

 

TRING, platforma më e madhe televizive në Shqipëri, njofton të gjithë abonentët se, duke filluar nga data 1 SHTATOR 2024, në të gjitha paketat e platformës, tokësore, satelitore dhe OTT, janë listuar të gjitha kanalet nën logon “KLAN”. Një tjetër surprizë e rëndësishme kjo këtë fillim sezoni.

Kanalet Klan HD, Klan Plus, Klan News, Klan Music, do mund të ndiqen 24/7 nga të abonentët ekzistues, kudo që ndodhen, tashmë të renditura në të gjitha paketat, por do të përftohen edhe nga të gjithë abonentët e rinj që do t’i bashkohen familjes së madhe Tring.

Një element plus dhe një lajm i shumëpritur ky nga shikuesit, që do ta bëjë edhe më të larmishme dhe gjithëpërfshirëse përvojën televizive në platformën Tring.

Sepse Tring ka në qendër të misionit të vet shikuesin dhe është gjithmonë në kërkim të ofertës më të mirë programore dhe sportive për të, duke arritur të sjellë një propozim thjesht të pakrahasueshëm, të përshtatshëm dhe të prekshëm për të gjithë individët dhe familjet në vendin tonë.

Pas ekskluzivitetit absolut të Serie A, bashkë me Coppa Italia dhe Supercoppa për të paktën 5 sezone rresht, deri në 2029, apo Uefa Champions League dhe Uefa Supercup të paktën deri në 2027, apo me kompeticinet e tjera elitare si NBA, Moto GP, Superliga Portugeze, tashmë të konfirmuara dhe tani me përfshirjen e rrjetit KLAN në të gjitha paketat, duket se surprizat nuk do të ndalen këtë sezon spektakolar, duke e rikonfirmuar TRING si platformën televizive më të madhe dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri.

 

 

TRING SPORT, platforma më e madhe sportive në vend.

TRING SPORT, platforma më e madhe sportive në vend, është në prag të nisjes së sezonit të ri 2024-2025, krenare më shumë se kurrë për paketën prestigjioze dhe gjithëpërfshirëse që do të ofrojë që në nisje, me dy shtyllat kryesore të futbollit evropian dhe botëror, Uefa Champions League dhe Serie A, këtë vit nën moton “më shumë”.

Me Serie A si ekskluzivitet absolut për territorin shqiptar deri në vitin 2029, nga 17 gushti fillon magjia e kampionatit më të dashur të futbollit, që nuk do të mund të ndiqet askund tjetër veçse në kanalet sportive të platformës. Dhe vetëm pak ditë më herët, me 10 gusht, një tjetër event ekskluziv, Coppa Italia, së cilës në janarin e 2025 i bashkohen edhe emocionet e Suppercoppa Italia, duke plotësuar kështu tablonë e të gjithë futbollit italian.

 

Tradita vazhdon të paktën deri në vitin 2027 me madhështoren Uefa Champions League, që prej 20 gushti, vjen me një ndryshim epokal. Një formati i ri, me më shumë ndeshje dhe ekipe, do të dhurojë magji në fushë dhe përplasje epike që në nisje.

Me Uefa Super Cup 2024 mbrëmjen 14 gushtit fillon spektakli nën logon Uefa, ku kampionët e Evropës do të përballen me fituesit e Europa League për të shpallur Super Kampionët e Evropës.

Uefa Youth League do të startojë nga 17 shtatori.

Liga Portugeze, si një ligat më të mira kontinentale, ngre siparin nga 9 gushti, për të disatin vit radhazi.

Me Moto Gp adrenalina vijon javë pas jave, ndërsa NBA i bashkohet buqetës sportive 2024-2025 nga 22 tetori, për ta bërë atë edhe më të larmishme.

TRING i sjell të gjitha këto kompeticione dhe jo vetëm nën logon Tring Sport, që përveçse platforma sportive më e madhe në vend, është edhe e prekshme dhe e përshtatshme për të gjitha familjet dhe individët dhe një propozim thjesht i pakrahasueshëm, tanimë lehtësisht e aksesueshme edhe përmes shërbimit online tërësisht të rinovuar.

Gati për në tribunë? Më mirë në tribunën tuaj Vip, në Tring Sport!

 

 

 

 

Tring certifikohet nga “Friendly WIFI” mbi sigurinë e fëmijëve në internet

Në ditët e sotme, zhvillimi i internetit dhe rrjeteve sociale e kanë bërë botën më të vogël dhe çdo gjë më të prekshme. Ne përballemi përditë me informacione nga më të ndryshmet, të cilat dashur pa dashur herë janë të filtruara e herë jo, herë janë të besueshme dhe herë aspak.

Fëmijët janë ata që bien më shpesh pre e mashtrimeve, viruseve virtuale dhe informacioneve të pasigurta. Nëpërmjet internetit dihet se shumica prej tyre intrigohen nga gjërat e ndaluara ku kryesisht bëhet fjalë për skena intime, pornografike ose të dhunshme që kanë kufi minimal moshën 18 vjeç.

Nëse një gjë për ta konsiderohet e ndaluar, kjo i shtyn ata edhe më tepër ndaj Tring, si një nga ofruesit më të mëdha të internetit në vend, ka qenë gjithnjë ‘në luftë’ ndaj këtij fenomeni për të parandaluar shfaqjen e materialeve të padëshiruara tek fëmijët, nëpërmjet internetit. Duket se me përpjekjet e tij të vazhdueshme ja ka dal mbanë, ndaj është çertifikuar nga ‘Friendly Wifi’, një projekt i krijuar nga UNICEF në mbrojtje të fëmijëve. “Friendly Wifi’”është një zgjidhje teknologjike dhe çertifikim i shërbimit të internetit, që filtron materialet e papërshtatshme me karakter seksual dhe pornografik për fëmijët.

Tring është pjesë e këtij projekti, ndaj të gjitha materialet që mund të klikohen në shërbimin e Wi-Fi që Tring ofron janë të filtruara dhe të kontrolluara. Kjo do të thotë se përpara syve të fëmijëve tuaj nuk do të lejohet të shfaqen skena të padëshirueshme.

Ky është ‘shpëtimi’ për të cilin shumë prindër janë lutur dhe tashmë çdo gjë është fakt dhe realitet!

1 Tetori, afati i fundit i dixhitalizimit, fiket sinjali analog në Tiranë dhe Durrës

Përfundimisht nesër fiket sinjali analog për Tiranën dhe Durrësin. Kjo do të thotë se në ekranin e televizorit tuaj nuk do të shfaqet asgjë, dhe se ju nuk do të mund të shihni asnjë kanal televiz. Kjo do të ndodhë për të gjithë ata që kanë ende në përdorim pajisje të gjeneratës së vjetër.

Çfarë duhet bërë?

Të gjithë qytetarët duhet të pajisen sa më parë më dekoderin Tring, nëpërmjet të cilit do të shohin 64 kanale, Tring dhe kombëtare. Vetëm me një dekoder Tring ju do të mund të shihni kanalet kombëtare në çdo kohë, pa qenë nevoja për të kryer një abonim.

Me blerjen e një dekoderi Tring dhe kartës smart për 4,300 leke ju do të mund të përfitoni dhuratë 3 muaj abonim. Ndërsa, të gjithë qytetarët që do të blejnë abonim 12 mujor + kartë smart për 10,900 leke, do të përfitojnë dekoderin dhuratë.

Tring sjell një programacion të pasur për fëmijë dhe të rritur, me filma, dokumentarë dhe seriale te fundit, si dhe 7 kampionate sportive, përfshirë këtu eventin më të madh futbollistik UEFA Champions League.

Në dyqanet e Tring, banorët e qyteteve Tiranë dhe Durrës janë duke u pajisur me dekoderin tokësor DVB T2, ndaj nxitoni sa më parë për të shmangur radhët e gjata. Mos lejoni që sinjali të fiket në ekranin tuaj. Merrni Tring tani!

Shtyhet afati i dixhitalizimit: Data përfundimtare 1 tetori!

Në një komunikim për shtyp, Autoriteti i Mediave Audiovizive njoftoi ditën e sotme shtyrjen e afatit të dixhitalizimit. Fikja e sinjalit analog për qytetet Tiranë, Durrës dhe Vlorë do të bëhet përfundimisht në datën 1 tetor 2019. Shtyrja e afatit do t’i japi më shumë kohë të gjithë qytetarëve për tu pajisur me dekoderin DVB-T2.

Tring ju njofton se ofertat ekskluzive për këtë proces do të jenë ende të vlefshme. Ndaj, mos e lini për në momentin e fundit por drejtohuni menjëherë në pikat më të afërta Tring.

Në dyqanet e Tring do të gjeni ofertën më lirë në treg: me vetëm 4300 lekë ju merrni Aparatin Tokësor dhe Kartën Smart, si dhe përfitoni dhuratë 3 muaj abonim. Aparati i ofruar nga Tring është i vetmi me 12 muaj garanci dhe siguron cilësinë më të lartë të transmetimit në figurë dhe zë.

Platforma Tring mundëson transmetimin e plot 64 kanaleve, Tring dhe kombëtare. Kanalet kombëtare do të jenë gjithmonë falas, pa asnjë pagesë dhe mund të shihen pa pasur abonim në kartë. Në paketën e Tring do të gjeni një programacion të larmishëm për fëmijë e të rritur, i pasur me seriale, filma, dokumentarë dhe prodhime origjinale. Brenda ofertës prej 4300 lekë dhe 3 muaj dhuratë, ju shihni të gjitha këto, si dhe 7 kampionate sportive, përfshirë edhe eventin më të madh futbollistik UEFA Champions League.

Pak ditë ju ndajnë nga fundi i procesit, ndaj shmangni radhët e gjata dhe drejtohuni tani në dyqanet e Tring.

1 shtatori, afati i fundit i dixhitalizimit për qytetet Tiranë, Durrës dhe Vlorë

1 Shtatori është shumë pranë! Kjo datë shënon fikjen e sinjalit analog për qytetet Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Por çfarë do të thotë që sinjali fiket?
Do të thotë se në ekranin e televizorit tuaj nuk do të shfaqet asgjë, dhe se ju nuk do të mund të shihni asnjë kanal televiz. Kjo do të ndodhë për të gjithë ata që kanë ende në përdorim pajisje të gjeneratës së vjetër.
Çfarë duhet bërë?
Të gjithë qytetarët duhet të pajisen sa më parë më dekoderin Tring, nëpërmjet të cilit do të shohin 64 kanale, Tring dhe kombëtare. Me blerjen e një dekoderi Tring dhe kartës smart për 4,300 leke ju do të mund të përfitoni dhuratë 3 muaj abonim. Ndërsa, të gjithë qytetarët që do të blejnë abonim 12 mujor + kartë smart për 10,900 leke, do të përfitojnë dekoderin dhuratë.

 


Tring sjell një programacion të pasur për fëmijë dhe të rritur, me filma, dokumentarë dhe seriale te fundit, si dhe 7 kampionate sportive, përfshirë këtu eventin më të madh futbollistik UEFA Champions League.


Në dyqanet e Tring, banorët e qyteteve Tiranë, Durrës dhe Vlorë janë duke u pajisur me dekoderin tokësor DVB T2, i cili mundëson transmetimin e 64 kanaleve, Tring dhe kombëtare. Këto të fundit shihen në çdo moment, edhe pa pasur një abonim aktiv.

Abonentët e rinj shprehen se janë të kënaqur pasi dekoderi i ofruar nga Tring mundëson, jo vetëm një cilësi më të lartë të figurës dhe zërit, por gjithashtu është i vetmi, i cili përmbush shijet e të gjithë familjes.

Kalimi i transmetimeve nga analog në dixhital është një proces i detyrueshëm nga Bashkimi Europian dhe brenda pak muajsh, i gjithë vendi do të kalojë në sinjalin digjital. Ky proces sjell avantazh për shikuesit të cilët do të mund të shohin në cilësi më të lartë të zërit dhe imazhit.

Mbyllja e këtij procesi është vetëm disa ditë larg, ndaj nxitoni sa më parë në dyqanet Tring.

Klan HD dhe Klan Plus nisin transmetimin në të gjitha platformat e Tring

Nga data 1 gusht 2019, Klan HD dhe Klan Plus nisin transmetimin në të gjitha platformat e Tring, në Satelitor, IPTV dhe Tokësor. Për të gjithë abonentët e Tring, këto kanale do të jenë të përfshira brenda paketave të abonimit aktual. Për të bërë shfaqjen e dy kanaleve të reja në paketën tuaj, mjafton që të bëni kërkim automatik të kanaleve dhe më pas, Klan HD dhe Klan Plus do të listohen bashkë me kanalet e tjera.

Ju urojmë shikim të këndshëm!

Për çdo informacion jeni të lutur të kontaktoni në numrin e telefonit 044 800 008 ose 069 403 8000. Gjithashtu, mund të na shkruani në info@tring.tv, si dhe të vizitoni faqen zyrtare të Tring  www.tring.al.

Tring njofton se ka përfunduar procesi i dixhitalizimit në qytetin e Himarës

Tring njofton se ka përfunduar procesi i dixhitalizimit në qytetin e Himarës. Të gjithë abonentët me pajisje të gjeneratës së vjetër DVB T dhe modul, duhet të pajisen me dekoderin e ri DVB –T2 HD. Nxitoni të përfitoni nga oferta: merrni Aparat Tokësor DVB -T2+ kartë smart 5500 lekë dhe përfitoni 3 muaj Abonim dhuratë. Shijoni të gjitha kanalet e Tring, Uefa champions League dhe 30 kanalet e lira pa pagesë. Luten të gjithë shikuesit që të drejtojnë antenat në drejtimet: kodra mbi Potam. Tring transmeton programet e saj në kanalin 53 UHF, me frekuencë 730 MHZ

Hapja e madhe e Tring Shop në Galerinë ETC, një dyqan inovator dhe argëtues

Tring përuroi dyqanin më të ri në Galerinë ETC. Me nje koncept të ri, inovator dhe argëtues Tring sjell një dyqan si asnjë tjetër më parë për t’i shërbyer në mënyrë maksimale të gjithë klientëve të tij. Për herë të parë, në një dyqan do të gjeni kënde zbavitëse për fëmijet me lodra edukuese, libra si dhe për të rriturit, një bibliotekë e pasur nga Botimet Living.

Si gjithmonë, në Tring nuk mungojnë asnjëherë dhurata dhe ofertat më të mira për të gjithë ju!

Fëmijë dhe të rritur ishin sot në festën e madhe të hapjes për të kaluar momente fantastike bashkë me personazhet e tyre të preferuar Peppa pig, masha dhe ariu. Muzikë, ëmbelsira, argëtim dhe shumë surpriza ishin rezervuar për të gjithë pjesëmarrësit.

Xhaxhi Kosta pikturoi së bashku me fëmijët në këndin Artist Tak Fak. Të gjithë fëmijët që nuk ndahen dot nga serialet e tyre të preferuara i ndoqën ata nga Kinemaja Tring.

Photobothing dhuroi një kujtim unik për të gjithë!

Por Tring mendoi edhe për të rriturit! Në një shorte special u përzgjodhën 3 fitues, abonimi i të cilëve u shtua deri në 6 muaj abonim dhuratë. Një festë e paharrueshme siç di vetëm Tring t’ju dhurojë… dhe sigurisht, siç vet slogani premton, t’ju bëjë të buzeqeshni.

Tring Action vjen në cilësinë më të lartë të transmetimit, në formatin HD

Një nga kanalet më të ndjekura në Tring është padyshim Tring Action. Të gjithë adhuruesit e filmave aksion dhe thriller janë çdo ditë të gozhduar përpara këtij ekrani, për të ndjekur premierat më të fundit.Nga data 10 qershor, kanali juaj i preferuar vjen në cilësinë më të lartë të transmetimit, në formatin HD (High Definition) për t’ju dhuruar një eksperiencë unike, si të ishin në kinema. Përzgjedhja më e mirë e filmave aksion, thriller dhe horror, do t’ju hedhë në mes të konfliktit dhe do t’ju projektojë në dimensione të reja të paimagjinueshme.Me Tring Action HD lind një botë e re, për ata që guxojnë, për ata që nuk pranojnë asnjë kompromis, për ata që ndjekin pasionet e tyre. Një aventure botërore përtej çdo kufiri. Një epoke e re po vjen, vetëm në Tring.

12 MUAJ TRING OTT APP
Banner Image
12,900 L /
12 muaj
Buy Now