Studio UEFA Champions League

Kompeticioni i nisur që në vitin 1992, vijon të jetë edhe sot eventi më emocionues futbollistik. ‘Champions League’ bën bashkë më të mirët e Europës, në rrugëtimin drejt trofeut aq shumë të lakmuar, për t’u kurërozuar si mbretër të kontinentit. Prej shumë vitesh, i gjithë publiku shqiptar mban frymën përpara ekranit të ‘Tring’, për përjetuar çdo sekondë me kampionët e vërtetë. Kanalet sportive të ‘Tring’ i dedikohen ‘UEFA Champions League’, çdo të martë dhe të mërkurë, në një transmetim maratonë, ku përfshihet edhe ‘Studio UCL’, me analistë dhe ekspertë të futbollit, të cilët analizojnë në detaje gjithçka nga mbrëmjet spektakolare të këtij kompeticioni, që të paktën deri në vitin 2024 do të jetë pjesë e pandashme e ‘Tring’.

Sports Week

“Sportsweek” sjell përmbledhjen e lajmeve kryesore sportive të javës, merkato e lojtarëve, kuriozitete, gossip dhe gjithçka tjetër!

Extra Time World Cup

Në kuadër të Kupës së Botës 2018 vjen në ekran emisioni sportiv ‘’Extra Time, World Cup 2018’’. I gjithë kompeticioni sportiv pasqyrohet nëpërmjet 10 emisioneve gjithësej. Me një panel të përbërë nga 4 të ftuar: specialistë futbolli dhe gjykimi si dhe të ftuar nga bota e spektaklit, humorit, televizionit, apo edhe politikës. Programi realizohet në formë spektakli, ku pasqyrohen golat e ndeshjeve të luajtura dhe përgatiten materiale të ndryshme si kuriozitete, momente të diskutueshme etj…

Extra Time

Extra Time është emisioni ku do të keni mundësinë të ndiqni përmbledhjen e ndeshjeve të kampionateve kryesore të futbollit kontinental, UEFA Champions League, Kupa e Mbretit, kampionati portugez, belg dhe skocez. Gjithçka nën moderimin e Mikaela Brokërit dhe komentet e Ervin Nikollës dhe Alpin Gallos.

NBA

NBA Zone Show, emisioni i dedikuar për kampionatin elitar të basketbollit amerikan! Të gjitha momentet më të mira të javës, analiza e detajuar dhe statistikat përmblidhen çdo të hënë, në orën 20:00, në Tring Sport 2 HD. Nën moderimin e Hans Zuna, analiza në studio vjen nga dy  ish-basketbollistë dhe specialistë të këtij sporti, Henri Moja dhe Enea Andrea.

Serie A

Kampionati më i dashur i shqiptarëve, ‘Serie A’ është pjesë e eventeve sportive të ‘Tring’ që nga viti 2021. Të gjitha ndeshjet, javë pas jave, do t’ju shoqërojnë në një udhëtim të paparashikueshëm drejt ‘Scudetto’-s aq shumë të dëshiruar. Bashkë më ndeshjet, do t’ju shoqërojë edhe emisioni i dedikuar këtij kompeticioni, ‘Serie A Show’, në një transmetim maratonë ku analistët dhe ekspertët tanë do të zbërthejnë me detaje momentet më të bukura të sezonit në futbollin italian.

Tring OTT App
Banner Image
11,900 L
/ 12 muaj
Bli Online