
Një emision me mikun më të mirë të njeriut. Këshilla, sugjerime, dhe takime me miq të Living që kujdesen me përkushtim për miqtë e tyre katërputroshë, qenushët.
Një emision me mikun më të mirë të njeriut. Këshilla, sugjerime, dhe takime me miq të Living që kujdesen me përkushtim për miqtë e tyre katërputroshë, qenushët.
Aktori Vasjan Lami me aventurat e tij në Living, kësaj radhe jo më në gjurmët e peshkut, por në kërkim të gjahut në tokë. Në katër anët e vendit, Vasjani dhe grupe të ndryshme gjuetarësh, kërkojnë pa reshtur gjahun.
“Dhjetor i ëmbël në shtëpinë Living”. Një emision, i cili përcjellë atmosferën e festave të fundvitit. Në çdo takim, shtëpia do të ketë miq, të cilët sjellin sugjerime për t’i jetuar më bukur ditët e fundvitit. Dekor, arredim, modë, artcraft, shoqëruar me recetat më të mira festive, të cilat përgatiten nga shefat e Shtëpisë Living.
“Jetë e Re” është një format televiziv i konceptuar dhe realizuar në formën e një reality show në qendër të së cilit është bukuria dhe estetika. Falë përkujdesjes së një stafi mjekësor të specializuar, personazhi i përzgjedhur i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zonat ku është e nevojshme dhe më pas publiku ndjek hap pas hapi të gjithë procesin e rikuperimit. Realizimi i një ëndrre, përmbushja e një dëshire, përmirësimi i një imazhi, suporti i duhur për një jetë cilësore, janë gjithçka që zbulon ky reality show.
“10 vjet më i ri” është një emision dedikuar bukurisë dhe rinisë. Kush nuk do të donte të dukej më i ri? Të gjithë do të donim, por akoma më i mrekullueshëm do të ishte fakti që do të dukeshim 10 vjet më të rinj dhe kjo në vetëm 10 ditë. I moderuar nga Orinda Huta, ky emision është si një jehonë për ta dashur veten edhe më shumë.
“Albanian Designers Competition” është një reality show në kërkim të një stilisti të ri, i cili do të jetë një emër i rëndësishëm për modën shqiptare. Ky kompeticion është një platformë reale, ku krijues të rinj të fushën e modës, garojnë përmes sfidave të produksionit duke sjellë krijimet e tyre autentike. Rrugëtimi i ADC përfshin 10 konkurrentë, të cilët krijojnë një veshje në javë (çdo javë ka një eleminim), tre finalistë të cilët do të sjellin koleksionin e tyre dhe një fitues.
Krijo me Olgën është një emision dedikuar artit të krijimit. Bashkë me Olgën mësojmë t’iu japim vlerë sendeve që mendojmë se janë të panevojshme, të krijojmë dhurata të ndryshme, të realizojmë paketime dhuratash, të dekorojmë shtëpinë me gjëra të thjeshta dhe të vogla.
Tring sjell në shtëpitë tuaja atmosferën e mrekullueshmë të festave. Një emision që i dedikohet dekorimit me materiale të riciklueshme, të krijimit nga natyra dhe frymëzimit nga magjia e fundvitit. Ide për paketimin e dhuratave, dekorimin e bredhit të Krishtlindjes, shtrimin e tavolinës për natën e Vitit të ri, etj…
“10 must për garderobën tuaj” është një program që u drejtohet të gjitha vajzave dhe zonjave që duan të jenë me stil dhe në modë, pavarësisht se nuk kanë mundësi të rinovojnë garderobën çdo sezon. Përmes ekspertëve, personazheve të njohur, këshillave dhe informacioneve, ky emision bën që garderoba të mos dalë kurrë nga moda, mjaftojnë 10 elementët e domosdoshëm brenda saj.
Programi “My Living“ është një emision me një kohëzgjatje prej 60 minutash. Në program shfaqet gjithçka që ka të bëjë me stilin dhe mënyrën e jetesës. Personazhe, miq të rinj dhe të vjetër, në një rrëfim para shikuesve, mbi pasionet, stilin, dëshirat dhe aktivitetet që ata kryejnë. Prezantuesit, Brunilda Lahe dhe Arjon Muça, me elegancë dhe shije të hollë, kryejnë një udhëtim imagjinar, gjatë një ditë, duke takuar dhe zbuluar, zonja dhe zotërinj të apasionuar mbas traditës, artit, kulturës, sportit, veshjes, ushqimit, të resë dhe të vjetrës.