Bukurinë e praktikës së jogës dhe meditimit, tani mund ta bëni tuajën nga shtëpia. “Joga me Jonidën” është i pari program televiziv shqiptar që ju fton në një klasë të plotë të kësaj praktike. Kjo klasë do t’u shërbejë të gjithë atyre që duan të praktikojnë joga dhe meditim në shtëpi, si dhe të mësojnë teknika për manaxhimin e stresit dhe zhvillimin e forcës mendore.
Tring Stars
Tring Stars është një emision i formatit showbiz me informacione mbi yjet e televizionit. Në fokus aktorët dhe serialet turke, prodhimet më të fundit të të cilave i ndiqni në ekranin e Tring. Të rejat mbi jetën e tyre private, lajmet më të fundit, pamje nga xheshxhirimet, nga paparazët, por edhe të publikuara nga vetë ata. Gjithçka që doni të dini për idhujt e ekranit të vogël.
Trend Interiors
Të flasësh për mobilimin në ditët e sotmë nuk ka kufij. Tendencat dhe trendet sa vijnë e shtohen apo pasurohen me stile, pëlhura, mekanizma dhe materiale nga më të ndryshmet për të përmirësuar sa më shumë stilin e jetesës. Trend Interiors është program i duhur që i jep zgjidhje gjithë pikëpyetjeve që mund të keni. Një rrugëtim në mobileritë dhe sallonet më të mira në Tiranë për t’u njohur me tendencat më të reja të arredimit dhe këshilla nga më pikante nga arkitekti Luan Aliu.
Tirana Street Style
Një emision që sjell trendet më të fundit në rrugët e Tiranës, shopping dhe sugjerime mode për të patur një look “Street Style”.
Surpriza SD
Pas momentit të parë kur mësojmë për ta, për të prekurit nga sindromi Dawn, mirëkuptimi dhe mbështetja për të arritur një jetë të barabartë, një marrëdhënie si gjithë të tjerat me dëshira dhe pasione për të jetuar. Një surprizë për ta është një emocion edhe për ne.
Stili im
“Stili Im” një emision që i dedikohet dizajnit funksional dhe estetik të shtëpive. Arkitektë, dizenjatorë të brendshëm, skenografë, piktorë, piktore, të apasionuar pas dekorimit të shtëpive, prezantojnë projektet dhe eksperiencën e tyre në këtë fushë. Këshilla dhe sugjerime mbi komfortin e një banese të ilustruar brenda ambienteve reale.
Si të mos shëndoshemi gjatë festave
Në periudhën e festave, shtëpitë tona janë të mbushura më shumë se kurdoherë me ushqime të shijshme të cilat nuk mund t’i rezistojmë dot. Në këtë emision ju sjellim disa truke, sugjerime, ushtrime sportive për të mos rënë në tundim dhe për të ruajtur linjat.
Shqipëria ime
Një cikël dokumentarësh turistikë për qytetet e Shqipërisë. Shqipëria e parë si kurrë më parë vjen ekskluzivisht në Tring duke sjellë mrekullitë e natyrës sonë, zakonet, historinë dhe, mbi të gjitha, bukuritë e pafundme të qyteteve shqiptare. Ky është një cikël që ka për qëllim promovimin e vlerave të kombit tonë brenda dhe jashtë atdheut.
Sfida imobiliare
“Sfida imobilare” është një emision dedikuar të gjithë atyre që kërkojnë të blejnë një pronë të re. Zhaklina dhe Luani në çdo puntatë i prezantojnë një blerësi alternativën e tyre. Ata kanë të gjithë informacionin e ofertave më të mira të tregut në të gjithë Shqipërinë dhe dinë se si mund të bëjnë një aset imobiliar sa më të shfrytëzueshëm. Rivaliteti i tyre e bën blerësin të kuptojë se cila është prona e duhur për të.
Sara’s makeup
Sara është një “beauty bloger” që sjell trendet më të fundit të makeup -it. Së bashku me personazhe të tjerë, ajo përcjell këshillat praktike dhe sugjerimet ideale për një makeup perfekt.