Përgjigju, Gatuaj, Fito

Nën drejtimin e Brunilda Lahe, ky kuic-show është një konkurs gatimi, tre pjesëmarrësit e fillojnë garën me të njëjtën paketë përbërësish. Secili prej tyre ka 3 artikuj bazë si: mollë, miell, mish ose mish viçi i grirë, shparg, vezë etj… Garuesit duhet të përgatisin një pjatë duke përdorur përbërësit që kanë në dispozicion, por në të njëjtën kohë ata duhet t’i përgjigjen një kuic-i të lidhur me ushqimet. Sa herë që ata e dinë përgjigjen e duhur, duhet t’i bien ziles në mënyrë që të fitojnë një përbërës të ri. Në fund, një juri e përbërë nga tre anëtarë shpall fituesin e javës.

Një lugë reçel

Emisioni i parë në Shqipëri i cili i dedikohet plotësisht përgatitjes së reçelrave. Edi Gogu, një amvisë e shkëlqyer në kuzhinë, kësaj here sjell recetat më të veçanta të reçelrave.

Në kuzhinën e Lindës

“Në kuzhinën e Lindës”, recetat e librit më të shitur të kuzhinës, nga Linda Fishta,  vijnë plot shije në kanalin Living.

Në kuzhinë me mamin

“Në kuzhinë me mamin” është një emision gatimi i dedikuar për fëmijët. Të bësh duart pis është diçka e mirë. Imagjinoni sa gatime të shijshme dalin nga dashuria e madhe që lidh prindin me fëmijën. Recetat janë të shumëllojshme, të ëmbla e të kripura, gjellë e sallata, pije e fruta. Rregulli i vetëm është të jenë të shëndetshme.

Kuzhina e dhjetorit

Një emision gatimi i dedikuar ushqimit në ditët festive. Shefat e shtëpisë Living janë çdo ditë të pranishëm me idetë dhe recetat e tyre për t’ju inspiruar me pjata të ndryshme festive. Kuzhina shndërrohet në një laborator aromash, shijesh dhe pjatash elegante.

Insta Food

“Insta Food”, një emision i dedikuar ushqimit, në çdo hap të recetës deri në çastin e fotos dhe postimin në Instagram. Të ftuara çdo episod food bloger-et më të ndjekura në Shqipëri.

Dite e re peshk i ri

“Ditë e re, peshk i ri” është një emision dedikuar gatimit të peshkut. Shef Klodiani sjell për të gjithë shikuesit e Living receta të ndryshme me bazë peshku. Në dymbëdhjetë puntata sjellin informacion, receta dhe sekretet e gatimit të peshkut, një ushqim me shumë vlera për ne.

Cotto e Mangiato

“Cotto e mangiato” është një emision dedikuar gatimit. Chef Alessandro Gianpietro është gati të përgatisë receta të reja, të thjeshta dhe të shijshme . Një mënyrë efikase për të ngrënë shëndetshëm dhe pa shpenzuar shumë.

Hojzat

Linda Fishta dhe Edi Gogu, dy mikeshat e dashura të Living, vijnë së bashku për të sjellë një emision, recetat e të cilit kanë në bazë mjaltin. Në çdo puntatë, ka receta të reja, me shije dhe të shëndetshme nga dy bletët punëtore!

12 MUAJ TRING OTT APP
Banner Image
12,900 L /
12 muaj
Buy Now