Çfarë ka shtëpia

“Çfarë ka shtëpia”, është një emisioni dedikuar gatimit i cili pasqyron tryezën me gatime tepër të thjeshta, të cilat realizohen me ingredientë që i ka çdo shtëpi.

Unë gatuaj“Unë gatuaj” është një emision dedikuar femijëve, ku ata jo vetëm argëtohen, por mësojnë si gatuhet një recetë apo një tjetër, teksa së bashku me këngëtaren dhe artisten e famshme, Orgesa Zaimi, përveshin mëngët dhe bëhen gati gjithë kureshtje, për të mësuar përmes argëtimit. E ku ka më bukur?!

Kuzhina e shefit

“Kuzhina e Shefit” sjell recetat më të shijshme e të sofistikuara që i kemi provuar vetëm në restorante të klasit të lartë. Mjeshtrat e kuzhinës ndajnë me ne disa teknika fantastike që na ndihmojnë e lehtësojnë punë gjatë përgatitjes së pjatave.

Shijet e para

“Shijet e para” është një emision dedikuar të gjitha nënave të reja dhe foshnjave të tyre. Të gjitha nënat që duan receta dhe këshilla të veçanta dhe të shëndetshme për të vegjlit e tyre, i gjejnë në këtë emision.

Udhëtim me shije

Linda Fishta, ekspertja e kuzhinës Living, udhëton në treva të pasura me tradita, natyrë dhe histori të rralla. Vlerat e jashtëzakonshme të Shqipërisë shërbehen përmes tryezës dhe gatimeve, të cilat përveç shijes, mbartin histori dhe shumë emocione.

Tek Genti

“Tek Genti” është një emision dedikuar gatimit. Gent Zenelaj nuk di “të gatuajë” vetëm humor, gjë që e ka vërtetuar publikisht në emisionin e tij. “Tek Genti” personazhet më të spikatur publikë nga të gjitha sferat janë të ftuar specialë. Rreziku per t’u helmuar nuk ekziston, sepse, për fat të mirë, shikuesit nuk i provojnë dot recetat që rrëmijshëm përgatiten në kuzhinë nga Genti & Friends.

Sot po kaloj nga ty

Sot po kaloj nga ty është një emision i dedikuar gatimit. Çfarë ndodh kur një gazetare shkon të takojë një shefe kuzhine? Ka gatime ëmbëlsirash, por edhe bisedë si mes mikeshash, ka sheqer, por ka dhe pak spec pikant. Recetat e ëmbla të Linda Fishtës gatuhen me ndihmën e Iva Tiços.

Shije Spanjolle

“Shije spanjolle”, një emision dedikuar gatimit. Geri është kthyer nga Spanja dhe prej andej ka sjellë pak shije spanjolle. Receta fantastike dhe sekretet e tyre, këshilla gatimi, pjatat tradicionale, të gatuara me dashuri.

Shije Fshati

“Shije fshati”, një emision dedikuar gatimit. Kësaj radhe kuzhinën e kemi zhvendosur në fshat. Produktet bio të sapo mbledhura nga toka apo nga pema do të marrin shije të shumëllojshme që me siguri pëlqehen pa masë.

Receta për bebe

“Receta për bebe” është një emision gatimi i dedikuar për fëmijë nga 0-3 vjeç dhe u kushtohet të gjitha zonjave, në veçanti nënave. Fillimi i ushqimit për bebet është një proces i rëndësishëm dhe delikat. Ky emision sjell receta gatimi dhe këshilla të ndryshme. Në çdo episod dy receta të ndryshme.

Tring OTT App
Banner Image
11,900 L
/ 12 muaj
Bli Online