Shopping Queens

Tring ka blerë ekskluzivisht të drejtat televizive për realizimin e formatit  hit, daily makeover  “Shopping Queens”  nga kompania  Global Agency, format ky i shitur në 13 vende të  botës. Tring TV  ka prodhuar versionin shqiptar të formatit, ku pesë femra me karaktere, moshë dhe profesione të ndryshme do të  konkurojnë njëra-tjetrën në zgjedhjen e një outfit-i, për një kohë dhe buxhet të caktuar.

Do You Have an Idea?

Tring ka blerë ekskluzivisht të drejtat televizive për realizimin e formatit hit, “Do You Have an Idea?” nga kompania Global Agency, format ky me një shikueshmëri rekord. Tring ka prodhuar versionin shqiptar të formatit, duke e shndërruar në një spektakël të madh televiziv, jo vetëm si një format që bashkon biznesin me ëndrrën, pasionin për të ndërtuar diçka tënden, diҫka që kthehet në një investim të suksesshëm, por gjithashtu është një platformë shumë e mirë për të gjithë ata të cilët kanë dëshirë apo ëndërr të ndërtojnë një biznes që i shërben komunitetit. “Do You Have an Idea?” kjo formulë e suksesshme u jep mundësi të gjithë atyre që kanë qëllim për t’i shërbyer njerëzve në nevojë apo t’ua lehtësojnë jetën, që të vijnë në program, ta paraqesin idenë përballë një jurie prestigjioze të përbërë nga biznesmenët më të fuqishëm në vend dhe të marrin fondin e nevojshëm për të bërë realitet planin e tyre të biznesit.

Blind Taste

Blind Taste është një program për të gjithë ata të cilët besojnë që janë kuzhinierë të zotët dhe që kanë aftësinë të kuptojnë një recetë dhe ta realizojnë atë. Në konkurs është një shef kuzhine i përhershëm dhe katër konkurrentë të cilët ndryshojnë çdo javë. Gjatë javës shefi u jep një recetë të ndryshme për çdo ditë konkurrentëve, tregon përbërësit dhe konkurrentët mundohen ta gatuajnë atë brenda një harku kohor të përcaktuar. Pas përfundimit të afatit të përcaktuar për gatim konkurrentët kalojnë tek dhoma e provës dhe provojnë pjatën e gjithsecilit me sy mbyllur duke dhënë një vlerësim deri në pesë pikë. Në fund të ditës, shefi gjithashtu provon pjatat e gjithsecilit duke dhënë një vlerësim deri në pesë. Në fund të javës bëhet mbledhja e të gjithë pikëve të grumbulluara gjatë ditëve dhe konkurrenti që ka grumbulluar më shumë pikë shpallet edhe fituesi i javës.

12 MUAJ TRING OTT APP
Banner Image
12,900 L /
12 muaj
Buy Now