The MAMs

The MAMs (Maratona e Muzikaleve Shqiptare), është një emision që i dedikohet muzikës. Çdo seri për 15 minuta, bëhet maratona e këngëve muzikale nga të rinjtë. Produksioni i platformës Tring, ku këngët janë krijime të reja, janë të bazuara në fabul dhe performancë. The MAMs, është një festë gjigante, e cila ka edhe fitues. Një hapësirë e munguar në ekranin shqiptar që mirëpret qindra fëmijë apo të rinj. E veçanta e këtij projekti është se këngëtarët e maratonës, falë talentit të tyre në këngë, mund të kenë shansin t’i bashkohen grupit të Sketch Comedy duke performuar si aktorë në mes tyre.

Sketch Show

Sketch Show është një shfaqje komedi e Avalon Productions, e cila ka provuar suksesin në Britani, SHBA, Gjermani, Francë, etj. Një version shqiptar u lançua nga ekipi i banorëve më të famshëm të Apartamentit 2XL. Sketch Show është një shfaqje 90-110 minuta, me disa forma të komedisë. Shfaqja zhvillohet në një skenë të madhe ku skeçe pikante merren me çështje të aktualitetit. Aktorët: Ermal Mamaqi, Julian Deda, Gentian Zenelaj, Lisa Kujofska, Alban Bogdo, Erblin Bajko. Një tjetër element i rëndësishëm janë të ftuarit special të cilët shfaqin aftësitë e tyre në aktrim duke bashkëvepruar së bashku me aktorët në skenë.

Grand Hotel 2XL

Me pjesëmarrjen e aktorëve Julian Deda, Albano Bogdo, Visjan Ukcenaj, Eglein Laknori, Erblin Bajko, Esmeralda Metka, Ina Gjonçaj si edhe prurjeve të reja të talentuara që i japin më shumë ritëm e ngjyra humori këtij formati, “Grand Hotel 2xl” është një vendtakim i karaktereve, personazheve, historive dhe ngjarjeve. Në këtë hotel me një staf të “ҫmendur” do ndodhë gjithҫka falë situatave komike që vijnë natyrshëm kur në hotel punojnë “profesionistë” si aktorët tanë‎. Grand Hotel 2xl vjen si një përzierje e komedisë së situatës dhe sketcheve të xhiruara. Në këtë show televiziv ka elemente që sjellin gjithë spektrin e gjerë të personazheve që gjejmë në përditshmërinë tonë sepse në hotelin tonë vijnë shqiptarë nga të gjitha trojet!

Fresk Fare

“Fresk Fare” është një produksion i platformës Tring, që i ofrohet ekranit si Musical & Comedy me 12 seri. Protagonistët janë 8 adoleshentë me shumë talente, të njohur deri më sot si “Kripëmjaltëzat”, së bashku me rreth 40 bashkëmoshatarë. Ata janë të këndshëm, të bukur, tekanjozë, të lezetshëm, improvizues, dhe të paparashikueshëm.

Familja Kuqezi

“Familja Kuqezi” është serial komedia më e veçantë e zhanrit ‘Situation comedy’, prodhuar dhe realizuar nga Tring, në bashkëpunim me profesionistët më të mirë të fushës së artit të komedisë në vend. Ky sitcom përshkruan realitetin social, familjar dhe kulturor shqiptar dhe kryesisht është një serial që synon, përveç argëtimit, hulumtimin dhe trajtimin e problemeve që kalon familja shqiptare.

Aventurat e Jul Dedës

Një mundësi për t’u arratisur nga qyteti në zbulim të emocioneve të reja. Mundësitë janë të shumta dhe në çdo episod Juli ndërmerr misione “të guximshme”. Dhe për t’i përmbushur i duhet ndihma e banorëve të zonës. Shumë aktivitet, plot njohje me njerëz të rinj dhe shumë humor në disa aventura vere si ato të librave. Aventurat e komedianit Julian Deda shkojnë në ambiente natyrore dhe shoqërore nga më të ndryshmet dhe më paradoksalet.

3-shat

Bora Zemani, Romeo dhe Donald Veshaj sjellin temat e përditshme, gjithmonë nëpërmjet humorit. Rubrika të ndryshme dhe një i ftuar special, i cili rrëfen gjithçka për jetën e tij personale dhe profesionale.

Apartamenti 2XL

Apartamenti 2XL – një format origjinal, një komedi e bazuar në situata të improvizuara, e para në historinë e televizioneve shqiptarë. Çdo episod ka një kohëzgjatje rreth 90 minuta. Mënyra e veçantë e funksionimit të këtij spektakli si dhe talentit të padiskutuar të aktorëve bëri që ky spektakël të pëlqehej dhe të kishte një audience të padiskutueshme që në fillimet e tij. Spektakli i humorit zhvillohet në një sallë teatri të përshtatur dhe arreduar si një ambient shtëpie. Gjithçka ndodh në shtëpinë ku do bashkëjetojnë aktorët. Një format televiziv ku aktorët nuk kanë skripte apo një skenar të parashkruar, e vetmja gjë që ata njohin mirë është pikënisja e historisë dhe gjithçka vjen më pas është improvizim nga ana e tyre.