“The Truth Detector” është një format televiziv me protagonistë të gjithë fëmijët dhe familjet shqiptare. Nën moderimin e Donald Veshaj, 8 miq të vegjël dhurojnë më tepër nga çiltërsia dhe pafajësia e tyre. Përpara ekranit të Tring, të gjithë do argëtohemi me të pathënat, situatat qesharake apo shpesh edhe me rrëfimet e gënjeshtrat e tyre të bardha. Ky emision na kthen pas në kohë në një periudhë të paqtë që të mbush vetëm me emocione të bukura!
Plastelina magjike
Plastelina magjike është një emision që u dedikohet fëmijëve. Gjatë këtij emisioni edukativ dhe argëtues, fëmijët mësojnë bazat e teknikës, duke krijuar me plastelinë kafshë, objekte e gjithçka tjetër.
Një botë me përralla
Një botë me përralla është një emision i cili u dedikohet fëmijëve. Përrallat më të dashura për ta do t’u mësojnë se si të zhvillojnë imagjinatën, do t’u japin shpresë, plotësojnë ëndrra, mësojnë virtyte dhe krijojnë kujtime të paharrueshme. Të gjitha këto pasqyrohen në këtë program, të ilustruara nga vetë kukullat dhe dialogët dinamikë.
Na ishte njëherë
“Na ishte njëherë…” është një emision i konceptuar enkas për t’u uruar “gjumë të ëmbël” vogëlushëve që ndjekin Tring Tring. Personazhe të dashur të ekranit, emra të njohur të fushave të ndryshme, u tregojnë vogëlushëve përrallat e zgjedhura nga fëmijëria e tyre. Përrallat klasike, ato më të bukurat e folklorit shqiptar e të huaj, vijnë në ekran si një oaz çlodhjeje për të më të vegjlit.
Mirëmëngjes!
“Mirëmëngjes” është një emision që u dedikohet fëmijëve. Çdo mëngjes në Tring Tring, bashkë me Enxhin, Blunë dhe nusepashkën personazhet më të dashura për fëmijët, dita nis me lojëra dhe këngë shumë të bukura.
Erdhën shkronjat
Emisioni “Erdhën shkronjat” është një emision didaktik, edukues dhe zbavitës. Qëllimi kryesor i emisionit është të shërbejë si një abetare virtuale. Grupmosha të cilës i drejtohet është ajo nga 3-7 vjeç, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë, për fëmijët që duan të mësojnë gjuhën shqipe. Ky emision, synon të jetë tejet zbavitës dhe jo thjesht didaktik, gjë që arrihet përmes personazheve të larmishme, situatave të krijuara dhe krijimeve origjinale, si këngë e vjersha që shoqërojnë çdo episod të tij.
Play
Play është një emision i cili përfshin grupmoshat nga 6-8 vjeç dhe ka si qëllim argëtimin por edhe edukimin nëpërmjet lojërave. Lojërat zhvillohen mes dy grupeve me nga 5 konkurrentë. Secila skuadër ka mundësi të shpalosë aftësitë fizike dhe inteligjente. Lojërat janë organizuar në mënyrë të tillë që të testohen aftësitë fizike dhe njohuritë e përgjithshme të fëmijëve, të shoqëruara nga interpretime në këngë dhe kërcim.
Ana dhe Ariu
Ana me shokun e saj arushin dhe me ndihmën e teta Edit do t’ju tregojnë se si të përgatisni recetat e Mashës. Përgatisni enët e kuzhinës, përbërësit e freskët dhe t’i futemi punës. Emmm sa më shijuan sepse mësova dhe shumë vlera për çdo ushqim që hamë ne fëmijët.
Art & Fun
Emisioni Art & Fun i ndihmon fëmijët të zbulojnë aftësitë krijuese. Ne jetojmë në botën e teknologjisë, ku shumë fëmijë qëndrojnë me orë të tëra para kompjuterit, televizorit, apo video-lojërave. Ky emision ka si qëllim që, gjatë kohës së shpenzuar duke parë televizor, fëmijët të mësojnë sa më shumë përmes lojërave zbavitëse dhe mjaft interesante që ndikojnë në zhvillimin e tyre.
Artist Tak Fak
Në emisionin “Artist Tak Fak”, fëmijët së bashku me xhaxhi piktorin mësojnë jo vetëm të pikturojnë, por edhe të bëjnë art me objektet më të thjeshta të jetës së përditshme. Qëllimi i këtij emisioni është formimi artistik dhe edukativ. Është një emision ku fëmijët kalojnë kohën në mënyrë cilësore. Eksplorojnë krijimtarinë dhe talentin e tyre duke krijuar vepra artistike.