Një bashkëpunim i suksesshëm ekskluziv mes Tring dhe gjigantit turk Kanal D. Me 5 tituj të rinj çdo pasdite, 16:00-21:00,
kanali i dedikohet tërësishtserialeve turke, me tematika nga më të ndryshmet, të gjitha prodhimë të Kanal D International.

I konceptuar në formën e një katalogu gjigant, kanalisjell 24/7 premierat botërore më të suksesshme, serialet fenomen, trendet e momentit
apo sezone të reja dhe me dy takime të përnatshme “prime-time”, në 21:00 dhe 22:00

Një kanal kushtuarserialeve televizive dhe telenovelave, kryesisht prodhime amerikano-latine, turke, spanjolle, me një strukturë që
ofron një mori episodesh librari dhe premiera 24/7, për një udhëtim mes emocionesh.

Një kanal me në focus një tjetërzhanër serialesh, ndër më të dashurit në botë, atë të sitkomit. Prodhime origjinale Tring, por edhe
serialet komedi më të famshme ndërkombëtare 24/7 për një përvojë plot të qeshura që evokon më së mirislogani e kanalit: “Buzëqesh”!

Një kanal i krijuar enkas për adhuruesit e shumtë të telenovelave latine. 7 episode të reja çdo pasdite, për 7 histori plot pasion e
ngjyra, plot drama e intriga, plot dilema e ndjenja, mes protagonistësh ikonikë, prodhime të kompanive më prestigjioze latine.

Një kanal për adhuruesit e serialeve turke. Me 5 tituj të rinj çdo pasdite, para shikuesve shpaloset një universi gjithi për t’u
ekskloruar, mes dramash, romancash, historish të vërteta, në seriale të reja apo suksese të paharrueshme, prodhime të shtëpive më
prestigjioze televizive në Turqi.