Një kanal që u kushtohet atyre që adhurojnë shkencën dhe risitë teknologjike. Një optikë e veçantë e ndikimit që ka shkenca në jetën
tonë të përditshme. Kanali ndahet në 3 tematika interesante:
• Hapësirë, një udhëtim për të zbuluar sekretet e shkencës dhe mrekullisë së universit.
• Inxhinieri, të gjitha sekretet e projekteve dhe të teknologjive të përdorura për realizimin e veprave inxhinerike të kohëve moderne.
• Teknologji, shkenca e zbatuar në realitetin e përditshëm.

Vendtakimi i përditshëm për adhuruesit e adrenalinës dhe emocioneve të forta. Aksion, thriller, horror dhe ëestern 24/7.

Premierat e fundit botërore për një eksperiencë si spektatorë në rreshtin e parë të kinemasë.

Kanali “all-music” i platformës Tring. Klipet e fundit muzikore dhe hitet ndër vite 24/7. Klipe muzikore nga të gjitha zhanret, renditjet
botërore, kryesuesit e tyre, por edhe muzikë për të gjitha preferencat e publikut, nga hitet e fundit ndërkombëtare tek ato nostalgji apo “gold”,
të ndara në fasha të ndryshme programore, për të kënaqur preferencat e të gjithëve.

Kanali i parë komercial me tematikë muzikore në Shqipëri. Transmeton 24 orë muzikë shqiptare me klipet më të fundit të artistëve shqiptarë. Fillimet e para të transmetimit kanë qenë me qendër në Fier, më pas zyrat e këtij televizioni muzikor u shpërngulën në Tiranë.

Një kanal që i kushtohet një target grupi shikuesish të cilët kanë hedhur hapat e para drejt adoleshencës. Filma dhe seriale, titujt më të
suksesshëm, emocionet e ndjesitë e para, përjetimet e tyre teksa shohin drejt një bote të re, mes ndryshimesh fizike dhe emocionale. Por
edhe fjala e fundit e animacionit botëror, me super premierat dedikuar kësaj kategorie.