I pari dhe i vetmi kanal në Shqipëri dedikuar tërësisht stilit të jetesës, mirëqenies dhe së bukurës, me një katalog mbresëlënës që daton
prej më shumë se 15 vjetësh dhe që çdo ditë bëhet edhe më i larmishëm. Një hapësirë e dedikuar për të gjithë ndjekësit e modës, dizajnit,
kulinarisë, udhëtimeve, arkitekturës, njohjes së kulturave të reja, përmes prodhimeve origjinale unike, por edhe cikleve më në zë
ndërkombëtare.

Një kanal kushtuar shikuesve më të vegjël në botë, enkas për bebet nga mosha 6 muajsh deri në 2 vjeç, me programe të përzgjedhura
enkas për të stimuluar kureshtjen, por gjithmonë në ekuilibër me përqendrimin dhe perceptimet e tyre të para. Programe argëtuese,
përrallëza, këngë, që ata rriten të lumtur dhe prindërit e tyre të ndihen të sigurt.

Të gjitha mrekullitë e natyrës në një kanal të vetëm. Dokumentarë të jashtëzakonshëm, ku njeriu, natyra dhe bota e kafshëve janë
protagonistët kryesorë. Përmbajtja e tyre përmblidhet në 3 tematika të mëdha:
• Kafshët, nga insektet mikroskopike deri te gjitarët gjigantë.
• Natyra, dokumentarë me pamje mahnitëse për ta përjetuar nga afër.
• Udhëtime, aventura të jashtëzakonshme dhe njerëz të mrekullueshëm që udhëtojnë në çdo cep të planetit.

Për të kuptuar të sotmen dhe për të parashikuar të ardhmen, duhet të njihet në fillim e kaluara. Një kanal i dedikuar fakteve historike,
historive të vërteta të individëve, grupeve sociale, kombeve, apo edhe me gjerë, historive globale, të trajtuara në mënyrë analitike, të
imtësishme. Fuqia e imazheve, e gjuhës dhe e temave, shoqëruar me intervista të studiuesve më në zë të fushave përkatëse që kanë qenë
dëshmitarë ose protagonistë të periudhës përkatëse.

Kanali është konceptuar për fëmijët e moshave 6-10 vjeç, me kontent të përqendruar kryesisht te serialet dhe filmat e animuar,
fenomenet botërore për fëmijë të të gjitha zhanreve, aventurë, komedi, fantazi, nga zanat magjike te superheronjtë e shpejtë, gjithçka për të
kaluar bukur kohën e tyre të lirë pas shkollës.

Një kanal për adhuruesit e serialeve turke. Me 5 tituj të rinj çdo pasdite, para shikuesve shpaloset një universi gjithi për t’u
ekskloruar, mes dramash, romancash, historish të vërteta, në seriale të reja apo suksese të paharrueshme, prodhime të shtëpive më
prestigjioze televizive në Turqi.