Një kanal për nostalgjikët e pakohë të kinematografisë shqiptare, filmajehona e të cilëve i ka rezistuar kohës, me protagonistë aktorët
legjendarë shqiptarë dhe skena që kanë mbetur në kujtesën e gjithkujt.

Komeditë më të suksesshme, shpesh të kombinuara me romancën e aventurën, për situata e personazhe që sjellin të qeshura.

Aty ku imagjinata bëhet realitet, filmat më të suksesshëm fantazi dhe fantashkencë,superheronjtë më të famshëm në botë, fenomene
paranormale që ngjallin kureshtje.

Jeta në të gjitha dimensionet e ekranizuar në filma ikonikë, mes dramash shpirtërore, historish të vërteta, biografish apo romancash.

Një universi larmishëm që bën bashkë të gjithë familjen. Aventurë, komedi, fantazi, animacion apo dramë, filmat më të bukur që kanë në
thelb familjen në çdo këndvështrim.

Një dritare për të apasionuarit e kinemasë klasike. Filmat që kanë bërë epokë, regjisorët dhe aktorët më të vlerësuar ndër vite, personazhe
që kanë shoqëruar breza.

Shtëpia e vetme e sagave në Shqipëri, koleksionet më origjinale të filmave, të gjitha në një kanal unik.

Një kanal ekskluziv që sjell përzgjedhjen e prodhimeve më të mira origjinale të TRING dhe Vizion +. Argëtim me spektaklet
madhështore, sezonet dhe formatet e njohura televizive ndër vite, të konceptuara enkas për kanalet tematike të platformës, drejtuar një
audience të gjerë dhe gjithëpërfshirëse.

Kanali i vetëm i prodhuar në Shqipëri që i kushtohet tërësisht artit. Ekrani pushtohet nga shfaqjet në skenë, opera, baleti dhe programet
që flasin për jetën dhe veprat e artistëve. Në këtë botë të magjishme zënë vend të veçantë: piktura, skulptura, letërsia, fotografia, festivalet,
muzika, filmat e shkurtër, artet digjitale, grafika, por rëndësi të madhe i jepet edhe dizajnit dhe artit bashkëkohor.