KONTRATE ME KLIENTET

Termat dhe kushtet e përgjithshme të kontratës :

Përkufizime të kontratës

Produkt televiziv– është shërbimi që Operatori  i ofron përdoruesve –abonent në përhapjen e sinjalit televiziv dixhital tokësor dhe satelitor kundrejt çmimit përkatës të vendosur në varësi të kategorive të programeve të zgjedhura nga përdoruesi.

Aparati marrës Tring– është një aparat universal tokësor / satelitor që ka dimensionet e një videoje regjistruese që konsiston në marrjen e sinjalit dixhital dhe në përdorimin e aplikimeve të reja në lidhje me programet dhe kanalet televizive. Eshtë i pajisur me telekomandë shumë të ngjashme me atë të televizorëve të zakonshëm.

Karta smart Tring- është karta e cila bën të mundur kalimin e sinjalit televiziv dixhital në aparatin televiziv të përdoruesit-abonent që blihet së bashku me apartin marrës në momentin e lidhjes së kontratës me Operatorin.

Antena televizive –  është antena që përdoret sot nga çdokush për shikimin e programeve televizive të dhëna nga televizionet kombëtare apo lokale shqiptare aktualisht në parametra normalë të televizionit analog.

TERMA  TË  PËRGJITHSHËM                                                  

Kjo marrëveshje lidhet me vullnetin  e plotë dhe të lirë të të dyja palëve  për përcaktimin e termave, të drejtave dhe detyrimeve dhe anasjelltas në kuptim të zbatimit të tyre në përputhje me  ligjin Nr. 97/2013, datë 04.03.2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, ligjin Nr. 9887  datë 10.03.2008 “ Për Mbrojtjen e të dhënave Personale “ dhe ligjit Nr. 9902 datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, Ligjin Nr. 35/2016 “Për të Drejtën e Autorit dhe të Drejta të tjera të lidhura me të”, ndryshimet e aplikuara kohë pas kohe mbi këto Ligje,  si dhe  në përputhje me dispozitat e Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.

Shoqëria “Tring TV” sh.a, regjistruar me Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 32591, datë 20.12.2004, e cila kryen aktivitet kryesisht në përhapjen e sinjalit televiziv tokësor dhe satelitor në Shqipëri, më poshtë referuar Tring TV Përdorues-abonent, janë të gjithë personat fizikë dhe juridik që lidhin kontratë me Tring TV, për të bërë të mundur përfitimin e shërbimit dixhital televiziv tokësor dhe satelitor vetëm për përdorim vetjak.

Produkt: është shërbimi që Tring TV sh.a. i ofron përdoruesve –abonent në përhapjen e sinjalit televiziv dixhital tokësor dhe satelitor kundrejt çmimit përkatës të vendosur në varësi të kategorive të programeve të zgjedhura nga përdoruesi.

Aparati marrës Tring: është një aparat universal tokësor / satelitor që ka dimensionet e një videoje regjistruese që konsiston në marrjen e sinjalit dixhital dhe nëpërdorimin e aplikimeve të reja në lidhje me programet dhe kanalet televizive. Eshtë i pajisur me telekomandë shumë të ngjashme me atë të televizorëve të zakonshëm.

Karta smart Tring: është karta e cila bën të mundur kalimin e sinjalit televiziv dixhital në aparatin televiziv të përdoruesit-abonent që blihet së bashku me apartin marrës në momentin e lidhjes së kontratës nga Tring TV.

Karta e abonimit mujor: është karta që shitet lirisht nga Tring TV dhe bën të mundur vazhdimin e kryerjes së shërbimit nga Tring TV në mënyrë periodikenëpërmjet dërgimit të sms-ve pranë serverave përkatës. Çmimi i saj ndryshon në varësi të afatit të shërbimit të ofruar. Karta është e parapagueshme.

Antena televizive: është antena që përdoret sot nga çdokush për shikimin e programeve televizive të dhëna nga televizionet kombëtare apo lokale shqiptare aktualisht në parametra normalë të televizionit analog.

Formular kontrate: është kontrata tip për shërbimin televiziv dixhital tokësor dhe satelitor që lidhet ndërmjet Tring TV dhe përdoruesit abonent.

Agjent–shitës: është person i autorizuar prej shoqërisë të shesë aparatin marrës, kartën Smart dhe atë të abonimit mujor dhe plotësimin e formularit tip për ofrimin e produktit.

Servis: është shërbimi i ofruar nga kompanitë e autorizuara nga Tring TV me qëllim instalimin e aparatit marrës dixhital kur ky nuk mund të kryhet nga vetë përdoruesi apo edhe riparimin e defekteve të mundshme të aparatit marrës.

Objekti i kontratës

Ofrimi i produktit për përdoruesin kundrejt blerjes së aparatit marrës, kartës Smart Tring dhe kartës së abonimit mujor.

Lidhja me sistemin

Çdo person fizik apo juridik, pasi ka blerë pranë agjensisë përkatëse aparatin marrës dhe/ose kartën Smart Tring si dhe ka nënshkruar këtë kontratë, kthehet në përdorues të sistemit dixhital televiziv tokësor dhe satelitor, menjëherë pasi të ketë lidhur aparatin marrës (përfshirë kartën Smart Tring) me aparatin televiziv dhe antenën e tij.

Karta smart Tring aktivizohet brënda pak orësh nga momenti i shitjes.

Për të bërë të mundur përfitimin e sinjalit televiziv përdoruesi duhet të blejë kartën e abonimit mujor pranë pikave të autorizuara të shitjes. Abonimi mujor me anën e SMS-ve kryhet në momentin që SMS-të të arrijnë në serverat e kompanisë.

Menyra e Pagesës

Blerja e produktit televiziv kundrejt pageses, ne dyqanet TRING sipas ofertave te lancuara ne ga shoqeria ose nepermjet kalimit te pageses ne numrat e llogarise bankare te shoqerise.

Njohja e kushteve nga përdoruesi

Përdoruesi është plotësisht në dijeni të kushteve të kësaj kontrate dhe pranon që përdorimi i shërbimit prej tij duhet bërë në përputhje me udhëzimet përkatëse të Tring TV.

Të drejtat dhe përgjegjësitë e Tring TV-së

Tring TV detyrohet të njoftojë përdoruesin para nënshkrimit të formularit tip mbi kushtet e përgjithshme të kontrates, mbi mënyrën e dhënies së shërbimit (afati, çmimi etj) rregullat e përdorimit të aparatit marës dhe të kartave Smart dhe atë të abonimit mujor dhe me lidhjen e aparatit televiziv si dhe në zonën e mbulimit të shërbimit në fjalë.

Tring TV detyrohet të shqyrtojë në një kohë të përshtatshme çdo ankesë të përdoruesit që ka të bëjë me shërbimin e ofruar apo pajisjet e shitura.

Tring TV detyrohet ta shoqërojë marrësin me materiale shpjeguese në shqip si manuale përdorimi, fletë palosje dhe vë në dispozicion numrat e informacionit dhe kujdesit për klientin. Të ofrojë një garanci të përshtatshme

në kohë për pajisjen me aparat marrës, kartën smart Tring apo atë të abonimit mujor, sipas standarteve europiane të pajisjeve elektronike, duke siguruar asistencën e nevojshme teknike për të gjithë periudhën e garancisë sipas kushteve të përcaktuara

në faqen 1 të kësaj kontrate. Ajo nuk merr përsipër asnjë dëmtim të shkaktuar nga ndonjë shock elektrik, apo agjent tjetër të jashtëm, apo të shkaktuar me faj ose pakujdesi nga përdoruesi apo si rezultat i ndërhyrjes në këto pajisje nga personat e paautorizuar.

Tring TV u ofron përdoruesve shërbimin e kujdesit ndaj klientit me operator të dedikuar në afate kohore të arsyeshme.

Tring TV detyrohet që të ofrojë shërbim të paktën për 90% të periudhës së abonimit. Në rast ndërprerje më të gjatë të sinjalit dhe për shkak të tij, Tring TV duhet t`ia zëvëndësojë këtë tejkalim kohe përdoruesit nëpërmjet abonimit pa pagesë.

Tring TV nuk mban përgjegjësi në rast të kalimit të së drejtës së përdorimit nga ana e përdoruesit tek të tretët.

Të drejta dhe përgjegjësitë e përdoruesit

Të përdorë aparaturën dhe kartat vetëm sipas udhëzimeve të dhëna nga Tring TV dhe manualit të përdorimit.

Të përdorë vetëm karta të abonimit mujor të shpërndara nga Tring TV në pikat e saj të autorizuara.

Të mos përdorë dhe të mos lejojë persona të tretë të përdorin shërbimin e ofruar nga shoqëria për qëllime që bien ndesh me moralin dhe me ligjin.

Të mos përdorë dhe të mos lejojë persona të tretë të përdorin shërbimin e ofruar në ambiente publike (vënde që synojnë mbledhjen e publikut) duke përfshirë këtu edhe klube, restorante, qëndra të llotarive sportive, hotele etj, si këto përveç në rast të një autorizimi apo kontrate të posaçme të dhënë nga Tring TV.

Ndalohet çdo veprim kopjimi dhe shitje pirate e kartave smart dhe ato rimbushëse.

Nuk lejohet tjetërsimi i aparatit marrës dhe kartës smart Tring.

Të përdorë antena normale televizive që arrijnë marrjen e sinjalit televiziv analog në masën mbi 75%. Antena duhet të jetë e drejtuar dhe të ketë pamje relativisht të lirë për nga Mali i Dajtit dhe preferohen të jetë vendosur në taracë të ndërtesave. Tring TV nuk mban përgjegjësi për sinjalin në rast se antena nuk është vendosur në vendet dhe me drejtimin e përcaktuar më sipër.

Mbarimi dhe zgjidhja e kontratës

Kontrata përfundon me pëlqimin e të dyja palëve në çdo kohë, por ajo mund të zgjidhet në mënyrë të njëanshme nga ana e Tring TV kur konstatohen veprime të ndaluara nga udhëzuesi i përdorimit të aparatit marrës dhe të kartave Smart e rimbushëse, apo veprime të kopjimit dhe të shkeljes së drejtës së autorit.

Në raste të tilla Tring TV vepron pa njoftuar më parë përdoruesin duke ndërprerë lidhjen e bërë.

Kontrata përfundon gjithashtu në rast të prishjes së shoqërisë dhe likujdimit të saj.

Forca madhore

Tring TV nuk mban përgjegjësi ndaj përdoruesit-abonent për shkeljen e kushteve të kontratës ose pamundësitë e përmbushjes së detyrimeve në rrethanat e forcës madhore.

Konsiderohen forca madhore: Luftë (të shpallur ose jo), trazirat, sabotimi, fatkeqësitë natyrore, tërmetet, shpërthimet, zjarri, embargot tregtare, grevat. Aktet e autoriteteve shqiptare apo të huaja me fuqi ekzekutive, shkeljet e ligjeve nga ana e autoriteteve shtetërore apo personave të tjerë që ushtrojnë aktivitet në fushën televizive.

Zgjidhja e mosmarëveshjeve

Çdo mosmarrëveshje që mund të lindi nga interpretimi ose zbatimi i kushteve të kësaj kontrate midis dy palëve, do të zgjidhen me bisedime dhe mirëkuptim të ndërsjelltë midis palëve në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.

Kur midis palëve nuk arrihet zgjidhja e çështjeve me mirëkuptim dhe kontrata shkelet nga njëra palë, pala tjetër i drejtohet për zgjidhje Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë.

Hartimi i kontratës

Kontrata hartohet në dy kopje të barasvlefshme.  Çdo njëra prej tyre ka përmbajtje të  njëjtë ligjore dhe secila palë do të mbajë një kopje.

Njoftime

Çdo njoftim për ndryshim të kushteve dhe termave të kësaj kontrate, kërkesë apo çdo lloj komunikimi i lejuar për t`u dhënë në bazë të kësaj kontrate ndërmjet palëve, do të bëhet me e-mail ose me shkrim në adresat e mëposhtme, duke patur parasysh që të dërgohet sa më shpejt:

Operatori                                                     

Rr”Don Bosko”, Kulla7, kati 2-te, Tiranë

Tel                                           +355 44 810 302/3   

Faks :                                      +355 44 800 001

E-mail                                     info@tring.tv

  Emer/Atesia/ Mbiemer   
Nr.ID dhe Nr.personalID___________________/_________________
Adresa 
  Nr Smart   Nr. Aparati 
  ParapagimVlera __________Data_________
Kontakt (Tel/Cel) 

Hyrja në fuqi e kontratës

Kjo kontratë fillon efektet e saj nga momenti i nënshkrimit midis palëve.

Me nënshkrimin e kësaj kontrate abonenti jep miratimin e tij, për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave personale. Në rast të ndryshimeve të tyre, duhet të paraqitet për të aplikuar ndryshimet. Ai është përgjegjës për cdo të dhënë të deklaruar.

              ABONENTI                                                                                                    TRING TV                                 

            ____________________________                                                              ___________________________