Drejtues i Departamentit te Marketingut

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Kualifikimi profesional:

• Harton politikat, strategjitë dhe buxhetin e marketingut të shoqërisë; • Mban përgjegjësi për planin vjetor si dhe për strategjitë e marketingut; • Mbikqyr stafin e departamentit të marketingut; • Vlerëson dhe zhvillon strategjitë e marketingut dhe planit të marketingut; • Komunikon planin e marketingut; • Bashkëpunon me departamentin e shitjeve për të zhvilluar strategji, për të maksimizuar fitimet dhe përhapjen në treg; • Identifikon klientët e mundshëm; • Zhvillon dhe menaxhon fushatat reklamuese; • Koordinon projektet e marketingut • Mbikëqyrja e strategjisë së marketingut.

Eksperienca profesionale:

2 – 3 vite eksperiencë si Drejtues i Departamentit të Marketingut

Aftësi profesionale:

• Aftësi shumë të mira organizuese, komunikuese dhe ndërpersonale; • I aftë të organizojë punën duke përmbushur afatet; • Aftësi të shkëlqyera analizuese dhe raportuese; • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese; • I gatshëm për të punuar në grup; • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.