TRING, platforma më e madhe televizive në Shqipëri, njofton të gjithë abonentët se, duke filluar nga data 1 SHTATOR 2024, në të gjitha paketat e platformës, tokësore, satelitore dhe OTT, janë listuar të gjitha kanalet nën logon “KLAN”. Një tjetër surprizë e rëndësishme kjo këtë fillim sezoni.
Kanalet Klan HD, Klan Plus, Klan News, Klan Music, do mund të ndiqen 24/7 nga të abonentët ekzistues, kudo që ndodhen, tashmë të renditura në të gjitha paketat, por do të përftohen edhe nga të gjithë abonentët e rinj që do t’i bashkohen familjes së madhe Tring.
Një element plus dhe një lajm i shumëpritur ky nga shikuesit, që do ta bëjë edhe më të larmishme dhe gjithëpërfshirëse përvojën televizive në platformën Tring.
Sepse Tring ka në qendër të misionit të vet shikuesin dhe është gjithmonë në kërkim të ofertës më të mirë programore dhe sportive për të, duke arritur të sjellë një propozim thjesht të pakrahasueshëm, të përshtatshëm dhe të prekshëm për të gjithë individët dhe familjet në vendin tonë.
Pas ekskluzivitetit absolut të Serie A, bashkë me Coppa Italia dhe Supercoppa për të paktën 5 sezone rresht, deri në 2029, apo Uefa Champions League dhe Uefa Supercup të paktën deri në 2027, apo me kompeticinet e tjera elitare si NBA, Moto GP, Superliga Portugeze, tashmë të konfirmuara dhe tani me përfshirjen e rrjetit KLAN në të gjitha paketat, duket se surprizat nuk do të ndalen këtë sezon spektakolar, duke e rikonfirmuar TRING si platformën televizive më të madhe dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri.