Specialist IPTV
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Monitoron cilësinë e shërbimit të stream-eve; Monitoron dhe mirëmban sistemet e IPTV, përfshirë zgjidhjen e problemeve, ngritjen dhe ndjekjen e biletave me partneret dhe klientet; Gjen dhe implementon elemente të reja për shërbimin e IPTV; Instalon, monitoron shërbimet e IPTV në sistemet LINUX; Ruan dokumentacionin për të gjitha sistemet IPTV, lidhjen e tyre të brendshme të rrjetit Core, përfshirë informacionin VLAN / IP; Mirëmban dhe përditëson topologjinë e lidhjeve IPTV, duke përfshirë Satelit, LNB, Splitters, Streamers, Server dhe Switches; Mban raporte ditore e javore të operacioneve IPTV për problematikat dhe zhvillimet kryesore.
Kualifikimi profesional:
Diplomë Universitare në Inxhinieri Telekomunikacioni ose Informatikë
Eksperienca profesionale:
Përparësi do të kenë kandidatët të cilët kanë përvojë në fushën e Content Delivery me aplikacionin e tij siç është IPTV ose përvojë tjetër në punë në kompanitë që bëjnë Transmetime Televizive dhe Digjitale.
Aftësi profesionale:
Njohuri mbi rrjetet TCP / IP, Multicast, Unicast: përfshirë dhe aftësinë për të instaluar konfiguruar dhe zgjidhur problemet; Njohuri mbi proceset e traskodimit, descramblimit, enkodimit të Audio/Video; Eksperiencë e mëparshme me sistemet e monitorimit dhe sistemet operative Linux. I aftë në zgjidhjen e problemeve brenda afateve; Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze; Të ketë aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi.
Të gjitha CV-të tuaja mund t’i dërgjoni në adresen hr@tring.tv. Vetëm kandidatët të cilët i përmbushin kriteret do të kontaktohen.