Në një komunikim për shtyp, Autoriteti i Mediave Audiovizive njoftoi ditën e sotme shtyrjen e afatit të dixhitalizimit. Fikja e sinjalit analog për qytetet Tiranë, Durrës dhe Vlorë do të bëhet përfundimisht në datën 1 tetor 2019. Shtyrja e afatit do t’i japi më shumë kohë të gjithë qytetarëve për tu pajisur me dekoderin DVB-T2.
Tring ju njofton se ofertat ekskluzive për këtë proces do të jenë ende të vlefshme. Ndaj, mos e lini për në momentin e fundit por drejtohuni menjëherë në pikat më të afërta Tring.
Në dyqanet e Tring do të gjeni ofertën më lirë në treg: me vetëm 4300 lekë ju merrni Aparatin Tokësor dhe Kartën Smart, si dhe përfitoni dhuratë 3 muaj abonim. Aparati i ofruar nga Tring është i vetmi me 12 muaj garanci dhe siguron cilësinë më të lartë të transmetimit në figurë dhe zë.
Platforma Tring mundëson transmetimin e plot 64 kanaleve, Tring dhe kombëtare. Kanalet kombëtare do të jenë gjithmonë falas, pa asnjë pagesë dhe mund të shihen pa pasur abonim në kartë. Në paketën e Tring do të gjeni një programacion të larmishëm për fëmijë e të rritur, i pasur me seriale, filma, dokumentarë dhe prodhime origjinale. Brenda ofertës prej 4300 lekë dhe 3 muaj dhuratë, ju shihni të gjitha këto, si dhe 7 kampionate sportive, përfshirë edhe eventin më të madh futbollistik UEFA Champions League.
Pak ditë ju ndajnë nga fundi i procesit, ndaj shmangni radhët e gjata dhe drejtohuni tani në dyqanet e Tring.