Nga 31 Maj vjen në Tring “10 vjet më i ri në 10 ditë”

Kush nuk do të donte të dukej më i ri? Të gjithë do të donim por akoma më i mrekullueshëm do të ishte fakti që do të dukeshim 10 vjet më të rinj dhe kjo në vetëm 10 ditë. Nga data 31 Maj vjen në Tring programi i vetëm ku pjesëmarrësit ndryshojnë totalisht.

Nën drejtimin e Orinda Hutës, çdo javë do të njihemi me personazhe të ndryshëm të cilët duan të ndryshojnë diçka në pamjen e tyre. Ata do të transformohen dhe në fund do të ndihen më mirë me veten e tyre.

“10 vjet më i ri në 10 ditë” vjen çdo të mërkurë ora 21:00 në Living HD. Mos e humbisni!