Tring TV, do të prodhojë versionin shqiptar të formatit, ku pesë femra me karaktere, moshë dhe profesione të ndryshme do të konkurrojnë njëra-tjetrën në zgjedhjen e një veshje, për një kohë dhe buxhet të caktuar.
Shqipëria së bashku me Kroacinë i janë bashkuar 11 shteteve të tjera që transmetojnë sukseshëm prej disa sezonesh këtë format.
Formati i realizuar në Turqi nga Kanal D numëron 700 episode. Krahas Bullgarisë, Rumanisë, Polonisë, Hungarisë, Ukrainës, Rusisë dhe Letonisë, është duke u prodhuar sezoni i tretë në Kanalin francez M6, sezoni i pestë në Kanalin gjerman VOX, sezoni i dytë, në RTL Hollandë.
Greqia, Kanadaja dhe Australia janë shtetet që kane kërkuar rishtas të blejnë të drejtat e këtij formati.
Varianti shqiptar i titulluar “Shopping Queens” do të prodhohet nga Tring dhe do të transmetohet në kanalet Living HD dhe Vizion +.