Studio UEFA Champions League

Kompeticioni i nisur që në vitin 1992, vijon të jetë edhe sot eventi më emocionues futbollistik. ‘Champions League’ bën bashkë më të mirët e Europës, në rrugëtimin drejt trofeut aq shumë të lakmuar, për t’u kurërozuar si mbretër të kontinentit. Prej shumë vitesh, i gjithë publiku shqiptar mban frymën përpara ekranit të ‘Tring’, për përjetuar çdo sekondë me kampionët e vërtetë. Kanalet sportive të ‘Tring’ i dedikohen ‘UEFA Champions League’, çdo të martë dhe të mërkurë, në një transmetim maratonë, ku përfshihet edhe ‘Studio UCL’, me analistë dhe ekspertë të futbollit, të cilët analizojnë në detaje gjithçka nga mbrëmjet spektakolare të këtij kompeticioni, që të paktën deri në vitin 2024 do të jetë pjesë e pandashme e ‘Tring’.

12 MUAJ TRING OTT APP
Banner Image
12,900 L /
12 muaj
Buy Now