Të lidhim njerëzit me botën, kudo që ata jetojnë dhe punojnë.

Ne sigurohemi që ju të qëndroni të frymëzuar, të informuar dhe në kontakt si kurrë më parë me shërbimet tona të avancuara.
Zanafille në teknologji
Fillimet e Tring startojnë që në vitin 2006 me themelimin e Albanian Satellite Communications, një kompani private me zyra qëndrore në Tiranë. ASC është ofruesi kryesor për Hi-Speed Internet, shërbimet e telefonisë dhe Dixhital TV, për klientët familjarë dhe biznese në Shqipëri. Por me rritjen e shërbimeve dhe klientëve, ASC u përqendrua në ofrimin e shërbimit të internetit dhe telefonisë duke shtyrë kështu në lindjen e dy kompanive simotra: Tring TV dhe Tring Communications.
Tring TV u themelua në vitin 2008, me pjesëmarrje 100% nga investitorë shqiptarë. Tring ju dhuron eksperiencën unike të shijimit të televizionit falë larmishmërisë së kanaleve për të gjithë familjen dhe produksioneve 100% shqiptare. Tring është pjesë e Grupit Concord Investments, një ndër më të mëdhenjtë në vend. Në gusht 2014 Tring, një nga operatorët lider në Shqipëri sa i takon shërbimeve të teknologjisë së lartë ka realizuar bashkimin në një brand unik, të dy kompanive Tring TV dhe Tring Communications. Kjo do të thotë se shërbimet përkatëse janë bashkërenduar në një platformë dhe orientim të unifikuar. Tashmë Tring ofron disa produkte njëkohësisht, me qëllim lehtësimin e jetës dhe argëtimin pa limit, falë shërbimeve të avancuara të platformës tokësore dhe satelitore, të televizionit të gjeneratës së ardhshme IPTV/OTT dhe shërbimeve të internetit me shpejtësi të lartë. Ne sigurohemi që ju të qëndroni të frymëzuar, të informuar dhe në kontakt si kurrë më parë, me shërbimet tona të avancuara. Prej një kohë të gjatë, Tring ofron vazhdimisht produkte innovative dhe me një cilësi të lartë shërbimesh.

Televizion
Ka gjithmonë diçka për secilin prej klientëve tanë dhe këtë e pohojnë shikuesit e kanaleve Tring në të gjithë Botën, që tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre përfundimtare. Tring ofron deri në 90 kanale për çdo kategori: kinema, fëmijë, lifestyle, dokumentarë, sport & për të rritur, nëpërmjet sistemit satelitor, dixhital tokësor dhe kabllor.
Triple Play
(Internet, Telefoni, Televizion) në një paketë të vetme. Shërbimet tona kanë përmirësuar mënyrën se si njerëzit shijojnë argëtimin. Me një sy në teknologjinë më të fundit dhe një grup të udhëhequr nga ekspertë, jemi të aftë të ofrojmë shërbime të cilësisë së lartë dhe të plotësojmë pritjet e klientëve tanë.
Telefoni
Është një mënyrë e besueshme për tu lidhur me familjen dhe miqtë tuaj. Ju mund të telefononi miqtë dhe të afërmit tuaj në Shqipëri dhe nëpër botë me tarifa më të lira në treg pa asnjë kosto ekstra.
IPTV/OTT
Për herë të parë në Shqipëri me një dekoder mund të shohësh 140 kanale të paketës Tring + të gjitha kanalet kombëtare. Teknologjia OTT nënkupton që televizori, kompjuteri, interneti dhe telefoni bashkohen për t'ju dhuruar shërbime pafund por mbi të gjitha më shumë kontroll dhe personalizim të televizorit tuaj. Revolucionarizo argëtimin tend dhe shijo kontentin në cilësi maksimale kudo dhe kurdo! Me TRING IPTV/OTT shih kontentin tënd të preferuar në cilësinë audiovizuale Hybrid, 4K, HDMI & DOLBY.