NDËRFAQE PËR TË DREJTAT E PRIVATËSISË DHE PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE PËR CDO ABONENT TRING
Kjo ndërfaqe privatësie jep disa informacione të plota dhe specifike për TRING TV dhe përpunimin që ne zhvillojmë kur ju shihni programe audiovizive me anë të aparatit tuaj TV dhe në dekoderin tuaj ose në aplikacionin TRING TV.
Për informacionin tuaj të përgjithshëm rreth mënyrës se si i përpunojmë të dhënat tuaja, duke përfshirë të dhënat që përpunojmë si pjesë e ofrimit të shërbimit nëse keni blerë paketën/paketat TRING TV.
Kjo ndërfaqe është hartuar në zbatim të parashikimeve ligjore të ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Vendimit Nr. 6, datë 05.08.2013, pika 5 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara për sigurinë e të dhënave personale”, si dhe detyrimeve ligjore për zbatimin e këtyre parashikimeve.
Abonentët, gjatë krijimi të marrëdhënies kontraktuale me TRING TV, japin pëlqimin për regjistrimin e të dhënave të tyre personale, për përpunimin e mëtejshëm të tyre dhe garantojnë që vënia në dispozicion e të dhënat të tyre personale është e saktë, e vërtetë dhe e përditësuar. Për më tepër, abonentët si subjekte të dhënies së të dhënave personale janë përgjegjës për përditësimin e të dhënave të regjistruara për të siguruar që informacioni të përditësohet vazhdimisht dhe plotësisht. Abonentët japin në TRING TV, me nënshkrimin e kontratës, konfirmimin dhe miratimin e tyre.
Për të bërë të mundur të arrijmë këto qëllime, ne kemi vënë në zbatim një Sistem Menaxhimi të Sigurisë së Informacionit. Struktura e këtij sistemi është përcaktuar në Manualin përkatës të funksionimit të Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit dhe zbatohet duke përdorur një kombinim të politikave, objektivave dhe proceseve të caktuara për zbatim sa më korrekt, e për të siguruar në mënyrë maksimale ruajtjen e informacionit.
NE JEMI TRING
TRING TV Sh.a është shoqëri e krijuar dhe që funksionon sipas legjislacionit shqiptar.
Në këtë ndërfaqe për të drejtat e privatësisë dhe përpuninimit të të dhënave :
Adresa e selisë kryesore për ushtrimin e aktivitetit të TRING TV është : Rruga “Fabrika e Qelqit”, Zona Kadastrale 8230, Nr.Pas.2/63, Tiranë, Shqipëri.
Shoqëria TRING TV Sh.a është një shoqëri që ushtron veprimtarinë e saj konform legjislacionit në fuqi, e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, në përputhje me parashikimet e Ligjit 9901 datë 14.04.2008 “ Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” identifikuar me numër NIPT K61931005K si dhe si subjekt kontrollues pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP), në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.
KONTAKT
Mendimi juaj është me shumë vlerë dhe ka rëndësi për ne – nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me politikën tonë të privatësisë, mund të na dërgoni email në: info@tring.tv ose mund t’i drejtoheni zyrtarisht shoqërisë në adresën e saj zyrtare:
Rruga “Fabrika e Qelqit”,
Zona Kadastrale 8230,
Nr.Pas.2/63,
Tiranë,
Shqipëri.
INFORMACIONI PERSONAL QË MBLEDHIM PËR JU
Llojet e informacionit që ne marrim nëpërmjet deklarimit tuaj, me vullnet të lirë dhe që përpunojmë për ju, në përputhje me legjislacionin në fuqi, kur jeni në përdorim të programve TRING me anë të decoderit tuajose nga aplikacioni, ose dhe në forma të tjera transmetimi janë:
• Emri, adresa, data e lindjes dhe adresa e emailit tuaj;
- Karta ID me të dhënat tuaja të plota
• kredenciale dhe/ose fjalëkalimet, sugjerimet dhe informacione të ngjashme sigurie të përdorura për
vërtetimin dhe aksesin në llogaritë dhe shërbimet;
• Informacioni i llogarisë suaj, si p.sh. plani televiziv të cilin keni dhe profilet e shikimit që keni
vendosur;
• Historia juaj e shikimit dhe rekomandimet që ju tregojmë;
• Zakonet tuaja të shikimit (si p.sh. kur vendosni faqeshënues ose shtoni një shfaqje në listën tuaj të
shfaqejeve të preferuara apo të dëshiruara për t’u parë në një tjetër moment);
• Informacioni për kujdesin ndaj klientit nëpërmjet kontaktit tuaj me ne, si p.sh. një shënim ose
regjistrim i një telefonate që bëni në një nga qendrat tona të kontaktit;
INFORMACIONI NË LIDHJE ME PAJISJET NË PËRDORIM
• Informacion në lidhje me pajisjen tuaj të transmetimit set top box, dekoder. Ne mbledhim
informacion mbi llojin e pajisjes në përdorim, MAC adresën e saj;
• Informacion në lidhje me përdorimin e Aplikacionit nga ana juaj, si p.sh. sa shpesh e përdorni atë; oraret më të shpeshta të përdorimit, përdorimi I mundësive që ofron aplikacioni si: VOD, kufizime të përdorimit;
• Të dhënat e vendndodhjes suaj në rast përdorimi të palikacionit dhe ose pajisjeve të tjera;
• Detajet e përdorimit tuaj të shërbimeve tona – për shembull, cila përmbajtje kërkohet më shumë;
NDËRLIDHJEN NDËRMJET PËRDORIMIT DHE SHËRBIMEVE TONA
• Niveli i shërbimit që merrni – për shembull, defekte në rrjet ose në shërbim dhe ngjarje të tjera që mund të ndikojnë në shërbimet tona të rrjetit ose shërbime të tjera;
- Koha e përgjigjies nga na juaj;
- Jeni të kënaqur nga shërbimi dhe asisitenca e ofruar;
• Ne mund të mbledhim gjithashtu informacione anonime analitike se si klientët tanë përdorin
aplikacionin TRING TV për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të zgjidhur problemet.
ARSYEJA E MBLEDHJES SË INFROMACIONIT
Ne mbledhim informacionin tuaj personal kur:
• Ju keni blerë një shërbim të ofruar nga TRING TV ;
• Kur shikoni ose blini përmbajtje të ofruara nga TRING TV
- Kur përdorni aplikacionit TRING TV
• Ju kontaktoni punonjësit tanë të shërbimit të kujdesit ndaj klientit me një pyetje dhe/ose ankesë.
TRING TV përpunon të dhënat tuaja personale bazuar në:
1. Përmbushjen e kontratës suaj ose në funksion të lidhjes së kontratës dhe për të marrë masa për kërkesat tuaja. Për shembull, ne përpunojmë informacionin e llogarisë tuaj dhe detajet e pagesës për faturimin mujor të shërbimit.
2. Interesat legjitime të biznesit të TRING TV, për shembull, parandalimi i mashtrimit, ruajtja e sigurisë së rrjetit dhe shërbimeve tona, marketingu i drejtpërdrejtë kur kemi pëlqimin tuaj për t’ju kontaktuar dhe përmirësimi i shërbimeve tona. Kurdoherë që ne mbështetemi në këtë bazë të ligjshme për të përpunuar të dhënat tuaja, ne vlerësojmë interesat tona të biznesit për t’u siguruar që ato të mos i tejkalojnë të drejtat tuaja.
3. Pajtueshmërinë me një detyrim ligjor, duke përfshirë për shembull kërkesat e autoritetit që mbikqyr vepritmarinë e TRING TV si dhe në rastet e insitucioneve financiare të kontabilitetit dhe tatimeve, të cilat janë subjekt i politikave strikte të brendshme (si periudhat e ruajtjes), procedurave dhe e drejta juaj për të kufizuar përdorimin e të dhënave tuaja, të cilat kontrollojnë fushën e ndihmës ligjore të sigurohet; apo institucioneve të zbatimit ligjor, si gjykatat dhe/apo prokuroritë; ose
4. Pëlqimin që jepni kur TRING TV nuk mbështetet në një bazë tjetër ligjore. Pëlqimi ju paraqitet gjithmonë veçmas dhe ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë.
Si i përdorim të dhënat tuaja personale
Për t’ju ofruar shërbimin tuaj
Ne përdorim të dhënat tuaja për t’ju ofruar shërbimin që keni blerë, si p.sh.
• Shikimi, regjistrimi dhe aksesi në përmbajtje;
• Blerja e përmbajtjes së mëtejshme; dhe
• Ofrimi i kujdesit ndaj klientit dhe zgjidhjes së problemeve.
Profilizimi dhe vendimmarrja e automatizuar
Ne kryejmë profilizimin e zakoneve tuaja të shikimit; këto të dhëna nuk përdoren për qëllime të tjera përveç rekomandimit të shfaqjeve dhe përmbajtjeve të tjera që mund të dëshironi të shikoni.
Si i ndajmë të dhënat tuaja personale
Kur është e mundur, ne ndajmë informacione për ju me:
• Kompanitë në Grupin TRING;
• Partnerët, furnitorët ose agjentët e përfshirë në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve që keni porositur ose përdorur;
• Kompanitë që janë të angazhuara për të kryer shërbime për, ose në emër të TRING TV;
• Agjencitë e referencës së kredisë, parandalimit të mashtrimit ose vlerësimit të biznesit, ose agjenci të tjera të vlerësimit të kredisë;
• Agjencitë e mbledhjes së borxhit ose organizata të tjera për rikuperimin e borxhit;
• Agjencitë e zbatimit të ligjit, organet qeveritare, organizatat rregullatore, gjykatat ose autoritete të tjera publike nëse duhet, ose jemi të autorizuar me ligj; ose
• Një palë ose organ i tretë ku një përhapje e tillë kërkohet për të përmbushur çdo ligj të zbatueshëm ose kërkesë tjetër ligjore ose rregullative.
Ne gjithashtu ndajmë informacionin e përgjithshëm të shikimit me partnerët e ofruesve të përmbajtjes për të kuptuar se sa e kërkuar është përmbajtja që u ofrohet klientëve tanë. Për shembull, nëse e dimë se shfaqje të caktuara janë popullore, ne do të fokusohemi në marrjen e përmbajtjeve të ngjashme për ju. Ky informacion nuk ju identifikon personalisht.
Transferimet ndërkombëtare të të dhënave
Ne nuk kryejmë transferimin e të dhënat tuaja jashtë vendit, të dhënat ruhen në Shqipëri dhe në cilindo treg vendor ku jeni klient.
Për sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja personale
Ne do ta ruajmë dhe përpunojmë informacionin tuaj për aq kohë sa duhet me ligj ose për aq kohë sa na duhet që të jemi në gjendje t’ju ofrojmë shërbimet që keni kërkuar. Të dhënat që mbledhim për rekomandimet, analitikën dhe suportin tuaj ruhen për 12 muaj.
Ne do të mbajmë disa informacione personale për një periudhë të arsyeshme pasi kontrata juaj me ne të ketë përfunduar në rast se vendosni të përdorni sërish shërbimet tona. Ne, ose një nga partnerët tanë, mund t’ju kontaktojmë për shërbimet e TRING TV gjatë kësaj kohe nëse nuk keni hequr dorë nga marrja e komunikimeve tona të marketing-ut. Pasi këto baza të kenë skaduar, ne do ta fshijmë atë informacion.
Masat e sigurisë në lidhje me të dhënat tuaja personale
Ne kemi punonjës të specializuar që shqyrtojnë dhe përmirësojnë vazhdimisht masat tona për të mbrojtur informacionin tuaj personal nga aksesi i paautorizuar, humbja aksidentale, zbulimi ose shkatërrimi.
Komunikimet në internet (të tilla si emailet) nuk janë të sigurta nëse nuk janë të koduara.
Ne nuk mund të pranojmë përgjegjësi për çdo akses të paautorizuar ose humbje të informacionit personal që është jashtë kontrollit tonë.
Ne kurrë nuk do të kërkojmë informacionin tuaj të sigurt personal ose të llogarisë suaj me një mjet komunikimi të pakërkuar. Ju jeni përgjegjës për sigurinë e informacionit tuaj personal dhe të llogarisë dhe mos ndarjen e tyre me të tjerët.
Faqja jonë e internetit mund të ofrojë lidhje me faqet e internetit të palëve të treta. Ne nuk mund të jemi përgjegjës për sigurinë dhe përmbajtjen e faqeve të tilla të internetit të palëve të treta. Prandaj, sigurohuni që të lexoni politikat e privatësisë dhe të cookies të asaj kompanie përpara se të përdorni ose vendosni informacionin tuaj personal në faqen e tyre. E njëjta gjë vlen për çdo faqe interneti ose përmbajtje të palëve të treta me të cilat lidheni duke përdorur produktet dhe shërbimet tona. Ju mund të zgjidhni të përhapni informacionin tuaj në mënyra të caktuara, si p.sh. rrjete sociale (përfshirë ato të ofruara nga Google, Facebook, Twitter, Instagram, Tik Tok dhe Pinterest) ose duke përdorur shërbime të palëve të treta që ju lejojnë të postoni komente ose informacione të tjera publikisht, dhe një palë të tretë mund ta përdorë atë informacion.
Aplikacionet sociale operohen nga vetë rrjeti social dhe u nënshtrohen kushteve të tyre të përdorimit dhe politikave të privatësisë dhe të cookies. Duhet të siguroheni që jeni njohur me këto.
Të drejtat e përdoruesit
Më poshtë kemi dhënë detaje se si mund të ushtroni të drejtat tuaja. Nëse keni një pyetje ose nuk mund ta gjeni përgjigjen, ju lutemi kontaktoni punonjësit tanë të Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit në na kontaktoni në info@tring.tv
E drejta për të korrigjuar të dhënat personale
Në rast se informoheni që të dhënat tuaja nuk janë të sakta, ju keni të drejtë të kërkoni korrigjimin e tyre.
E drejta për akses në të dhënat personale
Keni të drejtë të kërkoni në çdo kohë informacion mbi të dhënat tuaja personale që zotërohen nga TRING TV pranë rrjeteve të dyqaneve si dhe të kërkoni një kopje të të dhënave që përpunohen;
Qëllimi i TRING TV është përpunimi dhe ruajtja e të dhënat tuaja vetëm për aq kohë sa na nevojiten. Në rrethana të caktuara, ju keni të drejtë të kërkoni që ne të fshijmë të dhënat tuaja personale që disponojmë. Nëse besoni se të dhënat tuaja personale janë mbledhur dhe përpunuar në kundërshtim me ligjin, ju keni të drejtë të kërkoni fshirjen e tyre si dhe ndalimin e menjëhershëm të përpunimit, në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të ligjit 9887 datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar.
Si mund të ankoheni
Nëse dëshironi të na kontaktoni për ndonjë nga të drejtat tuaja ose nëse mendoni se ju janë shkelur të drejtat, liritë ose interest e ligjshme për të dhënat personale, kontaktoni punonjësit tanë të Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit në na kontaktoni info@tring.tv
Në rast pakënaqësie nga trajtimi i kërkesave nga ana e TRING TV ju keni të drejtë gjithmonë t’i drejtoheni Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në adresën Rr. “Abdi Toptani”, nd. 5, Kodi postar 1001, Tiranë.
Për më tepër informacion vizitoni faqen web të Komisionerit www.idp.al.