Politika e privatësisë
1. Qëllimi dhe zbatimi
Kjo Politikë e Privatësisë synon të informojë abonentët, përdoruesit e shërbimeve dhe vizitorët e kanaleve digjitale të TRING TV Sh.a. (“TRING TV” ose “Shoqëria”) mbi mënyrën se si mblidhen, përdoren, ruhen dhe mbrohen të dhënat personale.
Politika zbatohet për të dhënat e përpunuara në kuadër të abonimeve dhe shërbimeve TRING, përdorimit të aplikacioneve dhe faqeve të internetit, komunikimeve me Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit, si dhe kërkesave dhe ankesave të përdoruesve.
Me njohjen e kësaj politike, çdo klient është në dijeni të plotë se të dhënat e tij do t’i nënshtrohen rregullave të saj, dhe e miraton atë me vijimin e nënshkrimit të kontratës së abonimit.
2. Të dhëna për TRING TV
TRING TV Sh.a. është shoqëri që ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me legjislacionin shqiptar, me këto të dhëna:
Selia: Rruga “Fabrika e Qelqit”, Zona Kadastrale 8230, Nr. Pas. 2/63, Tiranë, ShqipëriNIPT: K61931005KPër çdo pyetje ose kërkesë lidhur me privatësinë, mund të kontaktoni TRING TV në adresën e mësipërme ose në adresën elektronike: info@tring.tv.
3. Kategoritë e të dhënave personale
Në varësi të shërbimit dhe marrëdhënies me ju, TRING TV mund të përpunojë të dhëna identifikuese dhe kontakti (p.sh. emër, mbiemër, adresë, email, numër telefoni), të dhëna identifikimi, të dhëna të abonimit dhe kontratës, të dhëna faturimi dhe pagesash, kredenciale të aksesit, si dhe të dhëna teknike të pajisjeve të përdorura për shërbimin.
Në përdorimin e aplikacioneve dhe shërbimeve digjitale mund të përpunohen gjithashtu të dhëna mbi përdorimin e shërbimit, të dhënat e pajisjes dhe lidhjes, adresat IP dhe të dhëna të tjera teknike, në masën e nevojshme për funksionimin, sigurinë dhe përmirësimin e shërbimeve.
Në rast komunikimi me TRING TV, mund të përpunohen të dhënat e nevojshme për trajtimin e kërkesës, ankesës ose komunikimit, përfshirë informacionin e dhënë nga vetë përdoruesi.
4. Të dhënat e mbledhura përmes faqeve dhe aplikacioneve
Faqet e internetit dhe aplikacionet e TRING TV mund të mbledhin të dhëna teknike dhe të përdorimit, si lloji dhe konfigurimi i pajisjes, sistemi operativ, lloji i lidhjes, adresa IP, informacion mbi ndërveprimin me shërbimin, kërkimet dhe përdorimin e funksioneve të aplikacionit.
Kur përdoren cookies ose teknologji të ngjashme, ato mund të përdoren për funksionimin e faqes, ruajtjen e preferencave, analizimin e përdorimit dhe përmirësimin e shërbimeve. Kur kërkohet pëlqimi sipas ligjit, ai do të merret në mënyrën përkatëse.
Faqet dhe aplikacionet mund të përmbajnë lidhje drejt faqeve ose shërbimeve të palëve të treta. Këto subjekte kanë politikat e tyre të privatësisë dhe TRING TV nuk kontrollon përpunimin e të dhënave nga këto faqe.
5. Qëllimet e përpunimit
Të dhënat përpunohen për qëllime të përcaktuara dhe të ligjshme, duke përfshirë: lidhjen dhe administrimin e kontratës; aktivizimin, ofrimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve; faturimin dhe përpunimin e pagesave; verifikimin dhe administrimin e llogarisë; ofrimin e shërbimit ndaj klientit dhe trajtimin e ankesave; sigurinë e sistemeve dhe parandalimin e mashtrimit ose keqpërdorimit; analizimin dhe përmirësimin e shërbimeve; ofrimin e rekomandimeve dhe funksioneve të personalizuara; si dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.
6. Baza ligjore e përpunimit
TRING TV përpunon të dhënat personale, sipas rastit, mbi bazën e nevojës për përmbushjen e kontratës ose marrjen e masave para lidhjes së saj; përmbushjes së një detyrimi ligjor; interesave të ligjshme të Shoqërisë, duke respektuar të drejtat dhe liritë e subjektit të të dhënave; ose pëlqimit, kur ky kërkohet nga legjislacioni.
Kur përpunimi bazohet në pëlqim, pëlqimi mund të tërhiqet në çdo kohë. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit të kryer para tërheqjes.
7. Ndarja dhe komunikimi i të dhënave
Të dhënat personale mund të aksesohen ose t’u komunikohen, në masën e nevojshme dhe në përputhje me ligjin, punonjësve të autorizuar të TRING TV, shoqërive të grupit, partnerëve, furnitorëve dhe ofruesve të shërbimeve që mbështesin ofrimin e shërbimeve, përpunimin e pagesave, funksionimin teknik, sigurinë ose shërbimin ndaj klientit.
Të dhënat mund t’u komunikohen gjithashtu autoriteteve publike, gjykatave, organeve rregullatore ose organeve të zbatimit të ligjit kur kjo kërkohet ose lejohet nga ligji. TRING TV merr masa të përshtatshme për të siguruar që palët që përpunojnë të dhëna në emër të saj t’i përdorin ato vetëm për qëllimet e përcaktuara dhe sipas kërkesave ligjore.
9. Transferimet ndërkombëtare
Në rast se të dhënat personale transferohen jashtë Republikës së Shqipërisë, TRING TV do të zbatojë kërkesat dhe masat mbrojtëse të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale.
10. Ruajtja e të dhënave
Të dhënat personale ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimin për të cilin janë mbledhur, për administrimin e marrëdhënies kontraktore, për përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshme të TRING TV. Në përfundim të afatit të zbatueshëm, të dhënat fshihen, asgjësohen ose anonimizohen, sipas rastit.
Dokumentet dhe të dhënat që lidhen me detyrime ligjore, kontraktore, financiare ose me ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave mund të ruhen për periudhën e përcaktuar nga legjislacioni përkatës.
11. Masat e sigurisë
TRING TV zbaton masa të përshtatshme teknike dhe organizative për ruajtjen e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së të dhënave personale dhe për mbrojtjen e tyre nga aksesi i paautorizuar, humbja, ndryshimi, zbulimi ose shkatërrimi i paautorizuar.
Aksesi në të dhënat personale kufizohet sipas funksionit dhe nevojës për t’i përpunuar ato. TRING TV rishikon dhe përmirëson masat e sigurisë në përputhje me zhvillimet teknike dhe rreziqet e identifikuara.
12. Të drejtat e subjektit të të dhënave
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, ju mund të kërkoni akses në të dhënat tuaja personale dhe informacion mbi mënyrën e përpunimit të tyre; korrigjimin ose përditësimin e të dhënave të pasakta; fshirjen e të dhënave kur plotësohen kushtet ligjore; kufizimin e përpunimit; kundërshtimin ndaj përpunimit në rastet e parashikuara nga ligji; portabilitetin e të dhënave kur është i zbatueshëm; si dhe tërheqjen e pëlqimit kur përpunimi bazohet në pëlqim.
13. Ankesat
Nëse konsideroni se të drejtat tuaja në lidhje me të dhënat personale nuk janë respektuar, mund të kontaktoni fillimisht TRING TV në info@tring.tv. Ju keni gjithashtu të drejtë t’i drejtoheni autoritetit kompetent për mbrojtjen e të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
14. Përditësimi i Politikës
TRING TV mund ta ndryshojë ose përditësojë këtë Politikë të Privatësisë kur është e nevojshme për shkak të ndryshimeve në legjislacion, shërbime, procese ose sisteme. Versioni i përditësuar do të publikohet në kanalet përkatëse të TRING TV.
15. Kuadri ligjor
Kjo Politikë zbatohet në përputhje me Ligjin nr. 124/2024, datë 15.01.2025, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe me aktet e tjera ligjore dhe nënligjore të zbatueshme në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.
Për më tepër informacion vizitoni faqen web të Komisionerit: www.idp.al.