Ndahet nga jeta në moshën 49 vjeçare, vokalisti i grupit rock-rap, ‘Crazy Town’, Shifty Shellshock

Showbiz

A ju kujtohet kënga “Butterfly” e Grupi muzikor ‘Crazy Town’? Për brezat e viteve 1990 dhe atyre të fillimit të viteve 2000,  kjo këngë vjen ndërmend ende sot si një nga kolonat zanore më të suksesshme të kohës. Kënga arriti në vendin e parë në tabelën ‘Billboard Hot 100’ në vitin 2001 dhe u shfaq në filmin “Orange County” të vitit 2002.

Vokalisti i grupit, Shifty  Shellshock, emri i vërtetë i të cilit është Seth Brooks Binzer, ndërroi jetë në një rezidencë të Los Angelesit në moshën 49 vjeçare,  Sipas të dhënave të Ekzaminuesit Mjekësor të Los Angeles, mbeten ende të paqarta shkaqet  e ndarjes së tij nga jeta. ‘Crazy Town’ fitoi famë në vitin 2000 me këngën  “Butterfly”  pjesë e albumit  “The Gift of Game”. Por grupi u shpërbë në vitin 2002, pasi albumi i tyre i dytë, “Darkhourse”, nuk arriti të njëjtin sukses që shënoi albumi i tyre i mëparshëm “The Gift of Game”.